LIVE UPDATES
Ekonomi

Financat: Monitorohet në mënyrë sistematike ecuria financiare e projekteve

Financat shpjeguan se krijimi dhe zbatimi i sistemit të kontrollit të brendshëm në njësitë publike është parakusht për përdorimin sa më eficient, efektiv dhe ekonomik të burimeve financiare publike, duke respektuar parimet e transparencës dhe të ligjshmërisë, si dhe shmangien e shpërdorimit, keqpërdorimit dhe vjedhjes së pasurisë.

11 Shkurt 2023, 07:05 Nga A.B

Financat: Monitorohet në mënyrë sistematike ecuria financiare e

Drejtoria e Menaxhimit të Buxhetit në Ministrinë e Financave shpjegoi në një prononcim zyrtar se si hartohen dhe monitorohen zërat e investimeve buxhetore, që nga planifikimi deri te financimi.

Financat shpjeguan se krijimi dhe zbatimi i sistemit të kontrollit të brendshëm në njësitë publike është parakusht për përdorimin sa më eficient, efektiv dhe ekonomik të burimeve financiare publike, duke respektuar parimet e transparencës dhe të ligjshmërisë, si dhe shmangien e shpërdorimit, keqpërdorimit dhe vjedhjes së pasurisë.

Çfarë indikatorësh përdor Ministria e Financave për të matur eficiencën e përdorimit të fondeve publike dhe çfarë ecurie kishin ato për periudhat që ju keni analizuar (vitet financiare 2020, 2021 dhe 2022 nëse keni të dhëna)?

Misioni i Drejtorisë së Menaxhimit të Buxhetit, si pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit është menaxhimi, monitorimi, identifikimi dhe parandalimi i rreziqeve gjatë zbatimit të buxhetit, me qëllim përdorimin me efektivitet, eficiencë dhe ekonomi të burimeve buxhetore.

Baza ligjore mbi të cilën mbështetet puna për menaxhimin e buxhetit është si më poshtë vijon:

Ligji nr. 9936, datë 29.06.2018 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në RSH”, të ndryshuar.

Udhëzimi nr. 9, datë 20.03.2018 “Për procedurat standarde të zbatimit të Buxhetit”.

Udhëzimi nr. 22, datë 17.11.2016 “Për procedurat standarde të monitorimit të Buxhetit për njësitë e qeverisjes qendrore”.

Udhëzimi vjetor plotësues “Për zbatimin e buxhetit vjetor”.

Udhëzimi nr. 35, datë 29.12.2022 “Për procedurat standarde të raportimit dhe monitorimit të rreziqeve fiskale nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme dhe njësi të tjera të sektorit publik”.

Udhëzimi nr. 37, datë 06.10.2020 “Për monitorimin dhe publikimin periodik të stokut të detyrimeve të prapambetura të qeverisjes së përgjithshme”.

Në përputhje me përcaktimet ligjore e nënligjore lidhur me parimet, rregullat, afatet, si dhe procedurat përkatëse, sigurohet shpërndarja dhe detajimi i fondeve buxhetore të miratuara në ligjin e Buxhetit për Njësitë e Qeverisjes së Përgjithshme, si dhe ndjekja e zbatimit të këtyre fondeve si dhe menaxhimi e monitorimi i tyre sipas treguesve të miratuar.

Gjatë vitit buxhetor, ndjekja e menaxhimit dhe monitorimit të buxhetit realizohet nëpërmjet përgatitjes së produkteve (dokumenteve) përkatëse, të cilët i gjeni të publikuar mbi bazë periodike në faqen zyrtare të MFE, që janë:

Hartimi i Ligjit “Mbi Buxhetin Faktik vjetor”.

Hartimi i raportit të mesvitit “Mbi zbatimin e buxhetit ku paraqitet vlerësimi i situatës makroekonomike, fiskale dhe buxhetore për 5-mujorin dhe pritshmërinë për 12-mujorin”.

Hartimi dhe publikimi i Deklaratës së Risqeve Fiskale, si pjesë e raporteve të sipërcituara dhe të Relacionit të Projektbuxhetit për vitin pasardhës.

Hartimi, nga ana e Ministrive të Linjës dhe institucioneve buxhetore, i raporteve të monitorimit periodik dhe vjetor, të cilat e kanë detyrim ligjor për t’i publikuar në faqen e tyre zyrtare, gjithashtu nëpërmjet link-ut përkatës të vendosur edhe në faqen e web-it të MFE, të cilat gjatë vitit 2022 janë përgatitur dhe publikuar, ndërsa për raportet vjetore, afati ligjor është deri në fund të muajit të shkurt të vitit 2023.

Publikimi i raporteve mbi stokun e detyrimeve të prapambetura për Njësitë e Qeverisjes së Përgjithshme.

Gjatë procesit të buxhetit, çfarë barrierash merren në konsideratë për të rritur eficiencën e përdorimit të fondeve buxhetore gjatë zbatimit dhe a është analiza kosto-përfitim pjesë e procesit?

Deri në fund të vitit 2022, procedurat e menaxhimit të investimeve publike ishin të përcaktuara në ligjin “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë dhe në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 185, datë 28.03.2018.

Në këtë legjislacion janë të përcaktuara qartë detyrat e secilit aktor në proces. Kështu, në këtë bazë ligjore janë përcaktuar edhe nivelet e vlerësimit që i bëhen secilit projekt. Në Aneksin 1 të vendimit janë parashikuar procedurat e detajuara që ndiqen deri në miratimin e projekteve të investimeve.

Analizat kosto – përfitim, që u bëhen projekteve të investimeve publike, janë pjesë e formularëve të propozimit të projektit sipas anekseve të vendimit dhe vlerësohen nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë rast pas rasti. Për të forcuar procedurat e menaxhimit të investimeve publike nga MFE është propozuar dhe miratuar Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 887, datë 27.12.2022.

Në këtë vendim janë forcuar së tepërmi procedurat për identifikimin, propozimin, vlerësimin, miratimin dhe monitorimin e projekteve të investimeve publike.

Kështu, për projektet e investimeve, të cilat janë mbi një vlerë kufi të vendosur me udhëzim të ministrit përgjegjës për Financat nevojiten analiza të thelluara mbi analizat financiare, dhe aspekte të tjera.

Njëkohësisht, nëpërmjet këtij vendimi të ri, është parashikuar që propozuesit e projekteve duhet të përgatisin studime fizibiliteti të thelluara për projektet.

Gjatë zbatimit të buxhetit, çfarë mekanizmash dhe penalitetesh ka Ministria e Financave për të rritur eficiencën e fondeve buxhetore?

Gjatë zbatimit të buxhetit nga MFE monitorohen në mënyrë sistematike ecuria financiare e projekteve, problematikat që mund të ndikojnë ecurinë dhe arritjen e treguesve të performancës.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në zbatim të përcaktimeve të Anekseve nr. 2 të vendimeve të sipërcituara, në përgjigjen për pyetjen 2, ndërmerr hapa të mëtejshëm në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse për projektet në rialokimin e fondeve në kuadër të mirëmenaxhimit të fondeve buxhetore.

Gjithashtu, MFE informacionin e raportuar nga institucionet buxhetore e përdor për të përmirësuar planifikimin e projekteve për vitet e ardhshme buxhetore.

Cilët sektorë dhe kategori shpenzimesh kanë rrezikun më të lartë për eficiencë të ulët të përdorimit të fondeve buxhetore?

Për të gjitha fondet buxhetore të miratuara nëpërmjet ligjit vjetor të buxhetit miratohen fondet përkatëse, pas analizave të thelluara që u bëhen shpenzimeve, sipas procedurave të përgatitjes së Programit Buxhetor Afatmesëm.

Referuar prioriteteve të qeverisë dhe analizave mbi projektet bëhet edhe financimi sipas sektorëve përkatës.

Entet buxhetore krijuan një traditë të mirë vitet e kaluara në publikimin e raporteve të monitorimit të shpenzimeve në baza tre dhe katërmujore, por në vitin 2022 asnjë nga këto raporte nuk u publikua. Pse?

Publikimi i raporteve të monitorimit të performancës së institucioneve buxhetore, nuk bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, por bëhet në web-in e çdo institucioni, si detyrim në zbatim të Ligjit Organik të Buxhetit.

Në web-in e MFE publikohen vetëm analizat tona mbi këto raporte monitorimi, të cilat mund të aksesohen sa i përket 4-mujorit 2022.

Ndërsa për 8-mujorin 2022, analizat janë në proces finalizimi, ndërsa për periudhën 12-mujore, afati i publikimit është në fund të muajit shkurtit 2023.

Çfarë nevojitet të përmirësohet në vijim për të rritur kapacitetet e mirëpërdorimit të fondeve publike?

Krijimi dhe zbatimi i sistemit të kontrollit të brendshëm në njësitë publike është parakusht për përdorimin sa më eficient, efektiv dhe ekonomik të burimeve financiare publike, duke respektuar parimet e transparencës dhe të ligjshmërisë, si dhe shmangien e shpërdorimit, keqpërdorimit dhe vjedhjes së pasurisë.

Ekzistenca e sistemit të kontrollit të brendshëm nxit përgjegjshmërinë menaxheriale të të gjithë aktorëve të përfshirë në zbatimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm, përfshirë këtu përgjegjësinë menaxheriale dhe atë financiare të titullarit, nëpunësit autorizues, nëpunësit zbatues dhe menaxherëve të tjerë në institucion, me qëllim mirëmenaxhimin e fondeve publike të akorduara.

Çdo vit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka mbështetur zhvillimin e sistemit të kontrollit të brendshëm në njësitë e sektorit publik, për garantimin e një sistemi të financave publike që nxit transparencën, përgjegjshmërinë, disiplinën fiskale dhe efikasitetin në menaxhimin dhe përdorimin e burimeve publike, si dhe zhvillimin ekonomik.

Rritja dhe përmirësimi i kapaciteteve të punonjësve dhe drejtuesve të njësive publike është faktor i rëndësishëm në mirëfunksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm dhe mirëmenaxhimin e fondeve publike.

Mekanizmat e nevojshëm në përmirësimin e mëtejshëm të kapaciteteve të punonjësve përfshijnë:/MONITOR

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj