Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KLSH detajoi në raportin e fundit se për periudhën janar – qershor 2022, auditimet e kryera kanë përfshirë vlerësimin e aktivitetit në 64 subjekte duke përfshirë të gjitha nivelet e qeverisjes.
Dëmi ekonomik si efekt i parregullsive si dhe shkeljet e disiplinës financiare i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rreth 263 milionë euro. Të paktën kjo është shifra që ka rezultuar nga auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit të zhvilluara këtë vit për aktivitetin në vitet paraardhëse të disa prej institucioneve të futura në sitë. KLSH detajoi në raportin e fundit se për periudhën janar – qershor 2022, auditimet e kryera kanë përfshirë vlerësimin e aktivitetit në 64 subjekte duke përfshirë të gjitha nivelet e qeverisjes: institucione qendrore, ministri dhe agjenci (përfshirë drejtori qendrore dhe rajonale në varësi të tyre), njësi të vetëqeverisjes vendore (qarqe, bashki), drejtori të përgjithshme të administrimit fiskal, fonde speciale, si dhe shoqëri aksionare me kapital shtetëror në të cilën shteti ka mbi 50% të aksioneve, apo projekte me financim të huaj. Në tabelën e mëposhtme është paraqitur shpërndarja e auditimeve sipas institucioneve të audituara.
Por çfarë kanë nxjerrë në pah këto auditime?
“KLSH, në përfundim të auditimeve të kryera përgjatë periudhës janar – qershor 2022 ka zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare me pasojë dëm ekonomik në të ardhura dhe shpenzime në shumën totale prej 724,336 mijë lekë, nga e cila ka rekomanduar për shpërblim dëmi shumën 724,336 mijë lekë” thuhet në buletin.
Nëse ndalemi tek fushat ku konstatohet dëmi më i madh rezulton që në kahun e të ardhurave rekordin e mban qiradhënia e pasurisë shtetërore dhe më pas takat kurse në hakun e shpenzimeve janë ato për investime dhe më pas vijnë ato për sigurime e shpërblime.
KLSH vlerëson gjithashtu se audituesit kanë konstatuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave dhe në përdorimin e fondeve publike për subjekte te audituara Kontrolli i Lartë i Shtetit.
“Gjatë periudhës janar – qershor 2022, ka evidentuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave, shpenzimeve dhe në përdorimin e fondeve publike në vlerën totale 31,346,275 mijë lekë nga të cilat: 14,741,177 mijë lekë në fushën e të ardhurave dhe 16,596,608 mijë lekë në fushën e shpenzimeve të kryera jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve, si rezultat i shkeljeve të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keq menaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor” thuhet në buletin.
Edhe në këtë rast fusha e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore mban rekordin e dëmit pasuar nga prokurimet.
MARRE NGA MONITOR
Flamuri gjerman dhe shqiptar Gjermania u kthye në “parajsën” e re të shqiptarëve vitet e fundit. Mundësitë p&eum...
Foto ilustruese Kredia bankare për individët shënoi në muajin korrik frenimin e parë në afërsisht një vit e gjysm&e...
Foto ilustruese Kompanitë e kredive të shpejta konsumatore shënuan fitime rekord gjatë vitit 2021. Sipas pasqyrave zyrtare financiare,...
Foto ilustruese BRUKSEL- Inflacioni në eurozonë e kaloi kufirin nëntë për qind në gusht. Çmimet e konsumit në 19 ...
Foto ilustruese Vlera e obligacioneve me ofertë private të kompanive shqiptare vijoi të rritje me ritme të shpejtë edhe në gj...
Foto ilustruese Banka Qendrore e Austrisë e cila monitoron procesin e integrimit në BE të Rajonit ka evidentuar nëpërmjet një...
Shtepi Shqipëria renditet e treta në Europë pas Bjellorusisë dhe Rusisë për çmimet më të shtrenjta të a...
Foto ilustruese Shumë biznese turke po mbijetojnë me vështirësi, shkruan The Economist Në murin e zyrës, Savas Mahsereci ka ...
Muzike Koncertet po rigjallërojnë jetën e natës në verën e vitit 2022 në Shqipëri, pas pandemisë. Vendet ...
Prodhime Eksportuesit e produkteve bujqësore po e shohin me interes zgjerimin në tregjet e Perëndimit. Laurat Mulliqi, kryetari i Shoqat&eu...