Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në pikat e tregtimit të Kastrati, operatori më i madh i tregtimit me pakicë dhe shumicë në vend, një litër naftë tregtohet me 192 lekë, nga 185 lekë që ishte pak ditë më parë. Benzina shitet me 196 lekë, nga 188 lekë që ishte më parë. Gega Oil, e dyta më e madhja në vend e shet naftën me 191 lek pēr litër dhe benzinën 195 lekē. Në pikat e tregtimit të Eida Petroleum, nafta ka arritur në 189 lekë dhe benzina në 193 lekë.
TIRANË- Çmimet e naftës janë rritur sërish në tregun vendas me 5-7 lekë për litër, për të tretën herë radhazi brenda pak javësh.
Në pikat e tregtimit të Kastrati, operatori më i madh i tregtimit me pakicë dhe shumicë në vend, një litër naftë tregtohet me 192 lekë, nga 185 lekë që ishte pak ditë më parë. Benzina shitet me 196 lekë, nga 188 lekë që ishte më parë. Gega Oil, e dyta më e madhja në vend e shet naftën me 191 lek pēr litër dhe benzinën 195 lekē. Në pikat e tregtimit të Eida Petroleum, nafta ka arritur në 189 lekë dhe benzina në 193 lekë.
Që nga 15 korriku, kur filloi shtrenjtimi, nafta është rritur gjithsej me 16 lekë për litër (tre herë gjithsej), duke arritur në nivelin më të lartë që nga mesi i marsit të këtij viti. (shiko grafikun: Çmimet e naftës në tregun vendas të pakicës. janar 2022-13 gusht 2023).
Para se të fillonte shtrenjtimi, kishte zbritur në 179 lekë. Operatorët e tregut pohojnë se tendenca është e lidhur me shtrenjtimin e karburantit në bursë, ku treguesi Platts, që merret si referencë nga importuesit shqiptarë, u mbyll të premten me 940 dollatë ton, që është niveli më i lartë që nga tetori i vitit 2022 dhe tendenca duket për shtrenjtim të mëtejshëm drejt 1000 dollarëve.
Sipas Reuters, çmimet e naftës u rritën të premten pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikoi kërkesën rekord globale dhe shtrëngimin e furnizimeve, duke bërë që çmimet të vijonin rritjen oër të shtatën javë radhazi, periudha më e gjatë që nga viti 2022. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent u rritën me 41 cent, ose 0,5%, për të arritur në 86,81 dollarë për fuçi, ndërsa çmimet e naftës së papërpunuar të treguesit refrencë të Teksasit Perëndimor (WTI) fituan 37 cent, ose 0,5%, në 83,19 dollarë. Në baza javore, të dy treguesit u rritën me rreth 0.5%.
Në kahun tjetër, dollari, që është monedha me të cilën blihet nafta nga tregtuesit vendas vijon të mbetet në nivelet më të ulëta të të paktën një dekade. Të premten, një dollar, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë këmbehej me 94.5 dollarë, nga 108 lekë që ishte në mes të marsit.
Taksat mbajnë naftën e lartë
Operatorët e tregut pohojnë se krahas shtrenjtimit në bursa, një tjetër factor që i mban çmimet elarta në vend është barra e lartë e taksave që rëndojnë mbi naftën, që arrin në mbi 60% të çmimet. Përveç TVSH-së, akcizës e taksës së qarkullimit, rreth 8 lekë të tjera për litër shkojnë për taksa të tilla si markim, skanim, kolaudim, rilicencim, që në pjesën më të madhe kanë rezultuar të panevojshme.

Vetëm ditët e fundit qeveria vendosi të shtyjë edhe për një vit kontratën e markimit të karburanteve, që ka një kosto, që paguhet në çmim nga konsumatorët prej rreth 7-8 milionë euro në vit.
Marrë nga Monitor
foto ilustruese Me mijëra tonë grurë i prodhuar nga fermerët e Lushnjës pritet të magazinohen, pasi mungon tregu i shitjeve....
foto ilustruese Shpronësimet për portin e ri në Porto Romano do të jenë me çmim 5 euro/m2. Ekspertët e tregut të...
TIRANE- Tatimet kanë nisur të aplikojnë gjobat për bizneset eksportuese, që nuk po paguajnë tatimfitimin e parapaguar, edhe pse ...
Foto ilustruese Teksa të ardhurat buxhetore në vlera neto kanë shënuar përmirësim sidomos dy vitet e fundit, qeveria nuk po t...
Foto ilustruese Kredia për biznesin vazhdon të jetë dominuese në strukturën e portofolit të bankave shqiptare. Sipas të...
Foto ilustruese Treguesit e fertilitetit në Shqipëri po përkeqësohen me shpejtësi, duke e renditur vendin me normat më t&eum...
Foto ilustruese Në fshatrat e Fierit dhe Lushnjes, gruri ka mbetur stok. I gjithë mundi i fermerëve ndodhet në qiell të hapur, aty...
foto ilustruese Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP) dhe Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) do të shtojnë bashkëpunimin, me synim sht...
Foto ilustruese Popullsia e Shqipërisë po bie në mënyrë dramatike prej rënies së shpejtë të lindjeve. T&e...
Foto ilustruese Përmirësimi i bilancit të jashtëm të ekonomisë shqiptare është faktori kryesor që ka sjell&eum...