LIVE UPDATES
Ekonomi

Ngadalësohet rritja e eksporteve në vlerë, bie në sasi; Fasoni: Po shesim më pak

Sipas të dhënave të INSTAT, në qershor eksportet ishin 46 miliardë lekë, me një rritje prej 32.2% me bazë vjetore. Në maj rritja ishte 37%, ndërsa në prill 47%, pasi në shkurt dhe në mars kishte arriti zgjerim rekord prej mbi 50%.

19 Korrik 2022, 07:09 Nga A.B

Ngadalësohet rritja e eksporteve në vlerë, bie në sasi;

Eksportet kanë vijuar rritjen edhe përgjatë muajit qershor, të ndikuara nga shtrenjtimi i lëndëve të para dhe çmimeve në tregjet ndërkombëtare, por ritmet e zgjerimit janë ngadalësuar, duke reflektuar si frenimin e kërkesës globale pas çmimeve të larta ashtu dhe mungesën e fuqisë punëtore nga industritë vendase.

Sipas të dhënave të INSTAT, në qershor eksportet ishin 46 miliardë lekë, me një rritje prej 32.2% me bazë vjetore. Në maj rritja ishte 37%, ndërsa në prill 47%, pasi në shkurt dhe në mars kishte arriti zgjerim rekord prej mbi 50%.

Për 6 mujorin, eksportet arritën në rekordin e 253 miliardë lekëve, me një zgjerim prej 43.3% me bazë vjetore, nga 46% që kishte qenë rritja për 5 mujorin.

Ngadalësimi në qershor erdhi nga mineralet, lëndët djegëse dhe energjia, ndërsa rritjen më të fortë vijuan ta shënonin materialet e ndërtimit dhe metalet (që ndikuan në 34% të zgjerimit total).

Ndonëse në vlerë janë rritur, në sasi eksportet rezultojnë me një rënie prej 2.7%, e ndikuar nga tkurrja e “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, me 2.7%.

Ngadalësohet rritja e eksporteve në vlerë, bie në sasi;

Fasoni nuk përballon dot porositë për shkak të mungesës së punonjësve

Kriza e fuqisë punëtore po jep efektet e saj dhe në ecurinë e eksporteve. Sipas INSTAT, në vlerë, eksportet e Tekstile dhe këpucë, që janë grupi më i madh në vend, me 27% të totalit, u rritën me 22% me bazë vjetore për 6 mujorin.

Sektori e ka marrë veten pasi në dy vitet e pandemisë u godit më shumë nga rënia e kërkesës për shkak të karantinave të vazhdueshme. Por, eksportuesit ngrenë shqetësimin se ata nuk arrijnë të përballojnë rritjen e kërkesës për shkak të mungesës së fuqisë punëtore.

“Eksportet janë rritur në vlerë (shkak është bërë shtrenjtimi i kostove të lëndës së parë) por ka një ulje në sasi/copë pasi jemi ne kolaps për punonjës dhe nuk arrijmë të plotësojmë urdhrat e punës gjendje dhe ato që po vijnë”, thotë Edvin Prençe, Kryetari i Proeksport Albania.

Materialet e ndërtimit, rritje me 80%

Materialet ndërtimit dhe metalet kanë pësuar rritje të ndjeshme të eksporteve me rreth 70% në 6-mujor, ndonëse në qershor edhe ky grup u ngadalësua. Vlera e tyre arriti në 59 miliardë lekë në janar-qershor 202. Përfaqësues të sektorit bënë më dije se rritje po udhëhiqet nga çmimet e larta po edhe nga kërkesa më e lartë, për hekur dhe çimento sidomos në Kosovë. Ky është grupi i dytë më i madh i eksportuar në vend, me 23% të totalit.

Në sasi, ky grup për 6 mujorin u rrit me vetëm 8.1%, sipas të dhënave të INSTAT.

Ngadalësohen mineralet dhe lëndët djegëse

“Mineralet, lëndë djegëse, energjia” u rritën me 62% për 6 mujorin, por ritmet e zgjerimit u ngadalësuan ndjeshëm në qershor (+16%), teksa rritja e çmimeve po ndikon në frenimin e kërkesës.

Ndikim negativ ka dhënë dhe rënie e eksporteve të energjisë elektrike për shkak të thatësirës.

Ushqimet dhe pijet rritje më të ulet nga grupet e tjera

Eksporti i ushqimeve dhe pijeve  u rrit me 18.5% për 5 mujorin, nga 20% në 5-mujor. Kjo ishte rritja më e ulët në krahasim me grupet e tjera të eksporteve. Vitet e tjera eksportet e ushqimeve kishin ritmet më të lartë të rritjes, për shkak të bazës së ulet eksporteve dhe rritjes së prodhimit në sera. Bujqit në zonën e Myzeqesë pohojnë se këtë vit çmimet e eksporteve ishin më të larta, por sasia ka qenë e ulët për shkak se një pjesë e serave nuk u mbollën nga çmimet e larta të inputeve.

Makineritë e pajisjet në rritje pas shtimit të numrit të fabrikave

Makineritë e pajisjet kanë shënuar ecuri pozitive duke u zgjerua me 42% për qershorin dhe 35.5% për 6 mujorin. Ky grup është nxitur vitet e fundit nga ngritja e fabrikave që montojnë pjesë elektrike për automjetet.

Rritja e importeve me ritme më të larta sesa eksportet ka vijuar të thellojë deficitin tregtar. INSTAT bën të ditur se Deficiti tregtar i muajit qershor është 35 mld lekë, duke u rritur me 8,6 %, krahasuar me Qershor 2021 dhe me 1,0 %, në krahasim me Maj 2022.

Në këtë gjashtëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 253 mld lekë, duke u rritur me 43,3 %,  ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 446 mld lekë, duke u rritur me 25,9 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 193 mld lekë, duke u rritur me 8,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.

Gjatë muajit Qershor 2022, sipas INSTAT, në rritjen e eksporteve prej 32,2 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +11,0 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +6,9 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me 4,2 pikë përqindje.

Eksportet, gjatë këtij gjashtëmujori janë rritur me 43,3 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +13,7 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +12,2 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me 6,9 pikë përqindje.

Gjatë muajit Qershor 2022, në rritjen e importeve prej 20,8 %, krahasuar me Qershor 2021, kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +10,8 pikë përqindje, “ Ushqime, pije, duhan” me +3,3 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,5 pikë përqindje .

Si gjashtëmujorë, importet janë rritur me 25,9 %, krahasuar me gjashtëmujorin e parë 2021. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +10,7 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +4,8 pikë përqindje dhe “ Ushqime, pije, duhan” me +3,9 pikë përqindje

Italia, me rritjen më të madhe të importeve dhe eksporteve, bien me Rusinë

Në muajin Qershor 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Qershor 2021 janë: Itali (31,9 %), Greqi (76,5 % ) dhe Spanjë (54,3 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kosova ( 1,6 %) dhe Maqedonia (1,2 %) .

Gjatë këtij gjashtëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (53,7 %), Kosova (12,1 %) dhe Gjermania (94,5 %) . Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, është: Spanja (51,6 %) .

Në muajin Qershor 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Qershor 2021 janë: Italia (12,6 %), Kina (5,9 %) dhe Greqia (15,6 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Turqia (3,8 %) dhe Gjermania (9,8 %).

Gjatë këtij gjashtëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (13,9 %), Turqia (40,6 %) dhe Kina (7,8 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: SHBA (3,0 %), Rusia (19,3 %), dhe Zvicra (19,0 %)./MONITOR

eksporte


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje