LIVE UPDATES
Ekonomi

Luftërat e çipave

Gardhe të bardha rrethojnë sipërfaqen e ndërtimit, duke ndarë strukturat e çelikut nga fushat e afërta të mbjella me lakër dhe karota. Në pamje të jashtme, kjo zonë nuk të lë aspak përshtypjen se është një nga vendet e ndërtimit gjeopolitikisht më të rëndësishme në Azi

26 Shkurt 2023, 08:12 Nga I.A
Luftërat e çipave
Foto Ilustruese

JAPONI- Vinçat po ngrihen mbi një kantier të zhurmshëm ndërtimi në buzë të Kumamoto-s, një qytet me madhësi mesatare në ishullin jugor të Japonisë, Kyushu. Nëpër skela janë varur parulla motivuese: “Buzëqesh gjithmonë”.

Gardhe të bardha rrethojnë sipërfaqen e ndërtimit, duke ndarë strukturat e çelikut nga fushat e afërta të mbjella me lakër dhe karota. Në pamje të jashtme, kjo zonë nuk të lë aspak përshtypjen se është një nga vendet e ndërtimit gjeopolitikisht më të rëndësishme në Azi.

Megjithatë, të dhënat nxjerrin në pah rëndësinë e projektit. Në një mur të kantierit është shkruar “JASM”, emri i një filiali japonez të TSMC-së, kompanisë gjigante tajvaneze të gjysmëpërçuesve. Nëpër rrugë dallohen komplekset që u përkasin kompanive Sony dhe Tokyo Electron, dy kompani të mëdha japoneze gjysmëpërçuese. Pas disa vitesh, fabrika e re do të fillojë të prodhojë çipa, kryesisht për përdorim në makina.

Zyrtarët japonezë shpresojnë se kjo do të ndihmojë në gjallërimin e industrisë së çipave të vendit, dikur mjaft të fuqishme. Kabashima Ikuo, guvernatori i Kumamoto-s, flet për ringjalljen e reputacionit të ishullit Kyushu si versioni japonez i “Silicon Valley”.

Ardhja e TSMC-së në Kumamoto është një shenjë e ndryshimeve më të mëdha në biznesin e gjysmëpërçuesve në të gjithë Azinë. Shqetësimi për agresionin kinez ndaj Tajvanit, shtëpia e shumicës së prodhimit të çipave të përparuar në botë, po riformulon zinxhirët e furnizimit. Amerika po e përforcon këtë, duke kufizuar qasjen e Kinës në çipa të avancuar dhe duke joshur firmat e çipave për të hapur dyqane në brigjet e saj.

Administrata e presidentit Joe Biden ka bërë thirrje për një “aleancë Chip 4” midis Amerikës, Japonisë, Koresë së Jugut dhe Tajvanit, për të koordinuar së bashku politikën e çipave. Megjithatë, aleatët e Amerikës në Azi, po ndjekin të gjithë strategjitë e tyre vetjake, në bazë të interesave personale, që shpesh janë në tension me njëri-tjetrin.

“Ka dy anë të medaljes: rrjetet e çipave dhe luftërat e çipave”, thotë Kuroda Tadahiro nga Universiteti i Tokios.

Industria e gjysmëpërçuesve ka qenë edhe më parë një qendër e mosmarrëveshjeve gjeopolitike. Në vitet 1980, Japonia ishte përgjegjëse për më shumë se 50% të prodhimit global të gjysmëpërçuesve.

Në përpjekjen për t’iu kundërvënë fuqisë japoneze, Amerika lidhi asokohe një marrëveshje të tregtisë së çipave në dëm të industrisë japoneze. Konkurrentët në Korenë e Jugut dhe Tajvan lulëzuan, me shumë mbështetje nga qeveritë e tyre. Vendet filluan të zhvillonin pika të forta të dallueshme në prodhimin e çipave (shih grafikun).

Këto ditë, Amerika është e specializuar në modelimin e çipave, ndërsa Tajvani mbizotëron në prodhimin e çipave logjikë të nivelit më të lartë. Koreja e Jugut përqendrohet në çipat e memories.

Japonia ka përvojë në sensorët optikë, materialet dhe kompletin e nevojshëm për të krijuar gjysmëpërçues. Kina, e cila ka derdhur para në industrinë e prodhimit të çipave, ka bërë përparimin më të madh në çipat logjikë të nivelit të ulët.

Aleatët aziatikë të Amerikës, veçanërisht Japonia dhe Tajvani, shqetësohen gjithashtu se Kina do të përfitojë teknologji që mund t’i japin asaj përparësi ushtarake. “Kina është bërë shumë e fortë, vendet perëndimore duhet të bashkëpunojnë në teknologji”, thotë Seki Yoshihiro, i cili kryeson një grup strategjie për çipat brenda Partisë Liberale Demokratike në Japoni.

Pas shumë përpjekjesh, Japonia dhe Holanda thuhet se kanë pranuar zyrtarisht javën e kaluar kontrollet e eksportit të Amerikës kundër Kinës. Megjithatë, interesat kombëtare janë më të vështira për t’u lidhur në ekonomi sesa në siguri. “Është tejet e vështirë në ekonomi të krijosh një front të bashkuar në fusha si kjo”, thotë Robert Ward nga firma britanike IISS.

Amerika ka ofruar subvencione të mëdha për industrinë vendase të çipave: Akti i Çipave dhe Shkencës, i miratuar në fund të vitit të kaluar, përfshin 25% kredi tatimore për investime të reja gjysmëpërçuese, si dhe rreth 50 miliardë dollarë investime publike shtesë. Edhe gjigantët aziatikë të çipave, po marrin ndihma shtetërore. “Po bëhet nami”, thotë Vinod Aggarwal nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley.

Koreja e Jugut ka miratuar masa mbështetëse për industrinë e saj, nëpërmjet aktit që njihet si “Akti K-Chips”. Shumat e ofruara janë të vogla deri tani: një kreditim tatimor prej 8% për investimet e firmave të mëdha në strukturat vendase.

Por trysnia për të arritur rivalët po rritet. Samsung dhe SK Hynix, dy kompanitë më të mëdha të çipave në Korenë e Jugut, po investojnë shumë në Amerikë. Ndërsa kjo mund t’i bëjë firmat koreane më konkurruese, mund të rezultojë edhe në një “zhveshje” të industrisë së gjysmëpërçuesve të Koresë së Jugut, thotë Lee Seung-joo nga Universiteti Chung-Ang në Seul.

Ndoshta duke pasur parasysh këtë, presidenti i vendit, Yoon Suk-yeol, do të rrisë kredinë tatimore për investimet e firmave të mëdha në 15%, plus 10% për investimet shtesë të bëra në vitin 2023.

Dinamika të ngjashme janë në lojë edhe në Tajvan. Një ligj për risinë, me nofkën “Akti i çipave të Tajvanit”, i miratuar në janar, u ofron kredi tatimore kompanive vendase të çipave për 25% të kostove të kërkimit dhe zhvillimit. Me firmën gjigante TSMC, Tajvani zotëron nivelin më të lartë të prodhimit të çipave që të gjithë të tjerët do të dëshironin ta kishin. Përveç fabrikës japoneze, TSMC-ja planifikon të ndërtojë edhe dy fabrika në Amerikë.

Megjithëse investimet e huaja nuk përfshijnë teknologjinë e saj më të përparuar, ato po shkaktojnë shqetësim në vend. Shumë në Tajvan kanë frikë se zhvendosjet e TSMC-së jashtë vendit, mund të zvogëlojnë nxitjen e Amerikës për të mbrojtur Tajvanin nga Kina.

Firma është përpjekur të qetësojë ankthin. Në një ceremoni në dhjetor për të shënuar fillimin e prodhimit të saj masiv të çipave të avancuar, kryetari i TSMC-së tha se firma kishte investuar 60.7 miliardë dollarë në një fabrikë në Tajvanin Jugor, rreth 50% më shumë se në Amerikë.

Japonia gjithashtu ka derdhur para në këtë drejtim. Një paketë buxhetore shtesë e miratuar në fund të dhjetorit, përmban 1.3 trilionë jen (10 miliardë dollarë) për çipat, duke përfshirë financimin për gati gjysmën e kostove të fabrikës së TSMC-së në Kumamoto.

TSMC-ja po shqyrton ndërtimin e një fabrike të dytë në Japoni. Tim Cook, shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, klientja më e madhe e TSMC-së, bëri një vizitë në Kumamoto në fund të vitit të kaluar.

Qeveria japoneze ka ofruar gjithashtu 70 miliardë jen në kapital fillestar për Rapidus, një sipërmarrje e re e përbashkët midis kompanive kryesore elektronike japoneze që do të bashkëpunojë me gjigantë të huaj si IBM-ja amerikane dhe firma belge IMEC, me shpresën për të zhvilluar një bazë për kërkimin dhe zhvillimin e çipave të avancuar në Japoni.

Vizioni i një “zinxhiri demokratik të furnizimit me gjysmëpërçues” nuk është jorealist. Por krijimi i rrjeteve të çipave në vend të nxitjes së luftërave të çipave, do të kërkojë një koordinim të kujdesshëm brenda qeverive individuale, midis qeverive aleate dhe në të gjithë sektorët publikë dhe privatë. Prodhuesit tajvanezë dhe koreanojugorë të çipave janë të përfshirë në një garë të ashpër për të prodhuar çipa të avancuar.

Konfliktet historike helmojnë marrëdhëniet midis Japonisë dhe Koresë së Jugut dhe janë përhapur në tregtinë e çipave në të kaluarën. Asnjë nga burokratët e vendeve nuk është i pajisur mirë për të përballuar kompleksitetin e zinxhirëve të furnizimit me gjysmëpërçues.

Vetë aleanca Chip 4 reflekton “të menduarit e kufizuar në këtë drejtim”, argumenton Martijn Rasser, një ish-zyrtar i lartë amerikan: “Si mund të kemi një bisedë të mirëfilltë për zinxhirët e furnizimit të gjysmëpërçuesve, pa Holandën dhe Belgjikën?”

Bashkëpunim i vështirë

Sulmet e njëanshme të Amerikës ndaj Kinës e kanë bërë më të vështirë nxitjen e frymës së bashkëpunimit. Njoftimi i administratës Biden për kontrollet mbi eksportet e çipave në Kinë tetorin e kaluar, i kapi në befasi shumë vende aziatike.

“Pse, mos po e bëni të vetëm ju këtë gjë?” tha me vete një zyrtar i lartë japonez kur dëgjoi lajmin. Ahn Cheol-soo, një sipërmarrës teknologjik i Koresë së Jugut, e krahason qasjen e Amerikës me ofertën mafioze “që nuk mund ta refuzosh” të Marlon Brandos, në filmin “Kumbari”. Koreja e Jugut ende nuk i është bashkuar kësaj nisme.

Prodhuesit aziatikë të çipave shqetësohen për humbjen e pjesës së tregut në Kinë. Kompanitë japoneze gjysmëpërçuese gjenerojnë atje rreth 20-30% të biznesit të tyre dhe do të humbisnin rreth 70% të tij si rezultat i kufizimeve të Amerikës, llogarit Minamikawa Akira nga firma kërkimore Omdia. Tokyo Electron uli parashikimin vjetor të të ardhurave operative me gati 25%, pas kufizimeve të reja amerikane.

Si Samsung, ashtu edhe SK Hynix, kanë objekte të rëndësishme prodhimi dhe kërkimi në Kinë. Midis janarit dhe shtatorit të vitit të kaluar, rreth 40% e eksporteve të çipave koreane, shkuan në Kinë, e cila ka gjithashtu në dispozicion shumë mënyra për t’ua kthyer me të njëjtën monedhë.

Japonia kujton një ndalim të dhimbshëm kinez për eksportet e metaleve të rralla, të shkaktuar nga një mosmarrëveshje për ishujt Senkaku/Diaoyu në fillim të viteve 2010. Kina e ka paralajmëruar haptazi Korenë e Jugut që të mos bashkohet me grupin amerikan Chip 4.

Mosmarrëveshjet mbi çipat

Ka edhe shumë rreziqe të tjera. Politikat paralele industriale mund të sjellin një tepricë të ofertës. Shoqëria e konsulencës KPMG anketoi drejtuesit e kompanive të ndryshme dhe vetëm 65% e tyre mendonin se mungesa e furnizimit që goditi disa çipa kohët e fundit, do të lehtësohej në vitin 2023.

Firma Intel, e cila dikur udhëhiqte industrinë e çipave, më 26 janar parashikoi një nga tremujorët më të këqij. Shqetësimet për prodhimin e tepërt janë rritur.

Përqendrimi në fabrikim shpërfill skajet e zinxhirit të furnizimit, si lëndët e para, paketimet dhe testimet, ku Azia Juglindore dhe Kina luajnë role kyçe.

Shumë shqetësohen gjithashtu se frenimet e Amerikës ndaj ambicieve të Kinës për çipa të nivelit të lartë, vetëm sa do të bëjnë që Kina t’i përqendrojë burimet e veta në çipat e zakonshëm të pajisjeve elektronike. Sukseset që ka pasur ajo në mbizotërimin e tregut për prodhimin e paneleve diellore, janë shembuj shqetësues.

Edhe nëse qeveritë tregohen të gatshme të subvencionojnë ndërtimin joefikas të zinxhirëve të dyfishtë të furnizimit, ato mund të mos gjejnë inxhinierë të mjaftueshëm për t’i bërë ata të funksionojnë, veçanërisht në Azinë Lindore me probleme demografike. Industria gjysmëpërçuese e Koresë së Jugut parashikohet të ketë një mungesë prej të paktën 30,000 punëtorësh në dekadën e ardhshme.

C.C. Wei, shefi ekzekutiv i TSMC-së, ka thënë se pengesa kryesore e kompanisë, është mungesa e inxhinierëve të aftë: inxhinierët me aftësi bazë kanë nevojë për 8 vjet trajnim, për të punuar në një nga fabrikat e TSMC-së.

Rreth 300 inxhinierë tajvanezë do të zhvendosen në Kumamoto për të drejtuar fabrikën e re atje. Japonia ndërkohë po përpiqet të trajnojë talentet e saj. Ndërtimi i fazës tjetër të industrisë, thotë zoti Kuroda, do të kërkojë më shumë se para dhe ligjin e Moore: “Ne kemi nevojë për më shumë njerëz”.

Marrë nga Monitor.al

çip tsmc

Sondazh

Poll
Ekonomi 26 Shkurt 2023, 07:46 I.A

Tërmeti, rreziku i harruar shpejt

Termet TIRANË- Tërmetet e forta të datës 6 shkurt në Turqi sollën për shqiptarët kujtimet e hidhura të në...

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron