LIVE UPDATES
Ekonomi

Mbështetja direkte për fermerët në Shqipëri, 18 herë më e ulët se në rajon

Sipas tij, subjektet dhe institucionet që merren me monitorimin e Ministrisë së Bujqësisë në Shqipëri marrin 42 euro.

21 Shkurt 2023, 12:36 Nga k.m.
Mbështetja direkte për fermerët në Shqipëri, 18
Foto ilustruese

TIRANË- Ndër të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria është shteti që ofron subvencionet më të pakta për fermerët. Sipas të dhënave nga një raport i FAO(Organizata e Ushqimit në Kombet e Bashkuara), i botuar gjatë vitit të shkuar, në Shqipëri fermerët marrin vetëm tre euro mbështetje direkte për hektar nga shteti.

Raporti për "Analizën e politikës së bujqësisë dhe zhvillimit rural" evidenton se Shqipëria çon shumë pak fonde publike në bujqësi, teksa ka një strukturë të përkeqësuar të përdorimit të tyre, pasi fondet nuk shkojnë aty ku duhet. Sipas tij, subjektet dhe institucionet që merren me monitorimin e Ministrisë së Bujqësisë në Shqipëri marrin 42 euro.

Mbështetja direkte për fermerët në Shqipëri, 18

Ndërkohë situata në vendet e tjera është e kundërta pasi pjesa më e konsiderueshme e mbështetjes shkon drejtëpërdrejt te fermeri.

Kosova që është vendi më afër nesh, me gjysmën e buxhetit tonë dhe me një përvojë shtetformuese shumë të re, mbështet me 69 euro për hektar fermerin dhe 54 euro administratën. Në Bosnjë-Hercegovinë, 66 euro për hektar i shkojnë fermerit dhe 60 administratës.

Vendet e Ballkanit Perëndimor mesatarisht u dhanë fermerëve të tyre rreth 54 euro për hektar, ndërsa në Shqipëri, kjo shifër ishte 18 herë më pak, me vetëm 3 euro.

“Shteti nuk ofron asistencë të mjaftueshme për fermerët, për të përballuar konkurrencën në treg, për të parandaluar shpopullimin rural, apo për të rritur produktivitetin. Si i tillë, vendi duhet të rrisë urgjentisht financimin e drejtpërdrejtë dhe të përmirësojë funksionimin e institucioneve, në mënyrë që fondet të absorbohen siç duhet,”- thotë raporti referuar këtij niveli financimi.

Ai gjithashtu thekson se rritja e fondeve ndaj fermerëve paralelisht me zhvillimin e institucioneve që funksionojnë mirë, janë kushte që duhen përmbushur për thithjen me efikasitet të fondeve të Bashkimit Europian.

“Në vitet e fundit të para-anëtarësimit, një vend kandidat duhet të akordojë nga buxheti i brendshëm të paktën një të tretën e fondeve që pret nga buxheti i BE. Që të plotësojë këtë kusht, Shqipëria duhet të pesëfishojë alokimin për bujqësinë në raport me vitin 2019, duke i çuar subvencionet 150-200 milionë euro,”- thekson gjithashtu raporti.

Gjithashtu në të vlerësohet se puna në bujqësinë shqiptare është e vështirë dhe stresuese. Fermerët shqiptarë sipas raportit jo vetëm që janë të ekspozuar nga ndryshimi i klimës, mungesa e ekspertizës, laboratorëve dhe certifikimeve por punojnë dhe pa kontrata, gjë që shpesh rrezikon punën e tyre./GazetaSi

shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj