LIVE UPDATES
Ekonomi

GRAFIKU- Euro e nis vitin 2023 me revansh ndaj Lekut

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të enjten me 116.09 lekë, në rritje me 1.55 pikë krahasuar me të mërkurën dhe me 1.86 pikë krahasuar me fundin e vitit 2022.

5 Janar 2023, 15:32 Nga A.B
GRAFIKU- Euro e nis vitin 2023 me revansh ndaj Lekut
Grafik

Euro po shënon rritje të fortë në kursin e këmbimit me Lekun gjatë ditëve të para të vitit 2023.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të enjten me 116.09 lekë, në rritje me 1.55 pikë krahasuar me të mërkurën dhe me 1.86 pikë krahasuar me fundin e vitit 2022.

Sipas burimeve nga tregu, besohet se në fund të dhjetorit, ka pasur një ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë, që ndali zhvlerësimin e shpejtë të kursit të Euros kundrejt Lekut. Më datë 28 dhjetor, Euro ra në vlerën e 112.83 lekëve, niveli më i ulët i të gjitha kohërave në kursin e këmbimit me Lekun.

Pas këtij momenti, besohet se Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në treg për të blerë Euro, veprim që e ka ndalur nënçmimin e mëtejshëm të monedhës europiane.

Gjithashtu, në ditët e fundit të muajit dhjetor, sipas agjentëve, ka pasur edhe një rritje të kërkesës për Euro. Kjo kërkesë mund të jetë nxitur nga lëvizjet jashtë vendit të shqiptarëve për festa, por edhe nga sjellja oportuniste e aktorëve që kanë nevojë për Euro dhe që kanë shfrytëzuar kursin shumë të ulët për të blerë.

Këtu mund të përfshihen bizneset, por edhe shumë familje që kanë kredi apo shpenzime të tjera të planifikuara në Euro.

Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë dhe rritja e kërkesës në ditët e fundit të vitit 2022 sollën një ringritje të shpejtë të kursit të Euros. Agjentët e tregut besojnë se efektet e këtyre faktorëve po vijojnë edhe në ditët e para të janarit.

Bankat dhe institucionet financiare që kanë shitur Euro në fund të dhjetorit, për t’iu përgjigjur kërkesës nga faktorët e mësipërm, tashmë mund të kenë kaluar në blerje, për të mbyllur pozicionet e hapura nga shitjet në volume të mëdha.

Nga ana tjetër, agjentët besojnë se lëvizjet e forta në një kah të caktuar të kursit krijojnë zakonisht një efekt të fortë psikologjik në treg, për shkak se krijojnë pritshmëri se kursi do të vazhdojë të lëvizë në të njëjtin drejtim. Gjithashtu, pasiguria e lartë bën që agjentët e këmbimit valutor të rrisin ndjeshëm marzhet e tyre të këmbimit.

Agjentët mendojnë se, në mungesë të faktorëve të tjerë nga ana e kërkesës apo ofertës, efektet e zhvillimeve të fundit të vitit 2022 priten të përthithen gradualisht gjatë ditëve në vazhdim dhe kursi i këmbimit Euro-Lek të stabilizohet.

Vitin e kaluar, kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi nivelet më të ulëta historike, duke arritur kulmin në fund të muajit dhjetor.

Sipas ekspertëve, rënia e Euros ka ardhur për shkak të një oferte të lartë të shkaktuar nga burime formale, si turizmi, remitancat apo investimet e huaja, por gjithashtu edhe nga prurjet e larta informale nga jashtë.

Mbiçmimi i Lekut në kursin e këmbimit me Euron e ndihmoi ekonominë shqiptare të përthithte pjesërisht rritjen e fortë të çmimeve të importit, duke ndikuar (veç faktorëve të tjerë) në nivele më të ulëta të inflacionit krahasuar me Eurozonën dhe ekonomitë fqinje./MONITOR

euro

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj