LIVE UPDATES
Ekonomi

Ligji për Bankën e Zhvillimit, kursimet që mund të mbledhë kufizohen deri në 2% të PBB-së

Pas diskutimeve në Kuvend, variantit të propozuar nga Këshilli i Ministrave i janë bërë disa ndryshime të tjera, në pjesën që ka ngjallur më shumë debate, produktet e kursimit që kjo bankë do të mund të mbledhë nga publiku.

18 Mars 2025, 07:25 Nga M.B
Ligji për Bankën e Zhvillimit, kursimet që mund të
Foto ilustruese

TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë miratoi të hënën ligjin “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit”. Pas diskutimeve në Kuvend, variantit të propozuar nga Këshilli i Ministrave i janë bërë disa ndryshime të tjera, në pjesën që ka ngjallur më shumë debate, produktet e kursimit që kjo bankë do të mund të mbledhë nga publiku. Në nenin 8 të ligjit, Kuvendi ka saktësuar se Banka e Zhvillimit do të mund të mbledhë kursime kryesisht nga individët nuk u ofrohet shërbim i plotë nga sistemi bankar. Në variantin e propozuar nga qeveria, ligji nuk përcaktonte kufizime për sa u takon subjekteve, duke lënë të hapur mundësinë për të mbledhur kursime edhe nga bizneset apo subjekte të tjera.

Gjithashtu, po në nenin 8, vendoset një kufizim për sasinë e kursimeve që Banka e Zhvillimit do të mund të mbledhë nga publiku. Shuma e pranuar e këtyre fondeve nga Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk duhet të jetë më e lartë se 2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.  Projektligji parashikon se aktiviteti i Bankës së Zhvillimit do të financohet me pranimin e fondeve të kthyeshme nga publiku, veçanërisht nga individët që nuk u ofrohet shërbim i plotë nga sistemi bankar, në formën e produkteve të kursimit, nëpërmjet një entiteti të veçantë të Postës Shqiptare. 

Produktet e kursimit të mbledhura nga publiku do të garantohen me garanci shtetërore dhe përdoren për aktivitete promovuese.  Llojet e produkteve, karakteristikat e tyre, përfshirë kufizimet në vlerë, do përcaktohen me urdhër të përbashkët të ministrit përgjegjës për financat dhe të ministrit përgjegjës për ekonominë, duke respektuar kufijtë monetarë të përcaktuar në ligjin që rregullon sigurimin e depozitave. Kjo nënkupton se shuma e garantuar do të jetë e kufizuar. 

Sipas kuadrit ligjor në fuqi, depozitat bankare sigurohen deri në shumën e 2.5 milionë lekëve, ndërsa ato të shoqërive të kursim-kreditit deri në 2 milionë lekë.  Subjekti ndërmjetës për mbledhjen e fondeve të kthyeshme nga publiku do të jetë një entitet i veçantë i Postës Shqiptare. Këshilli i Ministrave do të përcaktojë me vendim kushtet kryesore të marrëdhënies ndërmjet entitetit të veçantë dhe Bankës Shqiptare të Zhvillimit.  

Entiteti i veçantë i Postës Shqiptare dhe Banka Shqiptare e Zhvillimit do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi, e cila rregullon aspektet kryesore të funksionimit e të administrimit të fondeve të mbledhura dhe shpërndarjes së produkteve, minimalisht procedurat operacionale për shpërndarjen dhe administrimin e produkteve financiare; interesat e zbatueshëm për produktet financiare të ofruara; detyrimin për informimin e transparencën ndaj publikut mbi produktet.

Projektligji parashikon gjithashtu si burime financimi linjat e kredisë nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe përdorimin e instrumenteve të tjera financiare të garantuara, rast pas rasti, me garanci shtetërore, duke respektuar parimet e përcaktuara në ligjin që rregullon 

huamarrjen shtetërore. Emetimi i titujve të garantuar me garanci shtetërore nuk do t’u nënshtrohet parashikimeve të ligjit që rregullon tregjet e kapitalit.  Aktiviteti i mbledhjes së produkteve të kursimit, nëpërmjet një entiteti të veçantë të Postës Shqiptare, mbikëqyret nga Banka e Shqipërisë. Megjithatë, entiteti i veçantë i Postës Shqiptare, nuk do të jetë subjekt licencimi. 

Projektligji gjithashtu përcakton se Banka Shqiptare e Zhvillimit do të raportojë te Banka e Shqipërisë për qëllime statistikore dhe për regjistrin e kredive. Banka e Shqipërisë do përcaktojë, gjithashtu, metodologjinë e mbikëqyrjes së aktivitetit të mbledhjes së produkteve të kursimit, si dhe të raportimit statistikor./Monitor.al

banka e zhvillimit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj