LIVE UPDATES
Ekonomi

Holanda kryeson investimet edhe për 6-mujorin e parë të këtij viti

Pas Holandës, investitori i dytë më i rëndësishëm edhe për këtë vit vazhdon të jetë Italia, me një fluks total prej 109 milionë eurosh. Investimet italiane janë rritur me 45% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare dhe janë të shpërndara nga këndvështrimi sektorial, por orientohen sidomos në aktivitetet e shërbimeve. Stoku i investimeve italiane ka arritur tashmë në 1.35 miliardë euro, në rritje me 27% krahasuar me një vit më parë.

26 Shtator 2023, 07:10 Nga A.B
Holanda kryeson investimet edhe për 6-mujorin e parë të
foto ilustruese

Holanda po kryeson investimet e huaja në Shqipëri për të pestin vit radhazi.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet holandeze për 6-mujorin e parë të këtij viti arritën vlerën e 125 milionë eurove, ose 18% të fluksit total të investimeve të huaja. Investimet e kompanive me aksionerë holandezë u rritën me 79% krahasuar me një vit më parë.

Stoku i investimeve holandeze ka kaluar kufirin e dy miliardë eurove, në rritje me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë një viti më parë.

Në fakt, investitorët e mirëfilltë holandezë në Shqipëri janë të paktë. Më i rëndësishmi mes tyre është kompania Shell, që vlerësohet se në vitet e fundit mund të ketë rritur investimet e lidhura me shpimet në zonën e Shpiragut.

Megjithatë, përtej një roli në rritje të Shell, kryesimi i investimeve holandeze në vitet e fundit lidhet kryesisht me faktin se Holanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani holding, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit.

Holanda preferohet për regjistrimin e kompanive offshore, është sepse legjislacioni i atjeshëm garanton një shkallë të lartë konfidencialiteti lidhur me pronësinë e aksioneve. Edhe për këtë arsye, disa prej kompanive që kanë fituar kontrata koncesionare në Shqipëri janë regjistruar në Holandë.

Gjithashtu, Hollanda është një juridiksion i preferuar për regjistrimin e shoqërive holding, sepse ajo ka një rrjet të gjerë të marrëveshjeve me vende të tjera të Botës për shmangien e tatimit të dyfishtë.

Pas Holandës, investitori i dytë më i rëndësishëm edhe për këtë vit vazhdon të jetë Italia, me një fluks total prej 109 milionë eurosh. Investimet italiane janë rritur me 45% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare dhe janë të shpërndara nga këndvështrimi sektorial, por orientohen sidomos në aktivitetet e shërbimeve. Stoku i investimeve italiane ka arritur tashmë në 1.35 miliardë euro, në rritje me 27% krahasuar me një vit më parë.

Investitori i tretë më i madh për vitin e kaluar vit ishte Turqia, me një fluks investimesh të reja prej 68 milionë eurosh. Investimet turke i janë rikthyer rritjes këtë vit, pasi në të njëjtën periudhë të 2022 rezultuan në vlera negative, si rezultat i shitjes së Albtelecom nga grupi turk Çalik te ai hungarez 4iG.

Stoku i investimeve turke ka arritur në 905 milionë euro, në rritje me 18% krahasuar me një vit më parë. Pas largimit nga sektori i telekomunikacioneve, ndërmarrjet turke vazhdojnë të kenë një rol të rëndësishëm në sektorin financiar, atë energjetik, në industrinë nxjerrëse, etj.

Investitori i katërt më i madh i huaj për vitin e kaluar ishte Austria, me një total investimesh prej 59 milionë eurosh, në rritje me 79% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Investimet austriake në Shqipëri janë të përqendruara sidomos në tregun e sigurimeve, në sektorin energjetik, në shërbimet e hotelerisë dhe në sektorin e ndërtimit, me kompaninë.

Stoku i investimeve austriake arriti në 772 milionë euro, në rritje me 21.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Investitori i pestë i huaj për këtë vit renditet SHBA, me 32 milionë euro, në rritje me 18.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vijon Kosova, me 28 milionë euro, në rënie me 3%.

Të tjera shtete që kanë vlera të rëndësishme investimesh në Shqipëri janë të mbuluara nga detyrimet konfidencialitetit në legjislacionin për statistikat zyrtare. Ky detyrim lidhet me rastet kur të dhënat i takojnë një ndërmarrjeje të vetme, për të mos lejuar identifikimin e saj.

Në Kanada është e regjistruar kompania që kontrollon Bankers Petroleum Albania, një nga investitorët më të rëndësishëm të huaj në dy dekadat e fundit. Megjithëse ajo është blerë nga një kompani kineze, transaksioni është realizuar në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet kontrollit të kompanisë mëmë në Kanada.

Për këtë arsye, teknikisht Bankers Petroleum klasifikohet ende si një kompani kanadeze. Të dhënat mbi investimet kanadeze janë të disponueshme vetëm për stokun e tyre, që sipas Bankës së Shqipërisë në mesin e këtij viti arriti në 1.59 miliardë euro, në rritje me 19% krahasuar me një vit më parë./MONITOR

holande

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj