Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ekonomia e vendit tonë do të zgjerohet me 3.5 % këtë vit ose 0-2% më pak se parashikimi i muajit shkurt. Raporti i ri i EBRD‑së vë në dukje se ekonomia e vendit tonë ngadalësohet në 3,5 % më 2025 mes pasigurive të tregtisë globale.
TIRANË- Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) uli edhe një herë parashikimet e rritjes ekonomike të Shqipërisë në raportin e fundit. Ekonomia e vendit tonë do të zgjerohet me 3.5 % këtë vit ose 0-2% më pak se parashikimi i muajit shkurt. Raporti i ri i EBRD‑së vë në dukje se ekonomia e vendit tonë ngadalësohet në 3,5 % më 2025 mes pasigurive të tregtisë globale.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) uli edhe një herë parashikimet e rritjes për ekonomitë ku investon, duke projektuar një zgjerim mesatar prej vetëm 3,0 % në 2025 (‑0,2 pikë përqindjeje kundrejt skenarit të muajit shkurt) dhe 3,4 % në 2026.
BERZH vlerëson se motori i rritjes 2024 në vendin tonë janë shërbimet dhe ndërtimi. Eksportet e mallrave ranë për shkak të forcimit të lekut dhe kërkesës së dobët të jashtme, duke zgjeruar deficitin e llogarisë korrente. Inflacioni zbriti në mesatarisht 2,2 % më 2024, nga 4,8 % një vit më parë, çka lejoi Bankën e Shqipërisë të ulë gradualisht normën bazë në 2,75 %.
Parashikimi për ekonominë e Shqipërisë për dy vitet në vijim 2025‑2026 do të jetë për një rritje 3,5 %, por e ndjeshëm më e ulët se kulmi i vitit 2024. Rreziqet kryesore lidhen me frenimin e ekonomisë së eurozonës, e cila mund të frenojë turizmin dhe remitancat. Sakaq nga faktorët e brendshëm forcimi i lekut po dëmton konkurrueshmërinë dhe eksportet.
Kushtet klimatike (thatësirat) mund të rrisin importet e energjisë pavarësisht zgjerimit të burimeve të rinovueshme. Raporti evidenton se ndonëse Shqipëria është histori suksesi në Rajon dhe në turizëm, duhet të përshpejtojë diversifikimin e eksporteve për të shmangur goditjet nga tregjet e huaja.
Sipas BERZH vendi ynë duhet të rrisë produktivitetin në sektorët prodhues që të ruajë ritmet e konvergjencës me ekonominë europiane.
Raporti i fundit “Uncertain Times (koha të pasigurta)” i BERZH sinjalizon një epokë pasigurie tregtare dhe monetare ku edhe ekonomitë më të vogla, si Shqipëria, ndjejnë efektet përmes kërkesës së jashtme, turizmit dhe flukseve financiare. Politikat pro‑rritjes së qëndrueshme, disiplinës fiskale dhe integrimit europian vlerësohen si çelës për të krijuar mundësi të reja zhvillimi./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Kredia në shtëpi e ka nisur me ritme të shpejta të rritjes edhe vitin 2025. Të dhënat e Bankës s...
Foto TIRANË- Për disa nga ekspertët, propozimi i nismës për faljen e borxheve tatimore mbi 10 vjet synon pastrimin e regjistrave d...
Foto ilustruese TIRANË- Rritja e depozitave bankare në Euro është frenuar në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas...
Foto ilustruese TIRANA- Rritja e depozitave bankare në Euro është frenuar në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas stat...
Foto TIRANË- Raporti i kredive me probleme pësoi një sërish një rënie të lehtë në muajin mars. Sipas statistik...
Foto TIRANË- Ndryshe nga makaronat, importet e orizit kanë shënuar rënie gjatë tremujorit të parë të vitit 2025. Si...
Foto TIRANË- Të dhënat e para të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave tregojnë se fitimi neto i sektorit bankar ka pësu...
Foto ilustruese TIRANA- Investimet e individëve në letrat e borxhit të qeverisë pësuan rënie të mëtejshme në t...
Foto TIRANË- Çmimet në muajin prill kanë shënuar një rritje përtej tendencës sezonale, teksa zakonisht në k&...
foto ilustruese TIRANË- Sektori bankar në Shqipëri emetoi vitin e kaluar 9.2 miliardë lekë obligacione me ofert&eu...