LIVE UPDATES
Ekonomi

Propozimet fiskale, që nga kthimi i skemës së TVSH-së e deri te krijimi i fondit të garancisë

Nga 1 janari 2022 hynë në fuqi ndryshimet në ligjin për TVSH-në që parashikonin heqjen e TVSH-së së kreditueshme 6% për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, me qëllim zëvendësimin e tyre me subvencione direkte.

30 Prill 2023, 07:12 Nga A.B

Propozimet fiskale, që nga kthimi i skemës së TVSH-së e deri

Shoqatat e biznesit, përveç masave në hartimin e strategjive sektoriale për nxitjen e prodhimit vendas e shohin të domosdoshme nga qeveria edhe marrjen e masave fiskale.

Nga 1 janari 2022 hynë në fuqi ndryshimet në ligjin për TVSH-në që parashikonin heqjen e TVSH-së së kreditueshme 6% për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, me qëllim zëvendësimin e tyre me subvencione direkte.

Me skemën e mëparshme, rimbursimi i TVSH-së ishte 20%, ndërsa nga 1 janari 2019, u ul në 6%.

Përpunuesit kanë ngritur shpesh shqetësimin se mosrimbursimi i TVSh-së do të rrisë kostot dhe frenon formalizimin e sektorëve bujqësorë.

Agim Rrapaj, drejtues i KASH, thotë se kjo masë në fuqi shkel një ndër parimet bazë të funksionimit të zinxhirit të TVSH-së, që është rimbursimi dhe nxit importin, duke konkurruar në mënyrë të padrejtë prodhuesit vendas.

DHTI-Tiranë, bashkë me disa organizata partnere biznesi, në fillim të 2023 i është drejtuar ministrit të Financave dhe Ekonomisë, si dhe Kryeministrit, me propozimin për ndërmarrjen e masave emergjente për industritë prodhuese deri në përfundimin e krizës.

Sipas z. Jaka, këto masa përfshijnë që nga heqja e akcizës së gazit që hyri në fuqi në korrik 2022, taksa e pasurive deri te krijimi i një fondi garanci për kreditimin e prodhuesve.

“Të pezullohet detyrimi i parapagimit të TVSH-së në Doganë për importin e lëndëve të para për industritë prodhuese; Të bëhet menjëherë rimbursimi i TVSH-së së prapambetur;

Të hiqet TVSH për të gjithë listën e makinerive dhe të pajisjeve, që janë drejtpërdrejt të lidhura me investimin, si dhe për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme fotovoltaike dhe eolike;

Të hiqet kufiri i TVSH-së për importin e makinerive që përdoren për investim, përjashtimi nga TVSH-ja për importimin e makinerive dhe pajisjeve në funksion të realizimit të kontratave, pasi rritja 10-fish e këtij tavani nga 50 milionë në 500 mln lekë po ndikon në uljen e interesit të investitorëve vendas dhe të huaj, për të investuar në teknologji, veçanërisht në të gjitha industritë prodhuese;

Të hiqet akciza për gazin. Ndryshimet që u miratuan nga qeveria për vendosjen e akcizës 6 lekë/litri aktualisht rëndon në kosto, një pjesë të madhe të prodhuesve që përdorin gazin si lëndë djegëse për prodhim industrial.

Kompanitë që investojnë në energjitë e rinovueshme (dielli, era), deri në vitin 2030, të përjashtohen nga tatimfitimi;

Të hiqet taksa e pasurive, sidomos për ndërmarrjet prodhuese dhe atyre që kanë sipërfaqe të mëdha, pasi kjo taksë po i rëndon së tepërmi;

-Të krijohet një fond garancie për kreditimin e industrive prodhuese nga bankat e nivelit të dytë. Nëpërmjet këtij fondi, i ngritur me kontributin e qeverisë dhe donatorëve, do të lehtësohet aksesi për kredi për bizneset që operojnë në sektorin e industrive prodhuese, agroindustrisë etj.

Fondi i garancisë të operojë deri në 5 vjet, të krijojë kushte lehtësuese kreditimi, për një periudhë mospagimi deri në një vit, me interesa 0-1%.

Në kushtet e hapjes së tregut, si Ballkani i Hapur dhe tregu i BE-së, sektorë si industria përpunuese dhe bujqësia në veçanti do të kenë nevojë të menjëhershme për mbështetje buxhetore për të mundësuar konkurrimin në mënyrë të barabartë me vendet e rajonit dhe më gjerë.

E parë edhe në kuadrin e axhendës së gjelbër europiane, hartimi i politikave lehtësuese në sektorin e energjisë së rinovueshme dhe eficiencës së energjisë mbetet përparësi dhe me shumë interes për sipërmarrjen, ku fillimi është tepër pozitiv për konsumatorët familjarë, që presim të mbështetet dhe lehtësohet edhe për vetëprodhuesit”./MONITOR

propozimet fiskale

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj