Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë mbledhjes së zhvilluar në fillim të muajit dhjetor, anëtarët e Bordit të Mbikëqyrjes të Këshillit të Byrove, pasi njohën progresin e arritur në vitet e fundit si dhe plotësimin e kritereve, vendosën të miratojnë heqjen e statusit të monitorimit për Byronë Shqiptare të Sigurimit.
Për herë të parë pas gati 10 vitesh nën monitorim nga Këshilli i Byrove, Byroja Shqiptare e Sigurimit ka dalë nga ky status.
Vendimi ka ardhur pas implementimit të dispozitave të propozuara nga AMF dhe të parashikuara në ligjin e ri “për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, që kanë të bëjnë me fondin e garancisë, fondin për pagesën e dëmeve të kartonit jeshil, riorganizimin e Byrosë dhe shmangien e konfliktit të interesit, si edhe parashikime të tjera që rregullojnë trajtimin e dëmeve si dhe administrimin e kartonit jeshil.
Gjatë mbledhjes së zhvilluar në fillim të muajit dhjetor, anëtarët e Bordit të Mbikëqyrjes të Këshillit të Byrove, pasi njohën progresin e arritur në vitet e fundit si dhe plotësimin e kritereve, vendosën të miratojnë heqjen e statusit të monitorimit për Byronë Shqiptare të Sigurimit.
Një nga ndryshimet e rëndësishme që ka sjellë ligji i ri ka të bëjë me mënyrën e trajtimit të rasteve të Fondit të Kompensimit, ku përfshihen aksidentet e shkaktuara nga mjetet e pasiguruara ose të paidentifikuara. Në ligj parashikohet për herë të parë e drejta e shoqërisë së sigurimit (si sigurues i drejtëpërdrejtë) të kryejë funksionet e Byrosë. Trajtimi dhe pagesa e këtyre rasteve në masën mbi 70% nga shoqërisë, si sigurues i drejtpërdrejtë, ka sjellë një shfryrje të Fondit të Kompensimit, ku tashmë dalja e Byrosë Shqiptare të Sigurimit nga monitorimi, konfirmon edhe njëherë se nuk ka më probleme me Fondin e Kompensimit.
Gjithashtu, për rastet që i kalojnë Fondit të Kompensimit, ligji ka parashikuar krijimin e një fondi garancie në vlerën minimale prej 150 milionë lekësh, gjë e cila përsëri ka ndikuar direkt në vendimin e Këshillit të Byrove për nxjerrjen e BSSH nga statusi i monitorimit.
Në tetor 2013, me vendimin e Këshillit të Byrove, Byroja Shqiptare e Sigurimit u vendos në statusin “në monitorim”, për shkak të rritjes së numrit të thirrjeve të garancive ndër vite, numrit të konsiderueshëm të pazgjidhur të kërkesave për dëmshpërblim, dështimit në ndjekjen e rregullave të brendshme në lidhje me emërimin e korrespondentëve, mospjesëmarrjen e Byrosë në mbledhjet e asamblesë së përgjithshme dhe takimeve rajonale, si dhe ndyshimeve të vazhdueshme të drejtuesve të Byrosë.
Pas kërkesës së Byrosë për vlerësimin e situatës së saj, Këshilli i Byrove rekomandoi ndërmarrjen e disa ndryshimeve që kishin të bënin kryesisht me profilin e rrezikut të BSSH, sistemin e trajtimit të dëmeve, performancën e Byrosë, kapacitetin garantues, kërkesat për rimbursim, etj. Të gjitha këto kërkesa u adresuan në ndryshimet e parashikuara në ligjin e ri “për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.
Këshilli i Byrove (the Green Card Bureaux) manaxhon sistemin e kartonit jeshil dhe koordinon aktivitetet e 47 vendeve të Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, duke garantuar që një i dëmtuar në një aksident rrugor, të shkaktuar nga një automjet i huaj (nga një vend tjetër pjesëmarrës) do të dëmshpërblehet në vendin e aksidentit. Byroja e vendit të aksidentit, më pas, mund të rimarrë të gjitha kompensimet e paguara nga Byroja e vendit nga ka origjinën automjeti përgjegjës.
Byroja Shqiptare e Sigurimit është përfaqësuese kombëtare në Këshillin e Byrovë dhe është përgjegjëse për të gjitha detyrimet që rrjedhin nga anëtarësia në sistemin e kartonit jeshil. Në bazë të ligjit 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, mbikëqyrja e Byrosë kryhet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare./MONITOR
Foto ilustruese Si asnjëherë tjetër, raporti i fundit i Fondit Monetar për Shqipërinë (FMN), i ka kushtuar vëmendje t&eu...
Shtrenjtimi deri 4-fish i tarifave të transportit të mallrave që nisi pas pandemisë nuk ndikoi të rënia e volumit tregtar, n&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Bizneset në të gjithë sektorët pohojnë se mungesa e punonjësve është problem serioz, p...
Foto ilustruese Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në përfundimin të konsultimeve të Nenit IV me Shqipë...
Foto ilustruese Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka zhvilluar procedurën e radhës së shitjes së energjisë e cila ka rezultua...
Euro Euro pësoi këtë javë një tjetër rënie të fortë në kursin e këmbimit me Lekun, duke zbritur p&eu...
Foto ilustruese Çdo anije që do të dalë brigjeve të deteve për peshkim duhet të raportojë elektronikisht speciet ...
Foto ilustruese Pasi shënoi rritje të vazhdueshme prej një viti, inflacioni shfaqi shenja ngadalësimi në nëntor. Sipas i...
Foto Ilustruese TIRANË- Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) aprovoi pak ditë më parë kërkesën e komp...
Foto Ilustruese TIRANË- Kredia bankare po shtrenjtohet dukshëm edhe për bizneset. Të dhënat e Bankës së Shqipëris&e...