LIVE UPDATES
Ekonomi

Politika fiskale me akcizën mbyll fabrikat e birrës; Pinguli: Kemi nisur shkurtimin e punonjësve

Për shkak të rritjes së akcizës fabrikat prodhuan për magazinim deri në muajin dhjetor të 2022, ndërsa nga janari u detyruan të mbyllin prodhimin për shkak të shtrenjtimit të prodhimit nga rritja e akcizës, energjia dhe lëndët e para.

18 Janar 2023, 07:20 Nga DOSJA
Politika fiskale me akcizën mbyll fabrikat e birrës; Pinguli: Kemi
Foto Ilustruese

TIRANË- Prej fillimit të muajit janar të këtij viti fabrikat e birrës kanë ndalur prodhimin. Shkak i fikjes së fabrikave të prodhimit vendas është shtimi në treg i birrës së importit me çmim më të ulët se markat vendase. Pavarësisht periodicitetit të konsumit të birrës, Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve Vendas së Birrës Stefan Pinguli tha për “Monitor” se është hera e parë që prodhuesit në të gjithë vendin fikin prodhimin. Sipas tij kjo ka ardhur për shkak të mungesës së tregut të shitjes, ku pesha e birrës së importit me çmim më të lirë se vendasit po rritet çdo ditë, ashtu siç u lajmërua nga prodhuesit para hyrjes në fuqi të ligjit të ndryshuar të akcizës. Pinguli nënvizon se këto janë efektet e ndryshimit të ligjit për akcizën dhe fabrikat do të qëndrojnë të mbyllura për muajt janar-shkurt.

Për shkak të rritjes së akcizës fabrikat prodhuan për magazinim deri në muajin dhjetor të 2022, ndërsa nga janari u detyruan të mbyllin prodhimin për shkak të shtrenjtimit të prodhimit nga rritja e akcizës, energjia dhe lëndët e para.

“Prodhuesit shqiptarë nuk kanë ku ta shesin produktin e tyre. Tregu vendas po mbytet nga birrat italiane dhe markave të tjera që po shiten me çmim më të lirë, ndërsa vendasit janë të detyruar të rrisin çmimet 20 lekë për litër, pasi akciza nga 1 janari 2023 u rrit 18 lekë për litër. Edhe para ndryshimeve të akcizës pesha e birrës së importit në treg ishte 55%, ndërsa nga fillimi i këtij viti është rritur duke shkuar në 70 deri 80%.

Fabrikat do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura për muajt janar-shkurt, ndërsa do të shqyrtohet më tej situata edhe për muajt e tjerë. Me mungesën e shitjeve, prodhuesit nuk arrijnë të përballojnë vetëm koston e energjisë për vënien në punë të fabrikave, jo më pagesat për akcizën e rritur, furnizimet me lëndë të parë që vijojnë të shtrenjtohen dhe rrogat. Shumë fabrika kanë nisur shkurtimin e punonjësve”.

Ndryshimet në ligjin për akcizat që unifikojnë akcizën në 710 lekë për Hl të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl në vit nisën zbatimin nga 1 janari 2023. Me ligjin e mëparshëm aktual akciza e birrës të bërë nga malto, si nga prodhues vendas e të huaj është e ndarë në dy fasha. Akciza për prodhuesit me sasi më të vogël se 200,000 HL në vit është 360 lekë/HL. Ndërsa akciza për prodhues vendas e të huaj me sasi më të madhe se 200, 000 HL në vit është 710 lekë/Hl.

“Vendosja e fashës së birrës i mbronte prodhuesit vendas nga birrat e importit. Më hyrjen në fuqi të ndryshimeve fiskale prodhuesit shqiptarë janë shumë herë më të vegjël se importuesit, të cilët me sjelljet e tyre dumping po shtojnë peshën në treg. Konsumatori vendas është i prirur të konsumojë birrë të huaj, çmimi i ulët e favorizon akoma më shumë shitjen. Për shkak të kësaj situate birra shqiptare rrezikon të zhduket. Po shihet si mundësi shpëtimi e industrisë eksporti, por edhe për to po haset vështirësi, pasi kostot e shtrenjta të prodhimit e bëjnë të pakonkurrueshme birrën shqiptare në tregun e huaj ”, pohoi ai.

Sipas të dhënave të Doganave në 2021 pesha e importeve të birrës në konsum ishte 55%. Në 2021 importet u rritën 19% më shumë se 2020. Rritje në këtë periudhë shënoi edhe prodhimi me 7.5%.

Ndryshimet e akcizës u kundërshtuan fort nga prodhuesit vendas, por Ministria e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj pohoi më herët se heqja e fashës së akcizës është në përputhje me direktivën e BE-së, ndërsa niveli i ri i propozuar ishte 3-4 herë më i ulët se vendet e BE-së.

Pinguli tha se së shpejti shoqata e prodhuesve të birrës ndryshimet në ligjin e akcizës do t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Marr nga Monitor.al

fabrikat e birres

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj