LIVE UPDATES
Ekonomi

Fundi i të menduarit magjik

Ai përshkroi planin e tij dinak për të forcuar pozitën e Britanisë në Bashkimin Europian, duke kërkuar një reformë thelbësore brenda bllokut dhe më pas, duke u ofruar britanikëve një referendum të brendshëm për anëtarësimin në BE.

4 Shkurt 2023, 07:39 Nga I.A
Fundi i të menduarit magjik
Foto Ilustruese

TIRANË- Dhjetë vite më parë, David Cameron, kryeministri i Britanisë në atë kohë, mbajti një fjalim në selinë e Bloomberg në Londër. Ai përshkroi planin e tij dinak për të forcuar pozitën e Britanisë në Bashkimin Europian, duke kërkuar një reformë thelbësore brenda bllokut dhe më pas, duke u ofruar britanikëve një referendum të brendshëm për anëtarësimin në BE.

Siç dihet, kjo nuk shkoi aspak mirë. Votimi i vitit 2016 për t’u larguar nga blloku, e ka përkeqësuar gjendjen ekonomike të Britanisë, duke penguar tregtinë dhe duke ulur investimet. Largimi ka acaruar marrëdhëniet e Britanisë me shumë nga aleatët e saj të afërt dhe ka dobësuar lidhjet e bashkimit brenda vendit.

Më e keqja nga të gjitha, Brexit ka infektuar politikën britanike me iluzionin shkatërrues të “të menduarit magjik”. Vetë Cameron ishte një viktimë e hershme e këtij iluzioni, duke menduar gabimisht se BE-ja do të ishte e gatshme të ndryshonte parimet themelore për t’iu përshtatur kërkesave të Britanisë.

Mbështetësit e Brexit kanë qenë të dehur me iluzione që në fillim, duke përfytyruar përfitimet që do të kishin nga largimi nga BE-ja, apo duke shpërfillur problemin e kufirit me Irlandën. Por edhe britanikët që votuan për të qëndruar në BE, po gënjejnë veten nëse mendojnë se ndarja nga Bashkimi Europian thjesht mund të zhbëhet.

Ka një rrugë të ndërmjetme për një marrëdhënie më të mirë me Europën. Gjithnjë e më shumë britanikë mendojnë se vendimi për t’u larguar nga blloku ishte i gabuar.

Edhe BE-ja do të donte të kishte marrëdhënie më të mira me fqinjin e saj të vështirë. Ndjekja e kësaj rruge do të kërkojë fundin e “të menduarit magjik”. Do të jetë një proces i ngadaltë dhe i vështirë, jo një proces impulsiv dhe revolucionar.

Do të kërkojë kultivimin e besimit dhe konsensusit, në vend të mbajtjes së referendumeve ku fituesi i merr të gjitha apo paraqitjes së ultimatumeve në Bruksel. Çdokush mund të hidhet nga një humnerë. Ngjitja është shumë më e vështirë.

Për përkrahësit e Brexit, kjo nënkupton se duhet të pranojnë dëmin që ka shkaktuar Brexit. Banka e Anglisë ka vlerësuar se Brexit ka ulur investimet me pothuajse 25% gjatë pesë viteve deri në vitin 2021. Një think-tank llogarit se ekonomia do të ishte mbi 5% më e madhe tani nëse Britania do të kishte qëndruar në BE. Fatkeqësisht, në mesin e përkrahësve të Brexit, pranimi i së vërtetës, është ende një herezi.

Në dhjetor, qeveria konservatore kreu disa reforma modeste në industrinë e shërbimeve financiare, duke i portretizuar ato si një përfitim nga Brexit, megjithëse shumë prej ndryshimeve nuk kishin të bënin fare me BE-në.

Qeveria është ende e përkushtuar për të zëvendësuar ose për të shfuqizuar të gjithë legjislacionin e mbetur të BE-së, deri në fund të vitit 2023, veprime që do të sjellin vetëm përçarje të kota.

Sipas përkrahësve të Bashkimit Europian, të qenët realist, do të thotë se duhet të braktisin tashmë idenë për t’u ribashkuar me bllokun. Nëse The Economist do të zotëronte një shkop magjik, do të rikthehej me kënaqësi pas në kohë në vitin 2016, kur Britania gëzonte status të privilegjuar, si një anëtare e rëndësishme e BE-së, duke përfituar njëkohësisht edhe nga një sërë përjashtimesh.

Por ribashkimi do të bllokohej me veto nga qeveritë e BE-së, derisa të kishte konsensus të fortë politik dhe social në favor të anëtarësimit. Sondazhet tregojnë se britanikët duan një marrëdhënie të ngushtë me BE-në. Por ka shumë më pak entuziazëm për Europën si një projekt integrimi politik.

Kthimi në çështjen e anëtarësimit tani vetëm sa do të ringjallte polarizimin toksik të viteve të Brexit.

Rruga pragmatike për një marrëdhënie më të mirë me Europën, do të përfshinte tri faza: normalizim, ndërtim, ripërfytyrim.

Së pari, Britania duhet të normalizojë lidhjet e saj me Brukselin. Kryeministri Rishi Sunak tashmë ka marrë disa hapa në këtë drejtim: po bëhet një bashkëpunim i qetë në fusha të ndryshme, nga Deti i Veriut, deri tek emigrimi.

Por kjo nuk do të kishte shumë vlerë nëse ai nuk mund të arrijë një marrëveshje të zbatueshme për protokollin e Irlandës së Veriut. Marrëveshja do të sillte shumë të mira, nga pjesëmarrja në skemat e kërkimit shkencor, deri te bashkëpunimi më i ngushtë midis rregullatorëve.

Faza e dytë është ndërtimi. Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit (TCA) e negociuar nga Boris Johnson, do të merret në shqyrtim në vitin 2026. Kjo është një mundësi jetike për të forcuar marrëveshjen.

Partia Laburiste, e cila deri në atë kohë mund të ketë ardhur në pushtet, ka propozuar shtimin e një grupi të arsyeshëm marrëveshjesh të mbyllura, duke lehtësuar lëvizjen e disa njerëzve dhe produkteve ushqimore.

Edhe laburistët duhet të kenë kujdes që të mos bien pre e “të menduarit magjik”, duke hamendësuar se të mos qenët konservatorë, do të mjaftojë për të fituar miratimin e BE-së. Por me ryshfete të forta diplomatike, është e mundur të zgjerohet TCA-ja.

Por edhe këto rishikime do të kompensojnë vetëm paksa dëmin ekonomik që ka shkaktuar largimi nga BE-ja. Nga gjysma e dytë e kësaj dekade, duhet të fillojë puna për ripërfytyrimin e marrëdhënieve Britani-BE. Opsioni i Norvegjisë, pra të qenët një anëtar pa të drejtë vote në tregun e përbashkët, do të kishte qenë një pozicion i arsyeshëm për Britaninë gjatë procesit të largimit.

Por një marrëveshje që i përshtatet Norvegjisë, një vend i vogël dhe i qëndrueshëm, eksportet kryesore të të cilit janë nafta, gazi dhe peshku, është shumë më pak e përshtatshme për një ekonomi të madhe, të trazuar dhe të bazuar në shërbime, si Britania.

Më premtues është modeli i skicuar nga Theresa May pas votës së Brexit: thellimi i aksesit në treg në fusha si mallrat dhe bujqësia, në këmbim të miratimit të ligjit të BE-së, duke ruajtur autonominë në sektorin e shërbimeve. Ribashkimi doganor përfundimisht mund të jetë i mundur.

Kjo mund t’u duket shumë njerëzve si një formë tjetër e “të menduarit magjik”. Sigurisht që do të ishte e vështirë për të dyja palët.

Për britanikët, kjo do të nënkuptonte të linin mënjanë armiqësinë ndaj ligjeve të BE-së, duke u përqendruar në një qasje më të kujdesshme të rrënjosur në interesat vetjake strategjike.

Kjo do të tingëllojë si tradhti për euroskeptikët konservatorë. Megjithatë, që të mos zhduket mbështetja publike për projektin e tyre, duhet të rritet ekonomia e vendit, dhe për këtë nevojitet një qasje më e thellë në tregun e BE-së, që është tregu më i madh i eksportit për Britaninë.

Për BE-në, kjo do të nënkuptonte që të zbuste armiqësinë e saj ndaj idesë se Britania kërkon të zgjedhë vetëm pjesët që i leverdisin nga tregu i përbashkët.

Por skenari të cilit blloku dikur i druhej, që Britania do të shndërrohej në një ekonomi dinamike të stilit Singapor mbi Tamis, tashmë nuk është më realist.

Rikthimi i Britanisë në regjimin e BE-së në sektorin e kimikateve, bujqësisë ose ndihmës shtetërore, do të ishte një ndihmë për një bllok që aspiron të jetë një superfuqi rregullatore. Dhe përfitimet e një marrëdhënieje më konstruktive dhe të fortë me Britaninë, nuk janë vetëm ekonomike, siç ka treguar lufta në Ukrainë.

Një marrëdhënie e mirë me Britaninë mund të përfshihet gjithashtu në strategjinë e të rimenduarit të arkitekturës së Europës.

Në dekadën së ardhshme, BE-ja duhet të mendojë se si të menaxhojë aspiratat e Ukrainës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor që dëshirojnë të anëtarësohen. Debatet e vjetra për gjeometrinë e ndryshueshme dhe një Europë me shpejtësi të ndryshme, do të nisin sërish.

Krijimi i një marrëdhënieje të qëndrueshme midis Britanisë dhe BE-së, do të kërkojë kohë, punë të palodhur dhe realizëm. Por ka ende vend për imagjinatë.

Marrë nga Monitor.al

david cameron

Sondazh

Poll
Ekonomi 4 Shkurt 2023, 07:37 I.A

Sektori i transportit nuk del nga kriza

Foto Ilustruesee TIRANË- Dy vjet pas pandemisë, transporti detar dhe tokësor i pasagjerëve vijon të jetë në krizë, ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj