LIVE UPDATES
Ekonomi

Revanshi i fotovoltaikëve, KIS rrëzon 7 projekte me vlerë 700 mln euro, kalon vetëm një si strategjik

Teksa më herët dominonin kërkesat për fshatrat turistikë, në dy mbledhjet e fundit të Komitetit të Investimeve Strategjike kanë dominuar projektet e energjisë. KIS zbardhi tetë vendime, të gjitha projekte potenciale energjie, që kanë kërkuar përfitimin e statusit të investimit strategjik por vetëm për një prej tyre është dhënë miratimi.

14 Dhjetor 2023, 07:36 Nga I.A
Revanshi i fotovoltaikëve, KIS rrëzon 7 projekte me vlerë 700 mln
Foto Ilustruese

TIRANË- Interesi për projekte investimi në energjinë diellore është rritur në mënyrë domethënëse nga biznesi dhe tashmë kjo po reflektohet qartë edhe nga kërkesat që po dorëzohen për të përfituar statusin si investitorë strategjikë. Teksa më herët dominonin kërkesat për fshatrat turistikë, në dy mbledhjet e fundit të Komitetit të Investimeve Strategjike kanë dominuar projektet e energjisë. KIS zbardhi tetë vendime, të gjitha projekte potenciale energjie, që kanë kërkuar përfitimin e statusit të investimit strategjik por vetëm për një prej tyre është dhënë miratimi.

Të paktën shtatë projekte me vlerë të parashikuar investimi rreth 700 milionë euro nuk janë pranuar nga KIS për të përfituar status ndërkohë që kapaciteti i instaluar i parashikuar për to është 940 MW.

Komiteti ka pranuar vetëm një kërkesë të bërë nga një subjekt që ka aktualisht statusin e investitorit strategjik dhe që ka integruar në projektin aktual një impiant agrivolatik. Bëhet fjalë për Agorilira Group e cila ka një kontratë aktive me shtetin shqiptar për një fermë me goji berry, shegë, kivi si dhe përfshijnë brenda saj të një agroturizmi e së fundmi të një impianti. Kapaciteti i instaluar është parashikuar 78.4 MW ndërsa vlera e investimit 47 milionë euro.

“Subjekti investues ka nënshkruar me ministrinë përgjegjëse për ekonominë Kontratë Qiraje Nr. Rep 1961, Nr.729 kol, datë 14.06.2022, në të cilën specifikohet se sipërfaqja e dhënë me qira është 496.6 (katërqind e nëntëdhjetë e gjashtë pikë gjashtë) ha dhe afati i qiradhënies është 30 (tridhjetë) vite nga data e nënshkrimit.

Subjekti investues propozon, që brenda një pjese të sipërfaqes së marrë me qira, të realizojë një park agrivoltaik me një fuqi të instaluar prej 78.4 MW, i cili nuk do të ndryshojë planin e biznesit të miratuar për aktivitetin bujqësor dhe zhvillimin e agroturizimit dhe as destinacionin e tokës bujqësore, por përkundrazi, duke shfrytëzuar resurset natyrore, do të shtojë dhe do të përmirësojë këtë aktivitet” thuhet në parashtrimin e KIS që ka miratuar tashmë edhe këtë projekt duke vendosur si kusht që të përfundojë brenda 24 muajsh.

KIS ka rrezuar kërkesën e subjektit Solar Energy Cells shpk për një impiant me kapacitet 300MW dhe vlerë investimi rreth 176 milionë euro nën argumentin se projekti përfshin një zonë të mbrojtur.

“Projekti prek në zonë të mbrojtur Peizazh i Mbrojtur ‘Pishë Poro-Nartë’, shpallur me VKM nr. 694, datë 26.10.2022 dhe Zonës me Përparësi Zhvillimin e Turizmit, 2 përkatësisht të Brezit Bregdetar, me sipërfaqe 1518, 95 km2, miratuar me VKM nr. 1, datë 26.07.2018” thuhet në dokument.

I dyti është një projekt 70 MW në Çerrave dhe Buçimas të Pogradecit me një vlerë investimi 31 milionë euro. Në këtë rast për subjektin DH Solar Park” rrëzimi i kërkesës ka të bëjë me faktin që zona e projektit me sipërfaqe prej 139.4 ha nuk ka një regjistrim fillestar në kadastër, mosregjistrim i cili pengon marrjen e veprimeve të mëtejshme ligjore nga ana e institucioneve.

Projekti i tretë është në zonën Darëzezë e Re, Bashkia Fier me subjekt Aga Solar me kapacitet 150 MW dhe investim të parashikuar 176.4 milionë euro. Edhe në këtë rast mosmiratimi i kërkesës ka ardhur për faktin që zona e projektit ka regjistrim pjesor kadastral, mospërfundimi i të cilit pengon marrjen e veprimeve të mëtejshme ligjore nga ana e institucioneve. Një tjetër kërkesë e rrëzuar është ajo e Euron SH.P.K.

“Projekti i investimit propozon ndërtimin e një parku fotovoltaik me një fuqi të instaluar prej 50MWp i cili do të ndërtohet në 3 faza, me prodhim vjetor 41.25m KWh në fazën e parë, 66.0m KWh në fazën e dytë, dhe 82.50m KWh në fazën e tretë. Vlera e investimit për projektin e propozuar parashikohet të jetë 37,500,000 (tridhjetë e shtatë milion e pesëqind mijë) Euro “thuhet në vendim.

Në këtë rast KIS ka argumentuar se për zonën prej 53.78 ha në ZK. 3038, në pronësi shtet, për të cilën kërkohet masa mbështetëse e vendosjes në dispozicion të kësaj pasurie shtetërore, rezulton se ka një sërë aktesh ligjore të mbivendosura që e prekin në mënyrë direkte situatën juridike të pronës.

Projekti i radhës është ai i Belshi Solar Park, një kërkesë e Verbund Green Power me kapacitet 100MWp dhe vlerë investimi 60 milionë euro.

“Sipërfaqja në të cilën parashikohet të zhvillohet projekti prek në zonën buferike të një monumenti natyror dhe referuar Ligjit Nr. 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura” në një monument natyror zbatohet shkalla e mbrojtjes e njëjtë me rezervën strikte, duke mos lejuar kryerjen e asnjë aktiviteti njerëzor që sjell dëmtim të ekosistemit.

Projekti i propozuar bie ndesh gjithashtu me parashikimet e Ligjit Nr. 9244, datë 17.06.2004, “Për Mbrojtjen e Tokës Bujqësore”, i ndryshuar, pasi kategoria e bonitetit të parcelave në të cilat synohet të zhvillohet projekti i investimit nuk lejon ndërmarrjen e veprimtarisë së kërkuar nga subjekti” nënvizon KIS sa i takon rrëzimit të kërkesë.

Një tjetër projekt agrivoltaik i subjektit Fier Helios SHPK është rrëzuar me kapacitet 170 MW dhe vlerë investimi 150 milionë euro i parashikuar në afërsi të fshatrave Fushë, Povelçë, Darëzezë e re dhe Boçovë, Bashkia Fier.

Sipas KIS gjurma e synuar për këtë projekt investimi është e fragmentizuar, e destinacionit “arë” me bonitet të parcelave që fillon nga kategoria III deri tek kategoria X dhe bie 2 ndesh me parashikimet e Ligjit Nr. 9244, datë 17.6.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, i ndryshuar.

Projekti i fundit që nuk ka arritur të marrë aprovim është për një impiant fotovoltaik me kapacitet 100MWp në fshatin Lubonjë, Bashkia Selenicë me vlerë investimi 66 milionë euro nga subjekti Helios Green Energy shpk. Sipas KIS zona është e pamenaxhuar, e ndarë me Ligjin Nr. 7501 dhe mungesa e regjistrimit i pengon marrjen e veprimeve të mëtejshme ligjore nga ana e institucioneve.

Marrë nga Monitor.al

verbund green power kis

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj