LIVE UPDATES
Ekonomi

Rënia e euros thyen rekorde të reja, monedha europiane afër pragut të 110 lekëve

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të martën me 110.19 lekë, në rënie me 0.43 pikë të tjera që nga fundi i javës së kaluar. Rënia vjetore e kursit të këmbimit të euros ka arritur tashmë në pothuajse 9%.

30 Maj 2023, 15:00 Nga f.i
Rënia e euros thyen rekorde të reja, monedha europiane afër
foto ilustruese

TIRANË- Kursi i këmbimit të euros me lekun po prek rekorde të reja në rënie gjatë kësaj jave. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të martën me 110.19 lekë, në rënie me 0.43 pikë të tjera që nga fundi i javës së kaluar. Rënia vjetore e kursit të këmbimit të euros ka arritur tashmë në pothuajse 9%.

Rënia e euros duket e pandalshme, qysh pa nisur mirë sezoni turistik. Sipas agjentëve të tregut, oferta e monedhës europiane është e lartë. Flukset e larta e hyrëse të monedhës europiane në vitet e fundit e kanë rritur ndjeshëm masën monetare në euro.

Këto flukse mund të shpjegohen me rritjen e fortë të të ardhurave nga turizmi në periudhën pas pandemisë, ecurinë e mirë të eksportit të shërbimeve në përgjithësi dhe një cikël ri të rritjes së remitancave dhe vlerave të larta të investimeve të huaja direkte, ndërsa një element me ndikim në treg ngelen edhe prurjet valutore nga burimet informale. Depozitat në euro po vazhdojnë rritjen e pandërprerë edhe në muajt e parë të këtij viti. Në fund të prillit, ato arritën në pothuajse 6.5 miliardë euro, në rritje me pothuajse 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për të njëjtën periudhë, rritja vjetore e depozitave në lekë është shumë më e ulët, me vetëm 3.5%.

Në tërësi, treguesi që shpreh ofertën monetare në lekë, agregati monetar M2, po shënon ritme shumë të ulëta të rritjes vjetore, me vetëm 2.4% në fund të muajit prill. Ngadalësimi i ofertës monetare në lekë ka filluar të shfaqë efektet e shtrëngimit të politikës monetare nga Banka e Shqipërisë dhe rritjes më të ngadaltë të kreditimit, por pjesërisht edhe efektin e politikës konsoliduese fiskale. Deri në fund të muajit prill, buxheti i shtetit ishte në suficit të ndjeshëm, madje në nivele edhe më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me 78% më shumë.

Rënia e euros thyen rekorde të reja, monedha europiane afër

Të gjithë këta faktorë duket se i kanë ndikuar ndjeshëm ekuilibrat e ofertës mes valutave kryesore që përdoren në ekonominë shqiptare. Tashmë që sezoni veror është zyrtarisht në prag, pritshmëritë për rritjen e ofertës së euros dhe forcimit të mëtejshëm të lekut po bëhen edhe më të larta. Mbiçmimi i paprecedent i monedhës vendase i bën më të lira importet, megjithëse deri tani një efekt i tillë nuk po përkthehet në ulje të çmimeve të mallrave të konsumit që importohen. Megjithatë, në analizat e veta Banka e Shqipërisë vlerëson se në mungesë të mbiçmimit të lekut rritja e çmimeve të konsumit do të kishte qenë më e lartë.

Leku i fortë po ndihmon edhe huamarrësit në valutë të huaj, përfshirë qeverinë shqiptare, bizneset dhe familjet. Efekti i kursit të këmbimit po ul ndjeshëm borxhin publik dhe vlerën mujore të këstit të kredisë në euro për të gjitha subjektet me të ardhura në lekë. Nga ana tjetër, rënia e euros po godet bizneset eksportuese të mallrave dhe shërbimeve, që për efekt të kursit, kanë pësuar një rënie vjetore të të ardhurave me afërsisht 9%.

Forcimi i lekut po dëmton gjithashtu edhe segmentin e brishtë të familjeve të varura nga remitancat dhe mund të bëhet një faktor që do të nxisë rritjen e flukseve të tyre nga emigrantët, për të ruajtur fuqinë blerëse të familjeve të tyre, ndërkohë që leku forcohet.

Marrë nga Monitor

euro

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj