LIVE UPDATES
Ekonomi

Raiffeisen Research: Ekonomia shqiptare do hyjë në cikël të plotë rritës në 2024

Raiffeisen shpreh shqetësimin për ndikimin që do të ketë në potencialin ekonomik emigrimi, rënia e popullsisë si dhe niveli i ulët i produktivitetit i konstatuar në 10 vitet e fundit, duke qenë skeptike për ritmet e rritjes së vendit në të ardhmen. Kjo pritshmëri është e ndryshme nga ajo e Bankës së Shqipërisë, që është më optimiste për rritjen potenciale të vendit.

8 Korrik 2022, 07:05 Nga A.B

Raiffeisen Research: Ekonomia shqiptare do hyjë në cikël të

Raiffeisen Research, një njësi kërkimore e bankës austriake Raiffeisen pret, që megjithëse Banka e Shqipërisë do të vijojë me rritjen e normës bazë të interesit, cikli i ekonomisë shqiptare do të hyjë në potencial të plotë rritjeje në vitin 2024.

“Si rrjedhojë, bazuar në parashikimet tona, një normalizim i plotë i politikës monetare do të arrihet vetëm në vitin 2024”, thuhet në raport.

Raiffeisen shpreh shqetësimin për ndikimin që do të ketë në potencialin ekonomik emigrimi, rënia e popullsisë si dhe niveli i ulët i produktivitetit i konstatuar në 10 vitet e fundit, duke qenë skeptike për ritmet e rritjes së vendit në të ardhmen. Kjo pritshmëri është e ndryshme nga ajo e Bankës së Shqipërisë, që është më optimiste për rritjen potenciale të vendit.

“Me tendencat më të fundit të inflacionit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në nivel global, pritshmëritë tona për rritjen e PBB-së janë fiksuar në rreth 3.5% për vitin 2022 dhe 3.6% në 2023. Pavarësisht rritjes së fortë të vitit të kaluar, në periudhat në vijim ecuria ekonomike pritet të ndikohet nga rritja e inflacionit. Inflacioni nga njëra anë do të gërryejë fuqinë blerëse nga konsumatorët, do të rrisë koston e importeve dhe nga ana tjetër do të shtrenjtojë çmimet e eksporteve, duke ulur konkurrencën e produkteve shqiptare. Amplituda e këtyre ndikimeve mund të jetë domethënëse për ekonominë shqiptare, por jo në nivele të tilla që të cenojnë tendencën pozitive të rritjes ekonomike”, thuhet në raport.

Sipas raportit, Banka e Shqipërisë nuk publikon shifra zyrtare të parashikimit për inflacionin dhe rritjen ekonomike. Për më tepër, megjithëse guvernatori merr pyetje dhe ofron disa informacione mbi pritshmëritë e këshillit mbikëqyrës të bankës qendrore, mendimi i secilit anëtar për vendimet e normës bazë është i panjohur pasi ata në përgjithësi nuk japin intervista mbi pritshmëritë e tyre.

Supozohet se përgjithësisht Këshilli mbikëqyrës është në linjë me parashikimet e stafit të BSH. Ndaj, intervista e fundit e Drejtorit të Departamentit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë për pritjet inflacioniste ka hedhur pak dritë mbi hapat e ardhshëm të bankës qendrore. “Në përputhje me pritjet tona, stafi i bankës qendrore nuk pret që inflacioni të kalojë 7% gjatë vitit”, thuhet në raport.

Për më tepër, rritja e pritshme ekonomike për Shqipërinë konsiderohet të jetë midis 3% dhe 3.5%. Gjithashtu, BSH ka shprehur mendimin se Shqipëria nuk është shumë larg nivelit të saj të mundshëm të prodhimit, ku rritja potenciale luhatet në intervalin midis 3% dhe 4% dhe më e rëndësishmja, stafi i BSH ofron për herë të parë një vlerësim teknik të normës neutrale (4%-4.5%) dhe pritshmëritë e tyre se kjo nuk do të arrihet as në vitin 2023.

Por, Raiffeisen Research shprehet pak më skeptikë për ritmin potencial të rritjes së ekonomisë shqiptare duke pasur parasysh flukset e larta të vazhdueshme të emigracionit dhe rënien e popullsisë dhe fuqisë punëtore. Kështu, efekti në normën neutrale, sipas mendimit të Raiifeisen do të ndikohet më shumë nga kjo tendencë rënëse e rritjes potenciale të PBB-së. Kjo pikëpamje përforcohet gjithashtu nga produktiviteti i ndenjur në dekadën e fundit, thuhet në raport./MONITOR

ekonomia shqiptare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj