LIVE UPDATES
Ekonomi

Pas 30 vitesh do fillojë ndërtimi i interkoneksionit 400 kV, mes Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë

Bëhet fjalë për një tender me të cilin ShA  MEPSO, së bashku me partnerin strategjik BERZH-in, vendos një model të ri të procedurave transparente dhe profesionale, një prokurim publik i bazuar në kriteret më të larta për performancën teknike, cilësinë dhe aftësinë financiare.

1 Maj 2025, 12:26 Nga M.B
Pas 30 vitesh do fillojë ndërtimi i interkoneksionit 400 kV, mes
Foto ilustruese

TIRANA- ShA  MEPSO (Operator i sistemit elektrotransmetues i Republikës së  Maqedonisë së Veriut ) njoftoi se ka shpallur një tender të ri ndërkombëtar për ndërtimin e interkoneksionit 400 kV midis Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, një projekt me rëndësi kyçe për integrimin rajonal dhe stabilitetin energjetik të vendit. Bëhet fjalë për një tender me të cilin ShA  MEPSO, së bashku me partnerin strategjik BERZH-in, vendos një model të ri të procedurave transparente dhe profesionale, një prokurim publik i bazuar në kriteret më të larta për performancën teknike, cilësinë dhe aftësinë financiare.

Më vjen keq që për më shumë se tre dekada, pavarësisht pluralizmit politik dhe ndryshimeve demokratike, nuk ka pasur guxim dhe vizion institucional për të krijuar një lidhje elektroenergjetike me Shqipërinë. Sot, ne po korrigjojmë këtë mungesë historike. Puna jonë udhëhiqet nga një vizion për zhvillim të qëndrueshëm, stabilitet institucional dhe përforcim të  besimit të publikut në kapacitetin e shtetit për të zbatuar projekte me interes më të lartë nacional. Jam i bindur se të gjithë së bashku, me një vizion dhe përkushtim të përbashkët, do të ndërtojmë një sistem elektroenergjetik modern, efikas dhe të qëndrueshëm, që do t’Ju shërbejë gjeneratave të ardhshme” deklaroi në konferencën  për shtyp në Qeveri, drejtori general i ShA  MEPSO,  z.Burim Latifi.

Duke treguar vendosmëri dhe integritet, kjo udhëheqësi e  ShA  MEPSO,  potencoi ai, ka anuluar kontratën me kontraktorin e mëparshëm, Energoprojekt nga Bosnja dhe Hercegovina, për shkak të një sërë shkeljesh të konstatuara.

U ballafaquam me një projekt seriozisht të lënë pas dore: nga 269 themele të planifikuara për shtyllat e linjës së transmetimit, ishin përfunduar vetëm 24, gjë që tregon qartë nëse ka pasur seriozitet për përfundimin e projektit. Në kundërshtim me kontratën sipas FIDIC, kontraktori, përmes kërkesave të pajustifikuara për mjete  shtesë dhe braktisjes së njëanshme të terrenit, ka rrezikuar projektin dhe interesin publik. Sa u përket mjeteve financiare, tashmë janë paguar 5.8 milionë euro për kontraktorin e mëparshëm, nga të cilat rreth 2 milionë euro janë kthyer përmes garancive bankare. A do të thotë kjo se anulimi i kontratës ka pasoja financiare? Jo, mjetet janë dhënë për prokurim  të  pajisjeve që janë pronë e jona,” shtoi z. Latifi.

Projekti parashikon ndërtimin e rreth njëqind kilometrave largpërçues me linjë mbitokësore nga trafostacioni  Manastir 2 deri në kufirin Maqedoni-Shqipëri. Vlera e parashikuar e projektit është rreth 17 milionë euro, e financuar përmes kredisë dhe granteve nga BERZH-i dhe fondet evropiane. Afati për dorëzimin e ofertave është 45 ditë, ndërsa zgjedhja e ofertuesit më të favorshëm pritet në tremujorin e tretë të këtij viti, me fillimin e zbatimit në fillim të vitit 2026 dhe përfundimin deri në fund të vitit 2027.

“Ndërtimi i linjës 400 kV përfaqëson më shumë  se sa ndërtim të një  infrastrukture  energjetike; është një hap themelor drejt përfundimit të korridorit rajonal energjetik Lindje-Perëndim, i cili lidh Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Italinë përmes një kablli nënujor. Ndërtimi i këtij interkoneksioni do ta pozicionojë sistemin tonë si një pjesë thelbësore e infrastrukturës elektroenergjetike evropiane, duke mundësuar pjesëmarrje stabile  në tregjet rajonale, qasje në shërbime sistemike dhe balancuese, si dhe sigurimin e një furnizimi më të sigurt dhe më ekonomik për të gjithë qytetarët. Në këtë mënyrë, Maqedonia e Veriut konfirmon edhe një herë ambicien e saj strategjike: të bëhet nyje energjetike në Ballkan”, thuhet në njoftimin zyrtar./ Monitor

maqedonia e veriut shqiperia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj