LIVE UPDATES
Ekonomi

Monument i kategorisë së parë, gati restaurimi i Muzeut Etnografik të Elbasanit

Monumenti në fjalë është një godinë 2 kate tipike elbasanase me hajat dhe çardak, sipas dokumenteve,  dikur ka shërbyer si Banesa e Sejdineve, sot gjysma e tij është kthyer në Muze Etnografik të qytetit Elbasan dhe administrohet nga ana e Bashkisë Elbasan.

28 Gusht 2024, 08:04 Nga I.A

Monument i kategorisë së parë, gati restaurimi i Muzeut

ELBASAN- Muzeu Etnografik i Elbasanit, Monument i Kategorisë së parë dhe i vetmi i kësaj natyre në këtë qark pritet që t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë i cili synon të përmirësojë kushtet në të cilat ndodhet. Monumenti në fjalë është një godinë 2 kate tipike elbasanase me hajat dhe çardak, sipas dokumenteve, dikur ka shërbyer si Banesa e Sejdineve, sot gjysma e tij është kthyer në Muze Etnografik të qytetit Elbasan dhe administrohet nga ana e Bashkisë Elbasan.

Hyrja kryesore e Muzeut është e orientuar nga perëndimi bashkë me kopshtin me pemë dhe lule. Tavanet dhe dyshemeja e katit te parë janë prej druri të gdhendur dhe ka dritare në çdo fasadë. Monumenti ndodhet në qendër të qytetit Elbasan, në anën lindore të sheshit “Aqif Pasha”. Objekti është ndërtuar në një terren të sheshtë dhe daton prej shek. XVIII -të.

Bashkia aktualisht po prokuron pjesën e mbikëqyrjes së punimeve për këtë kontratë e cila synon restaurimin e plotë të këtij Monumenti. Rritja e prurjeve turistike duket se po orienton gjithmonë e më shumë vëmendjen tek plotësimi i ofertës rajonale në qarqe të ndryshme të vendit përfshi këtu edhe Elbasanin.

Në përshkrimin arkitektonik sqarohet se kati i parë ka një korridor të madh dhe 4 dhoma të vizitueshme. Ndërkati është prej druri shtruar me dërrasë.

“Tavanet janë të gjithë të dekoruar me motive të ndryshme nga njëra-tjetra. Në këtë objekt spikatin dekoret prej druri murale si dhe afreske në faqet e brendshme të murit, gjë që tregon se banorët e saj dikur kanë përfaqësuar një familje të pasur dhe me nivel të lartë të qytetit. Të gjitha dhomat kanë ndriçim të bollshëm, dritare druri dhe me kanatë druri. Dhomat e ndenjjes për burra dhe për gra janë të veçanta dhe janë me oxhak.

Në ambiente është realizuar një mobilim tipik i periudhës kur ka shërbyer objekti si banesë. Vlerë të veçantë në muze ka dhe fondi i prodhimeve dhe veshjeve të zbukuruara në mënyrë artizanale. Në anën perëndimore ndodhen dhe dy ambiente me një korridor të brendshëm që komunikojnë me çardakun të cilat sot shërbejnë si arkivë dhe depo” thuhet në dokumentet e procedurës.

Të dhënat zyrtare tregojnë për një rritje të interesit për monumentet kulturore dhe kalatë në vend gjatë viteve të fundit. Në janar-korrik 2024 u regjistruan mbi 651.7vizitorë gjatë Janar-Korrik 2024 në sitet kulturore në vend, një rritje prej 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku 23% e vizitorëve janë turistë të huaj.

Top 5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:

– Kalaja Gjirokastër – 120,723 vizitorë

– Muzeu “Gjergj Kastrioti” Krujë – 90,955 vizitorë

– Parku Arkeologjik Shkodër – 85,806 vizitorë

– Parku Arkeologjik Butrint – 84,742 vizitorë

– Parku Arkeologjik Apolloni – 68,469 vizitorë.

Monitor.al

muzeut etnografik i elbasanit


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj