LIVE UPDATES
Ekonomi

Normat e larta të interesit, qeveria rrit intensitetin e emetimit të borxhit afatshkurtër

Sipas burimeve zyrtare, Ministria e Financave ka në plan të emetojë ketë muaj 33.6 miliardë lekë nëpërmjet tetë ankandeve nga të cilat 22.6 miliardë lekë janë Bono Thesari që përbëjnë 67 % të totalit të emetimeve dhe 11 miliardë lekë janë obligacione.

23 Gusht 2023, 11:14 Nga I.A

 

Normat e larta të interesit, qeveria rrit intensitetin e emetimit të
Foto ilustruese

 

TIRANË- Normat e larta të interesit në tregun e brendshëm po orientojnë qeverinë të përdorë më shumë instrumentet afatshkurtër për shërbimin e borxhit, pasi gjatë këtij muaji në ankande kanë dominuar bonot e thesarit deri në 12 muaj afat në vend të obligacioneve me afat më të gjatë maturimi.

Sipas burimeve zyrtare, Ministria e Financave ka në plan të emetojë ketë muaj 33.6 miliardë lekë nëpërmjet tetë ankandeve nga të cilat 22.6 miliardë lekë janë Bono Thesari që përbëjnë 67 % të totalit të emetimeve dhe 11 miliardë lekë janë obligacione. Në fillim të vitit 2022 dominonte emetimi i obligacioneve në mbi 80% të emetimeve.

Në 7 gusht u rihap obligacioni 2-vjeçar me vlerë 3 miliardë lekë, si dhe në datën 10 gusht u zhvillua ankandi (emetim i ri) obligacione 7-vjeçare me vlerë 3 miliardë lekë. Gjithashtu me 21 gusht u rihap obligacioni reference 5-vjeçar me vlerë 3 mln lekë si dhe në datën 22 gusht obligacioni reference 3-vjeçar me vlerë 2 miliardë lekë.

Gjatë muajit korrik interesi për bonot e thesarit erdhi në rritje. Në muajin korrik 2023 Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) zhvilloi shtatë ankande, duke ofruar 29.2 miliardë lekë në total, prej të cilave 13.2 miliardë lekë bono thesari dhe 16.0 miliardë lekë obligacione.

Për bonot e thesarit 12-mujore, yield-i mesatar i ponderuar ishte 3.09% në fillim të korrikut dhe shkoi në nivelin 3.14% në fund të muajit dhe ne 15 gusht arriti ne 3.2%. N ndërsa për obligacionet interesi i pranuar varioi nga 4.20% (2V) në 6.50% (10V), teksa në gusht për obligacionet 10 vjeçare interesi arriti në 6%. Në korrik 2023, krahasuar me qershor 2023 kishte rënie për instrumentin 4 V dhe një rritje të lehtë për instrumentet 3 V dhe 5 V, ndërsa në gusht u reflektua një rënie e lehtë për këto instrumente.

Gjatë vitit 2023, pritet të maturohen në total rreth 339 mld lekë, prej të cilave 235 mld lekë bono thesari dhe 104 mld lekë obligacione. Nëse përfshijmë maturimet e instrumenteve të emetuara gjatë 2023, totali arritën rreth 355.5 mld lekë. Instrumenti me maturimet më të larta pritet të jetë bono thesari 12-mujore me vlerë prej rreth 222.5 mld lekë.

Muaji me shumën e maturimeve më të larta të borxhit shtetëror ishte shkurt 2023 me rreth 56.1 mld lekë.

Financimi nga burime të jashtme këtë vit u realizua nëpërmjet emetimit të eurobondit 600 mln euro, ndjekur nga financime të tjera si mbështetje buxhetore dhe financimi i projekteve zhvillimore nga Institucionet Financiare Ndërkombëtare.

Marrë nga Monitor.al

ministria e financave

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj