LIVE UPDATES
Ekonomi

Rreth 22 mijë fermerë aplikojnë për subvencione dhe naftë falas, Ministria e Bujqësisë: Fluksi i lartë nuk ka bllokuar sistemin

Ministria e Bujqësisë gjithashtu sqaron se në ditën e parë të aplikimeve për shkak të fluksit të lartë pati ngarkesë dhe ndalesë të sistemit, por jo bllokim të tij. Ministria nënvizon se fluksi në rritje tregon që fermerët kanë rritur besimin në mbështetje të skemave për bujqësinë.

22 Mars 2023, 07:22 Nga A.B

Rreth 22 mijë fermerë aplikojnë për subvencione dhe

Numri i aplikimeve të fermerëve për skemat kombëtare të bujqësisë arrin në 22,000 sipas të dhënave të përditësuara të Ministrisë së Bujqësisë. Aplikimet për përfitimin e subvencioneve dhe naftës falas nisën më 20 Mars dhe përfundojnë më 11 Prill.

Ministria e Bujqësisë gjithashtu sqaron se në ditën e parë të aplikimeve për shkak të fluksit të lartë pati ngarkesë dhe ndalesë të sistemit, por jo bllokim të tij. Ministria nënvizon se fluksi në rritje tregon që fermerët kanë rritur besimin në mbështetje të skemave për bujqësinë.

Ndërkohë rreth 17,814 fermerë aplikuan vetëm në ditën e parë për përfitimin e subvencioneve direkte dhe naftës falas nëpërmjet skemës kombëtare për bujqësinë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (dje) numri i aplikimeve për 12 qarqet e vendit për subvencionet arriti në 10,138 dhe 7,676 për përfitim të naftës falas apo rreth 40% e numrit total të aplikimeve në 2022 (49,000).

Qarku me numrin më të lartë të aplikimeve për masat mbështetëse në bujqësi dhe blegtori është në Vlorë me 1,919 aplikime, në Korçë janë kryer 1,705 aplikime nga fermerët, në qarkun e Gjirokastrës 1,308 aplikime dhe në Fier 1,050.

Aplikimet për masën e naftës kanë arritur 7,676 për të përfituar 1,7 milionë litra naftë. Qarku me aplikimet më të lartë është Fieri. Në ditën e parë numri i aplikimeve arrin 2,293 fermerë, e ndjekur nga qarku i Korçës me 1,807 aplikime.

Për këtë vit parashikohet që fondi i vënë në dispozicion për naftë falas është 1,3 miliard lekë.  Gjatë vitit 2022, përfituan naftë falas rreth 35 mijë fermerë me një fond prej rreth 1,95 miliard lekë.

Sakaq udhëzimi i përbashkët i ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe ministrisë së Financave dhe Ekonomisë përcakton se në dallim nga viti i kaluar, mbështetja me naftë do të përfitohet vetëm për mbjelljet e sezonit të parë. Ndryshimi tjetër tek kriteret e përfitimit për vitin 2023 ka të bëjë me madhësinë totale të fermës, e cila parashikohet të jetë me sipërfaqe jo më pak se 1 ha (nga 0.4 ha e zbatuar deri tani), ndërsa madhësia e parcelave mbetet e njëjtë, me sipërfaqe jo më pak se 0.1 Ha.

Përfitimi i sasisë së naftës falas, për sipërfaqen që kultivohet sipas udhëzimit do të jetë për aplikantët me sipërfaqe deri në 10 ha, përfitojnë 100% sasinë e naftës, ndërsa për aplikantët me sipërfaqe mbi 10 ha, për sipërfaqen mbi 10 ha, marrin sasinë e naftës me normativë të korrektuar/reduktuar, kur sasia e naftës në dispozicion nuk plotëson të gjithë kërkesën për këto sipërfaqe./MONITOR

ministria e bujqesise

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty