LIVE UPDATES
Ekonomi

INSTAT bën analizën: Si po tkurret numri i të rinjve në vend, rënia më e fortë në Berat dhe Gjirokastër

Pesha që zënë grupmoshat e popullsisë 10-19 vjeç (adoleshentë) dhe 15-29 vjeç (të rinj) ndaj popullsisë gjithsej, rezulton përkatësisht 12,4%, dhe 22,7%. Në krahasim me vitin 2017, pesha e këtyre grupmoshave është gjithashtu në rënie (Figura 1).

3 Prill 2023, 12:41 Nga k.m.
INSTAT bën analizën: Si po tkurret numri i të rinjve në
Foto ilustruese

Numri i fëmijëve dhe adoleshentëve në vend po vjen në ulje konstante, duke reflektuar si plakjen e popullsisë, ashtu dhe rënien e lindshmërisë. INSTAT ka publikuar “Treguesit e Mirëqenies së Fëmijëve, Adoleshentëve dhe të Rinjve në Shqipëri Të dhëna mbi periudhën kohore 2017-2021”.

Popullsia e Shqipërisë, më 1 janar 2021, rezulton 2.829.741 banorë, nga të cilët 579.203 janë fëmijë (0-17 vjeç). Si rezultat i rënies së popullsisë me 1,6%, gjatë pesë viteve të fundit (2017-2021), edhe numri i kësaj grupmoshe ka ardhur duke u zvogëluar, duke shënuar çdo vit mesatarisht 3% fëmijë më pak.

Pesha që zënë grupmoshat e popullsisë 10-19 vjeç (adoleshentë) dhe 15-29 vjeç (të rinj) ndaj popullsisë gjithsej, rezulton përkatësisht 12,4%, dhe 22,7%. Në krahasim me vitin 2017, pesha e këtyre grupmoshave është gjithashtu në rënie (Figura 1).

Në nivel qarku, pesha që zënë fëmijët rezulton më e lartë në Kukës (24,7% të popullsisë së qarkut), ndërsa më e ulëta në Vlorë (18,3%). Gjatë pesë viteve të fundit (2017-2021), numri i fëmijëve ka ardhur duke u ulur gradualisht në të gjitha qarqet, me uljen më të ndjeshme në Gjirokastër dhe Berat (24% dhe 20% përkatësisht). Ndërsa Tirana dhe Durrësi kanë uljen më të vogël (përkatësisht 3% dhe 6%), krahasuar me fillimin e periudhës, ndihmuar kjo edhe nga prurjet e migrimit të brendshëm, që i ka kthyer tashmë në dy qarqet me përqendrimin më të lartë të popullsisë së vendit.

Projeksionet e popullsisë, të ndërtuara për vitet 2019-2031, tregojnë se, në vitin 2021 popullsia përkon me skenarin e rritjes së ulët, ku vdekshmëria dhe migrimi janë të larta, ndërsa lindshmëria e ulët. Projeksionet e popullsisë me këtë skenar, parashikonin për një popullsi prej 2.841.549. Nëse do të ndiqet ky skenar, në vitin 2031 përqindja e grupmoshës 0-17 vjeç ndaj totalit të popullsisë, pritet të bjerë në 17,7%.

Gjatë vitit 2021, kanë lindur rreth 27.2 mijë foshnja (12% më pak se në vitin 2017), ndërsa kanë vdekur rreth 30.5 mijë individë. Si rrjedhojë, shtesa natyrore e popullsisë (diferenca midis lindjeve dhe vdekjeve), në këtë vit, është rreth -3.3 mijë banorë. Në 2021, koeficienti bruto i lindjeve, që shpreh numrin e lindjeve të gjalla me popullsinë mesatare për 1.000 banorë të të njëjtit vit, ishte rreth 9,7, duke shënuar rënie krahasuar me vitin 2017, kur ishte 10,7 lindje për 1.000 banorë (Figura 2).

Lindin më pak foshnje femra

Në 2021, lindshmëria te femrat 15-19 vjeçe ishte 12,1 foshnja të lindura për çdo 1.000 femra të kësaj grupmoshe. Ky tregues ka pësuar rënie krahasuar me vitin 2017, kur shënonte 16,3 për këtë grupmoshë. Numri mesatar i viteve që një i porsalindur sot pritet të jetojë (viti 2021), nëse vazhdojnë normat aktuale të vdekshmërisë, është 74,4 vjet për meshkujt dhe 78,7 vjet për femrat, duke vazhduar trendin zbritës të vitit 2020, në krahasim me periudhën 2017-2019.

INSTAT thotë se ky botim përfaqëson pikënisjen e asaj që institucionet përgjegjëse shtetërore dhe jo- shtetërore që operojnë në fushën e të drejtave të fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve pritet të bëjnë, duke i vendosur këto statistika zyrtare në kontekstin e duhur. Përdorimi i tyre në kuadër planifikues, monitorues, vlerësues, do të luajë rol thelbësor në sjelljen e ndryshimeve konkrete në jetët e fëmijëve, adoleshenteve dhe të rinjve në vend.

INSTAT thekson se Statistikat e shëndetësisë me në qendër fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë në Shqipëri, janë shumë të rëndësishme për marrjen e vendimeve dhe për planifikimin e shërbimeve shëndetësore./Monitor

plakja e popullsise ne vend

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj