LIVE UPDATES
Ekonomi

Kreditë me probleme ulen përsëri, 5.2% në fund të muajit gusht

Statistikat tregojnë se kreditë me probleme po vazhdojnë një rënie të ngadaltë edhe pasi ekonomia nisi të përballej me rritjen e shpejtë të inflacionit. Kjo tendencë u frenua përkohësisht në muajin prill, por, sipas burimeve nga sektori, kjo thyerje nuk lidhej me efekte të dukshme të inflacionit, por me keqësimin e statusit të huave të kompanive kontraktore të inceneratorëve. Pas muajit qershor, raporti i kredive me probleme iu kthye sërish rënies.

11 Tetor 2022, 07:05 Nga DOSJA
Kreditë me probleme ulen përsëri, 5.2% në fund të
Foto Ilustruese

Raporti i kredive me probleme shënoi një tjetër ulje të lehtë në muajin gusht. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë ky raport zbriti në 5.2%, nga 5.27% që kishte qenë në muajin korrik. Shifra e gushtit shënon njëkohësisht vlerën më të ulët të këtij treguesi që prej fundit të vitit 2008, para shfaqjes së efekteve të krizës financiare.

Statistikat tregojnë se kreditë me probleme po vazhdojnë një rënie të ngadaltë edhe pasi ekonomia nisi të përballej me rritjen e shpejtë të inflacionit. Kjo tendencë u frenua përkohësisht në muajin prill, por, sipas burimeve nga sektori, kjo thyerje nuk lidhej me efekte të dukshme të inflacionit, por me keqësimin e statusit të huave të kompanive kontraktore të inceneratorëve. Pas muajit qershor, raporti i kredive me probleme iu kthye sërish rënies.

Një ndikim të konsiderueshëm në këtë rënie duket se po luan vijimësia e kreditimit me ritme të shpejta të ekonomisë edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit gusht, portofoli i kredisë për ekonominë ishte në rritje vjetore me 13.7%. Ndërkohë, kredia e re e disbursuar gjatë periudhës tetëmujore u rrit me 22% dhe preku vlerën më të lartë në të paktën shtatë vitet e fundit.

Megjithëse deri tani efektet e inflacionit të lartë nuk janë shumë të dukshme në pamje të parë, bankierët mendojnë se gradualisht është e pritshme që sektori të përballet me një rritje të raportit të kredive me probleme.

Kreditë me probleme ulen përsëri, 5.2% në fund të
Të dhënat

Një rrezik i tillë është evidentuar edhe nga Banka e Shqipërisë, në Raportin e Stabilitetit Financiar që u publikua në muajin shtator. Sipas Bankës së Shqipërisë, zhvillimet ndërkombëtare dhe ecuria e situatës energjetike mund ta vendosin ekonominë përballë një panorame sfiduese. Mundësia që për shkak të kostove të larta të energjisë, ekonomia të ngadalësohet dhe të ardhurat e bizneseve e të familjeve të bien, duket reale.

Kjo mund të sjellë një ndikim negativ mbi cilësinë e portofolit të kredisë së bankave, ndaj Banka e Shqipërisë sugjeron se është i nevojshëm një administrim sa më i kujdesshëm i procesit të dhënies, monitorimit dhe njohjes së këtij rreziku në veprimtarinë e kreditimit, veçanërisht për ato veprimtari dhe huamarrës që kanë një përdorim të lartë të energjisë.

Në fakt, disa prej kompanive më të mëdha të industrisë së rëndë në vend, si Kurum apo Albchrome tashmë kanë ndërprerë punën, pikërisht për shkak të çmimit të lartë të energjisë elektrike.

Çmimi i lartë i energjisë po bëhet sfidë edhe për shumë ndërmarrje të tjera prodhuese dhe ka sjellë rritje të ndjeshme të çmimeve në muajt e fundit, edhe në produktet e industrisë ushqimore. Përcjellja e kostove të rritura në çmime për të ruajtur marzhet po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe po ndikon në uljen e konsumit privat. Shumë shpejt, kjo situatë mund të sjellë efekte negative në bilancet e bizneseve, duke keqësuar aftësinë e tyre paguese dhe duke ndikuar edhe në një rritje të raportit të kredive me probleme.

Marrë nga Monitor.al

ekonomia ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj