LIVE UPDATES
Ekonomi

Sektori bankar, OK edhe në stress-testet e radhës

Megjithatë, edhe këto stress teste, banka të veçanta mund të kenë nevojë për shtesa kapitalit gjatë dy viteve në vazhdim.

7 Maj 2023, 07:29 Nga I.A
Sektori bankar, OK edhe në stress-testet e radhës
Foto ilustruese

TIRANË- Sektori bankar ka rezultuar i qëndrueshëm edhe në stress-testet e radhës të kryera nga Banka e Shqipërisë në bazuar në bilancet e fundit të vitit 2022. Megjithatë, edhe këto stress teste, banka të veçanta mund të kenë nevojë për shtesa kapitalit gjatë dy viteve në vazhdim.

Prova e rezistencës për mjaftueshmërinë e kapitalit tregon shkallën e qëndrueshmërisë së bankave individuale në terma të kapitalit dhe synon të evidentojë aftësinë e tij në përballimin e goditjeve të supozuara mbi rritjen ekonomike, portofolin e kredisë, ecurinë e kursit të këmbimit dhe nivelin e normave të interesit.

Ushtrimi përmban tre skenarë skenarin bazë, skenarin e moderuar dhe atë të rënduar, dhe periudha ushtrimore shtrihet deri në fund të vitit 2024.

Skenari bazë supozon një rritje ekonomike pozitive gjatë këtij harku kohor, e cila shoqërohet me një rritje të ndjeshme të kreditimit dhe një përmirësim të cilësisë të portofolit të kredisë, bazuar edhe në procesin e fshirjeve të pritshme të kredive të humbura nga portofoli i bankave.

Rezultatet e ushtrimit të provës së rezistencës në terma të mjaftueshmërisë së kapitalit tregojnë se në skenarin bazë, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit (RMK) të sektorit bankar shënon përkatësisht vlerën prej rreth 20%, për periudhën 2023-2024.

Këto zhvillime tregojnë një qëndrueshmëri dhe nivele të mira të kapitalizimit për të gjithë sektorin bankar.

Gjithsesi, duke marrë në konsideratë tërësinë e kërkesave rregullative shtesë, zhvillimet në banka të veçanta evidentojnë nevojën për injektim kapitali.

Numri i bankave që ka nevojë për injektim kapitali në këtë skenar shkon deri në tre në fund të vitit 2024, dhe këto banka kanë rreth 13% të aktiveve të sektorit. Në këtë rast, nevojat për kapital shtesë vlerësohen të jenë rreth 1.3 miliardë lekë.

Në skenarin e dytë, atë të moderuar, rritja ekonomike vlerësohet pozitive gjatë periudhës ushtrimore, por norma e rritjes është më e ulët se në skenarin bazë.

Në skenarin e moderuar, kapitalizimi për sektorin bankar rezulton në nivelin 19.3% në fund të vitit 2023 dhe 18.1% në fund të vitit 2024, duke vijuar të ruajë gjithsesi nivele të mira të kapitalizimit përgjatë gjithë harkut kohor dyvjeçar.

Sidoqoftë, banka të veçanta duhet të shtojnë kapital deri në fund të periudhës ushtrimore.

Më konkretisht, numri i këtyre bankave rritet deri në gjashtë në fund të vitit 2024, dhe pesha e aktiveve të tyre në aktivet e sektorit bankar arrin në rreth 50%. Në këtë rast, nevojat për kapital shtesë vlerësohen të jenë rreth 11.7 miliardë lekë.

Në skenarin e rënduar, supozohet fillimisht një normë rritjeje pozitive, ndjekur nga një tkurrje ekonomike në vitin e dytë të periudhës së ushtrimit.

Supozimeve për ecurinë më të dobët ekonomike në skenarin e moderuar dhe në atë të rënduar, i shtohen edhe supozimet për nënçmimin e kursit të këmbimit të monedhës vendase, rritjen e normave të interesit dhe uljen e ritmit të kreditimit deri në një ndalim të saj.

Këto zhvillime reflektohen në një përkeqësim të cilësisë së portofolit të kredisë, si për bizneset ashtu edhe për individët.

Gjithashtu, parametrat e treguesve të tjerë makroekonomikë të përfshirë në ushtrim, supozojnë një rënie të çmimeve të banesave përgjatë vitit 2022 në skenarët më të pafavorshëm, dhe një rritje të normës së papunësisë. Këto supozime ndikojnë në përkeqësimin e nivelit të kapitalizimit të bankave të veçanta dhe të sektorit bankar në tërësi, kryesisht gjatë vitit 2024.

Në skenarin e rënduar, sektori bankar mbetet i kapitalizuar për vitin 2023 dhe 2024, me një raport të mjaftueshmërisë së kapitalit prej përkatësisht 17.3% dhe 13.6%.

Kontribut kryesor në rënien e kapitalizimit për këtë skenar paraqet kryesisht humbja nga huatë dhe rënia e të ardhurave të tjera operative.

Numri i bankave që paraqesin nevojë për shtim kapitali arrin në tetë deri në fund të vitit 2024, dhe pesha e tyre në terma të aktiveve të sektorit është 57%, ndërsa nevojat për kapital shtesë vlerësohen të jenë rreth 43.6 miliardë lekë.

Bankat sistemike në tërësi paraqesin një nivel të qëndrueshëm kapitalizimi prej 14.6% në fund të vitit 2024 për skenarin e rënduar, ndërsa grupi i bankave të tjera paraqitet i nënkapitalizuar, me një normë mjaftueshmërie prej 11.6%.

Bankat sistemike paraqesin një pozicion më të mirë kapitalizimi për shkak të humbjeve me të ulëta nga huatë në krahasim me bankat e tjera.

Grupi i bankave me kapital të huaj paraqet një nivel kapitalizimi prej 15.4% në fund të vitit 2024 për skenarin e rënduar, ndërkohë që grupi i bankave me kapital vendas shënon një normë prej 10.1%.

Diferenca midis grupeve vjen nga një kontribut më i lartë i humbjeve nga huatë dhe nga rënia e të ardhurave të tjera neto për bankat me kapital vendas.

Në përfundim të ushtrimit vlerësohet që sektori bankar paraqitet i qëndrueshëm ndaj goditjeve makroekonomike, por banka të veçanta paraqesin ndjeshmëri të lartë ndaj skenarëve të supozuar.

Në kushte të skenarëve me ekstremitet më të lartë, nevojat e supozuara të injektimit të kapitalit mund të arrijnë një peshë maksimale prej rreth 1.5% të PBB-së, në fund të vitit 2024, në skenarin më të rënduar, ose 0.6 pikë përqindje më pak në krahasim me rezultatet e përftuara në gjashtëmujorin e parë të vitit.

Marrë nga Monitor.al

sektori bankar

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj