LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritet kërkesa për kredi, por bankat po tregohen më përzgjedhëse

Sipas Bankës së Shqipërisë, numri total i aplikimeve për kredi të shqyrtuara nga bankat u rrit me 7.5% krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 11.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

20 Shtator 2024, 09:21 Nga M.B
Rritet kërkesa për kredi, por bankat po tregohen më
Foto ilustruese

TIRANA- Kërkesa e sektorit privat për kredi shënoi rritje të ndjeshme në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, numri total i aplikimeve për kredi të shqyrtuara nga bankat u rrit me 7.5% krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 11.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja ka ardhur nga të tre segmentet e klientelës, por ka qenë më e dukshme në grupin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (rritje përkatësisht 29% krahasuar me një gjashtëmujor më parë dhe 37% krahasuar me një vit më parë) dhe në segmentin e individëve (rritje përkatësisht me 6.4% krahasuar me gjashtëmujorin e mëparshëm dhe me 10.4% krahasuar me një vit më parë).

Gjatë gjashtëmujorit të parë 2024, bankat raportuan se kanë marrë në shqyrtim gjithsej 72,418 aplikime për kredi, nga të cilat 91% i përkasin segmentit të individëve. Kjo shpërndarje ka shënuar një zhvendosje të lehtë në favor të ndërmarrjeve, si krahasuar me periudhën e kaluar, ashtu edhe krahasuar me një vit më pare.

Megjithëse kërkesa për kredi ka shënuar rritje të ndjeshme, duket se në gjysmën e parë të këtij viti bankat janë treguar më përzgjedhëse. Në totalin e aplikimeve të marra në shqyrtim gjatë periudhës, rezulton se rreth 25% e tyre janë refuzuar nga bankat. Kjo normë ka shënuar rritje, me 4.3 pikë përqindjeje më shumë se gjashtëmujorin e dytë 2023 dhe 2.7 pikë përqindjeje më shumë krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Megjithatë, rritja e refuzimeve të bankave në gjysmën e parë të vitit 2024 ka ndodhur vetëm kundrejt kategorisë së “individëve”, ndërkohë që ky tregues ka rezultuar në rënie për të dyja kategoritë e bizneseve, si në terma gjashtëmujorë, edhe në terma vjetorë. Pra, bankat kanë shfaqur një prirje në rritje për të kredituar bizneset.

Norma totale e refuzimit ka rezultuar në rënie për bankat me kapital vendas, por në rritje tek ato me kapital të huaj. Vihet re se gjatë periudhës, dy grupet bankare kanë shfaqur qëndrime të kundërta ndaj kërkesave për kredi të bizneseve të vogla e të mesme dhe ndaj kategorisë së individëve.

Bankat vendase kanë shfaqur prirje lehtësuese, duke refuzuar përkatësisht vetëm 4% të kërkesave të SME-ve dhe 6% të kërkesave të individëve, ndërkohë që bankat e huaja kanë rritur normë e refuzimit përkatësisht në 7% për SME-të dhe 34% për individët. Ndërkohë, të dy grupet e bankave duket se kanë preferenca të ngjashme ndaj bizneseve të mëdha, duke refuzuar vetëm 3% të kërkesave të tyre.

Në përgjithësi, nga analiza e mësipërme mund të arrihet në përfundimin se ecuria e aplikimeve të shqyrtuara nga bankat gjatë gjysmës parë të vitit 2024, tregon për një rritje graduale të kërkesës për kredi, e drejtuar kryesisht nga sektori i individëve dhe ai i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe një qëndrim relativisht më të kujdesshëm të bankave, veçanërisht në drejtim të kredidhënies së individëve./Monitor

 

kredi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj