Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përfaqësuesi i Shoqatës së përpunuesve të Qumështit tha se ndërhyrja nga instancat përkatëse është e domosdoshme, por deri tani nuk ka pasur asnjë masë dhe nuk është dhënë asnjë ndihmë.
Rritet 40 deri 50% çmimi i qumështit të lopës për fabrikat e përpunimit.
Shoqata e Përpunuesve të Qumështit tha për Monitor se aktualisht fabrikat po furnizohen nga fermeri me qumësht me çmim 60 deri 70 lekë pa TVSH, nga 40 deri 50 lekë që ishte më parë.
Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit, Donjaldo Hoxha pohon se përveç shtrenjtimit të lartë të çmimet fabrikat po hasin vështirësi në gjetjen e qumështit të freskët, për shkak të rënies së lartë të prodhimit. Sipas tij, nuk do të merren masa dhe të bëhen ndërhyrje në ndihmë të blegtorisë, prodhimi vendas shumë shpejt nuk do mbulojë nevojat e përpunuesve.
Hoxha thekson se arsyet kryesore të kësaj situate janë rënia e numrit të krerëve, rritja e tejskajshme e kostove të fermerëve për të prodhuar një litër qumësht dhe informaliteti ne rritje që po e vështirëson çdo ditë e më shumë sektorin e përpunimit.
“Situata në sektorin tonë të përpunimit të qumështit është duke u vështirësuar nga dita në ditë. Kostot janë rritur në të gjitha drejtimet. Konkretisht lënda e parë e qumështit blihet më shtrenjtë, energjia elektrike kushton më shtrenjtë, çmimi i gazit është rritur dhe do të kushtojë edhe më shtrenjtë pas vendosjes së akcizës nga data 1 korrik, çmimi naftës dhe materialeve paketuese është rritur. Të gjitha këto kosto të shtuara kanë vendosur sektorin e përpunimit të qumështit në vështirësi shumë të mëdha dhe në një të ardhme të zymtë. Sektori rrezikon të mos jetë konkurrues në treg, veçanërisht me produktet e importit.
Ndërkohë blegtoria vazhdon në rënie dhe numri i krerëve pakësohet përditë. Sipas të dhënave të INSTAT për 2021 në vend numri i dhive ra 3% krahasuar me 2020, numri i deleve ra 5% dhe i gjetheve 7% më pak.
Përfaqësuesi i Shoqatës së përpunuesve të Qumështit tha se ndërhyrja nga instancat përkatëse është e domosdoshme, por deri tani nuk ka pasur asnjë masë dhe nuk është dhënë asnjë ndihmë.
“Të ndodhur të vetëm , blegtoria dhe përpunimi i qumështit, do të shkojnë drejt një situate të errët dhe një falimenti të sigurt. Kërkesat dhe sugjerimet tona vazhdojnë të jenë të njëjtat:
Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2021 sasia e grumbulluar e qumështit të lopës ishte me rënie 7,4% krahasuar me 2020, ndërsa sasia e grumbulluar e qumështit të deles dhe dhisë paraqitet me rritje përkatësisht me 26,3% dhe 8%.
Ndërsa importet e importet e qumështit për 2021 shfaqen me rritje rreth 43% më shumë se 2020. 56% të totalit të qumështit me jashtë e zënë importet nga Italia, 16% e qumështit vjen nga Serbia, 14% nga Bosnje-Hercegovina dhe pjesa tjetër nga Kosova, Maqedonia dhe shtete të tjera të Europës. Për 2021 rritja më e lartë e importeve të qumështit ishte nga Serbia 71% më shumë se në 2020.
Nga përfaqësues të sektorit është ngritur shpeshherë shqetësimi për rritjen e kostove të prodhimit nga heqja e skemës së TVSh-së së kreditueshme. Në 2017 rimbursimi i TVSH ishte 20 %. Më pas nga 2018 e në vazhdim u bë 6%, më pas nga 2022 u bë 0%.
TVSH-ja e inputeve bujqësore ishte 20%, pastaj u bë 0% në 2018 dhe shkoi 10% në 2022. Paketa e re fiskale e vitit 2022 shtoi edhe akcizë 6 lekë për litër për gazin, nga data 1 korrik, pikërisht në momentin kur çmimet e gazit janë më të larta ndër vitet e fundit.
Donjaldo Hoxha nga Shoqata e Përpunuesve së Qumështit veçon se bujqësia dhe sektori përpunimit janë shembull konkret sesi mund të dëmtohet dhe riskohet jashtëzakonisht shumë nga ndryshimet e shpeshta të paketës fiskale.
“Ndryshimet e shpeshta te paketës fiskale nuk janë asnjëherë ndihmë, por çorientim i vazhdueshëm në lidhje me aktivitetin e biznesit. Akoma më e vështirë dhe çorientuese është për fermerin dhe biznesin bujqësor, sepse sapo përshtaten me një politikë të caktuar fiskale, menjëherë ndryshohet duke mos u dhënë mundësinë të zhvillohen apo planifikojnë hapa afatgjatë, sepse parametrat fiskale lëvizin nga viti në vit”. /MONITOR
Banka Banka Botërore ka treguar se çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë janë rritur për 19.2 për qind. Sa i pë...
Banesa 92% e primeve të sigurimit nga katastrofat natyrore janë të përqendruara në qarkun e Tiranës. Të dhënat nga...
Foto ilustruese Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në zbatim të Ligjit nr. 62/2020, datë 14.05.2020 “Për tregjet e kapital...
Qytetare Ka arritur pothuajse në 15 mijë numri i të huajve që jetojnë në Shqipëri me leje qëndrimi, ndërsa pot...
Leku Rritja e agregatit monetar M2 ka arritur nivelet më të ulëta të periudhës së pas pandemisë. Agregati monetar M2 je...
Mjeke Ndonëse shëndetësia zyrtarisht është falas, shumë shqiptarë rezulton se preferojnë që të ku...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u pyet ditën e sotme nga gazetarët për vendimet e B...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi ditën e sotme se sot ka 15 mijë vende pune më shumë se nj...
Banka e Shqiperise Banka e Shqipërisë zhvilloi të premten ankandin e radhës për blerje të valutës në tregun e brend...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi ditën e sotme se inflacioni në vendin tonë...