12 Shtator 2025, 08:11
Nga I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Sektori bankar bëri pothuajse 106 mijë disbursime të kredive në gjysmën e parë të këtij viti. Mbështetur në statistikat e pagesave të Bankës së Shqipërisë, gjatë 6-mujorit të parë 2025 bankat kryen në sistem gjithsej 105 819 disbursime të kredive për individët dhe bizneset. Numri i kredive të disbursuara është rritur me 52% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Kjo shifër përfaqëson në mënyrë të përafërt numrin e kredive të reja të dhëna nga sektori bankar këtë vit, megjithëse në disa raste mund të bëhet fjalë edhe për disbursimin me transhe të një kredie të vetme të miratuar.
Numri i kredive të reja u dominua nga individët, me 53 818 mijë disbursime ose 51% e totalit të kredive të dhëna për gjysmën e parë të vitit. Numri i kredive në segmentin e individëve u rrit me 45% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një tendencë rritjeje edhe më e shpejtë po regjistrohet në kreditë e dhëna për bizneset.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në gjysmën e parë të këtij viti u disbursuan 52 001 kredi në llogaritë e bizneseve. Numri i kredive për bizneset u rrit me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kreditë e dhëna për biznesin përbënin pothuajse 49% të numrit të kredive të disbursuara, nga 47% përbënin në gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Rritja e numrit të kredive konfirmon ecurinë pozitive të huadhënies edhe të shprehur në vlerë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për 7-mujorin 2025, janë dhënë gjithsej 231.9 miliardë lekë kredi e re, me një rritje prej 10% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kredia e re për individët arriti vlerën e 77 miliardë lekëve, në rritje me 26% krahasuar me një vit më parë. Kreditimi i individëve është mbështetur te një rritje shumë e shpejtë në dy segmentet kryesore, të blerjeve të pasurive të paluajtshme dhe financimit të konsumit.
Ndërsa kredia e re për bizneset arriti në 151.3 miliardë lekë, me një rritje prej 1.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në fund të muajit korrik, edhe portofoli total i kredisë për ekonominë, shprehur si tepricë, qëndroi në vlera të përafërta me qershorin. Ai kishte vlerën e 893.1 miliardë lekëve. Megjithatë, me bazë vjetore, kredia vazhdon të jetë në rritje, me 11.9%.
Rritja është më e lartë në segmentin e individëve, ku portofoli ka arritur vlerën e 360.5 miliardë lekëve, në rritje me 9.6% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa në segmentin e biznesit vlera e portofolit të kredisë arriti në 490.4 miliardë lekë, në rritje me 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ Monitor.al
sektori bankar kredite
Ekonomi
12 Shtator 2025, 07:57
I.A
TIRANË- Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti ...
Ekonomi
11 Shtator 2025, 07:44
I.A
TIRANË- Rritja e pagave në administratën publike ndikoi ritmet mesatare të pagës bruto në të gjithë ekonominë edh...
Ekonomi
11 Shtator 2025, 07:29
I.A
Euro
TIRANË- Deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqip&eum...
Ekonomi
10 Shtator 2025, 08:22
I.A
Gjashtë janë sektorët, ku potencialisht mund të zhvillohen projekte që përfitojnë nga statusi i investitorit strategjik n&e...
Ekonomi
10 Shtator 2025, 07:55
I.A
TIRANË- Norma e rrezikut të varfërisë në zonat urbane, qytetet e mëdha të Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Fierit...
Ekonomi
10 Shtator 2025, 07:54
I.A
TIRANË- Nga 2026 për arsimin e fëmijëve prindërit më të ardhura vjetore bruto më pak se 1,2 milionë lekë do ...
Ekonomi
9 Shtator 2025, 08:04
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Turizmi në Kosovë ka shënuar rritje të dukshme gjatë muajit korrik 2025. Sipas të dhënave z...
Ekonomi
9 Shtator 2025, 07:30
I.A
69 njësi administrative të vendit, me më pak se 100 fëmijë të moshës 0-14 vjeç, sipas Cens 2023. Në Njësin...
Ekonomi
8 Shtator 2025, 07:19
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi më datë 3 shtator disa ndryshi...
Ekonomi
7 Shtator 2025, 07:36
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Përqendrimi i ekonomisë dhe popullsisë në rajonin Tiranë-Durrës po rrit pabarazinë rajonal...