LIVE UPDATES
Ekonomi

Investimet strategjike/ KIS “ok” një projekti për resort në Korçë, rrëzon kërkesën e akuaponisë

Vendimet e shkurtit të këtij viti të zbardhura së fundmi në faqen e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve përcaktojnë tre raste të ndryshme. Së pari është dhënia e statusit për një investim në zonën e Korçës për një resort me 5 yje dhe me kapacitet prej 94 dhoma.

27 Prill 2023, 07:22 Nga I.A
Investimet strategjike/ KIS “ok” një projekti për resort
Korce

KORÇË- Një tjetër investitor strategjik i është shtuar listës së atyre, që përfitojnë nga statusi i dhënë nga Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS).

Vendimet e shkurtit të këtij viti të zbardhura së fundmi në faqen e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve përcaktojnë tre raste të ndryshme. Së pari është dhënia e statusit për një investim në zonën e Korçës për një resort me 5 yje dhe me kapacitet prej 94 dhoma.

“Projekti zë një sipërfaqe totale prej 10,000 m², në Zonën Kadastrale 8561, me numër pasurie 1/911 dhe përfshihet në Zonën me Përparësi Zhvillimin e Turizmit (ZPZT), miratuar me Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit nr. 1, datë 26.07.2018 “Për shpalljen e 17 Zonave me Përparësi Zhvillimin e Turizmit në territorin e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Pasuria e paluajtshme me sipërfaqe prej 10,000 m2, e llojit “truall” ka kaluar në administrim të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit (MTM) me VKM Nr. 301, datë 19.5.2021 “Për kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të pronës së paluajtshme, me sipërfaqe prej 10 000 m2, e llojit truall, ndodhur në zonën kadastrale 8561, me numër pasurie 1/911, në pronësi të Bashkisë Korçë”” thuhet në vendim. I njëjti nënvizon se vlera e investimit e projektit “Green House Korça Resort” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 18,1 milionë Euro dhe do të punësojë 94 persona.

Ndryshime në një projekt në Kavajë

Në fund të vitit 2021 Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi statusin e investitorit strategjik për projektin e investimit “Mediterranean Wave” me subjekt aplikues shoqëria “Mediterranean Wave” sh.p.k. Në lidhje me këtë u bënë përcaktimet mbi sipërfaqen që do t’i kalonte projektit në total dhe sa do të ishte ajo e ndërtimit dhe gjithçka duhet të përshtatej edhe me dokumentet vendore. Së fundmi KIS ka kërkuar rishikimin e projektit nga ana e kompanisë sipas gjurmës së re të dakordësuar nga planet vendore.

Vlera e investimit në këtë projekt është 50 milionë euro dhe parashikon 80 vende të reja pune.

“Projekti i investimit synon ndërtimin e një kompleksi turistik, i cili do të jetë multidimensional në tipologjitë e akomodimit dhe faciliteteve që do t’u ofrojë pushuesve dhe vizitorëve. Kompleksi do të ketë në përbërje hotele, vila hotelerie (fshat turistik), shërbime të hotelerisë, parqe dhe hapësira për aktivitete dhe sistemime të vijës bregdetare.

Struktura akomoduese do të ketë rreth 250 njësi (përfshi vila hotelerie, studio, apartament hotel), 170 dhoma dhe suita hoteli dhe më shumë se 700 vende parkimi, 150 shtëpi me tarracë dhe 5 parqe të gjelbëruara. Projektimi i këtij VENDINR. _, DATË _._.2016 2 investimi të propozuar është realizuar nga një studio ndërkombëtare e mirënjohur dhe zhvillimi i këtij projekti parashikon standarde të larta të aplikuara”, thuhet në vendimin e KIS.

Rrëzohet kërkesa e Fermës Akuaponike

Komiteti i Investimeve Strategjike në një prej vendimeve ka rrëzuar kërkesën e bërë nga “Aquatiq”. Sh.p.k. Subjekti në fjalë kishte kërkuar që pas miratimit të vendimit të korrikut 2022 të bëhej një ndryshim dhe të viheshin në dispozicion të tij edhe parcelat fillestare për projektin e plotë duke dhënë kështu garanci afatgjatë për nisjen dhe përmbylljen e investimit.

Kompania në fjalë fitoi statusin e Investitorit strategjik për herë të parë në vitin 2018 për një fermë akuaponike në zonën e Karavastasë që kombinonte akuakulturën konvencionale (rritjen e kafshëve ujore) me hidroponinë (kultivimin e bimëve në ujë).

Në atë fazë të parë vlera e investimit parashikohej 5.1 milionë euro. Por projekti në fjalë aplikoi sërish në vitin 2021 për një fermë akuaponi por këtë herë në një vlerë investimi më shumë se 5 herë më të lartë (26 milionë euro), se në rastin e parë dhe me parashikimin e 1500 të punësuarve. Në këtë vendimmarrje të dytë subjekti kërkoi korrigjim për sipërfaqen diçka që është rrëzuar pa dhënë argumentim në vendimin e KIS.

Marrë nga Monitor.al

komiteti i investimeve strategjike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj