LIVE UPDATES
Ekonomi

KASH: Duhet subvencionim për njësi prodhimi, të fillojë me ullirin, vajin, qumështin dhe mishin

Gjithashtu, KASH nënvizon nevojën urgjente për të riaktivizuar programin IPARD si burimi kryesor i financimit të bujqësisë, nëpërmjet një analize kritike të problemeve që çuan në pezullimin e disbursimit të fondeve të Bashkimit Europian.

19 Janar 2024, 08:06 Nga I.A
KASH: Duhet subvencionim për njësi prodhimi, të fillojë me
Ullinjte

TIRANË- Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) kërkon aplikimin e subvencioneve për njësi prodhimi në bujqësi. Në një dokument dërguar Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, KASH sugjeron subvencione për njësi prodhimi sipas cilësisë, fillimisht për ullirin dhe vajin e ullirit, si dhe në blegtori, për qumështin dhe mishin. KASH e vlerëson financimin për njësi prodhimi si një mekanizëm më efikas të subvencionimit të bujqësisë, blegtorisë dhe agropërpunimit.

Në vitet e fundit, prodhimi në sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë është shfaqur në stanjacion. Ekspertët vlerësojnë se kjo ka ardhur si rezultat i shpopullimit të zonave rurale, rritjes së kostove për fermerët, por edhe i politikave të gabuara shtetërore, si ndërprerja e rimbursimit të TVSH-së për prodhimin që tregtarët dhe agropëprunuesit mbledhin nga fermerët vendas. KASH vëren se ky është një problem madhor që ka dëmtuar konkurrueshmërinë e prodhimit vendas dhe ka ndikuar negativisht ecurinë e prodhimit bujqësor dhe blegtoral.

Ndërsa bujqësia ka hyrë prej vitesh në një cikël të rënies së kontributit të vet në ekonominë e vendit, KASH këmbëngul që shpëtimi i këtij sektori kërkon angazhimin e burimeve më të mëdha financiare nga qeveria shqiptare. Sipas përllogaritjeve KASH, buxheti i MBZHR për vitin 2024 duhet të rritet me 90 milionë euro, për t’iu përgjigjur nevojave minimale të mbështetjes së bujqësisë në vend.

Gjithashtu, KASH nënvizon nevojën urgjente për të riaktivizuar programin IPARD si burimi kryesor i financimit të bujqësisë, nëpërmjet një analize kritike të problemeve që çuan në pezullimin e disbursimit të fondeve të Bashkimit Europian.

KASH gjithashtu kërkon një sërë ndryshimesh ligjore që do të ndihmonin zhvillimin bujqësor, si amendimin e ligjit “Për shoqëritë e Bashkepunimit Bujqësore”, apo amendimin e ligjit “Për Ullirin dhe cilësinë e vajit të ullirit” dhe nxjerrjen e disa akteve nënligjore për konsolidimin e cilësisë së produktit.

Gjithashtu, KASH kërkon fillimin e punës për hartimin dhe zbatimin e një strategjie rajonale dhe kombëtare të përpunimit të mbetjeve organike në zonat rurale. KASH gjithashtu ka nënvizuar se shpopullimi i zonave rurale dhe rritja e kostove të prodhimit kërkon një rritje të investimeve për rritjen e nivelit të mekanizmit dhe inovacionit në bujqësi.

Përdorimi dhe mosha mesatare e pjesës më të madhe të traktorëve e kombajnave i kalon 25 vite pune dhe sipas përllogaritjeve të amortizimit, këto mjete duhet të kishin dalë jashtë përdorimit. Nga ana tjetër, edhe parcelizimi tejskajshëm i tokës rrit ndjeshëm kostot e punimeve të mekanizuara.

Një problematikë e ngjashme ekziston edhe për linjat ekzistuese të përpunimit të lëndëve të para blegtorale. KASH vëren se mundësitë e fermerëve për blerjen e mjeteve të reja bujqësore janë të limituara. Shumë mjete që janë në gjendje pune nuk kanë targa dhe janë me borxhe të pashlyera, ndërkohë, qendrat e agroservisit për riparimin e mjeteve bujqësore nga 54 që kanë qenë janë reduktuar tashmë në 13.

Marrë nga Monitor.al

kash

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj