LIVE UPDATES
Ekonomi

Shoqata e Siguruesve: Skema e propozuar për sigurimin nga tërmetet cenon lirinë ekonomike dhe rrit kostot për qytetarët

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë shprehet në favor të nismës për miratimin e një ligji, që synon të sigurojë banesat e qytetarëve nga rreziku i tërmetit. Megjithatë, ajo kundërshton modelin që propozohet në projektligj për këtë lloj sigurimi.

5 Shtator 2023, 07:10 Nga A.B

Shoqata e Siguruesve: Skema e propozuar për sigurimin nga tërmetet

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë i është drejtuar me një letër Ministres së Financave dhe Ekonomisë, për të përcjellë rezervat e veta lidhur me projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet”.

Në parim, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë shprehet në favor të nismës për miratimin e një ligji, që synon të sigurojë banesat e qytetarëve nga rreziku i tërmetit. Megjithatë, ajo kundërshton modelin që propozohet në projektligj për këtë lloj sigurimi.

Projektligji i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Financave parashikon një skemë tërësisht shtetërore të sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet. Por, sipas siguruesve, një model të tillë nuk e ndjek asnjë prej vendeve të Europës. Edhe në Turqi apo Rumani, të marra si referencë në relacionin shpjegues të projektligjit, skema nuk është tërësisht shtetërore, pasi përfshin shoqëritë private të sigurimeve si palë në shitjen e këtij produkti.

Gjithashtu, sipas siguruesve, skema e sigurimit e propozuar sjell kosto të shtuara dhe të pajustifikuara ndaj qytetarëve. Ata argumentojnë se shoqëritë e sigurimit që operojnë në treg, kanë ekspertizën, burimet njerëzore dhe infrastrukturën e nevojshme për ofrimin e produkteve të sigurimit. Sipas tyre, krijimi i një enti apo shoqërie të re shtetërore sikurse propozohet në projektligj, do të sillte shpenzime të mëdha për ti ngritur nga e para këto kapacitete, shpenzime këto që në fund do ti transferohen qytetarëve.

Një argument tjetër që shtron Shoqata e Siguruesve është se gjetja e programeve të duhura të risigurimit nga risigurues të fuqishëm botëror, do të sillte kosto tepër më të lartë për entin/shoqërinë shtetërore, ndërsa shoqëritë e sigurimeve mbështeten prej vitesh nëpërmjet programeve të risigurimit nga risigurues të fuqishëm botërore dhe kanë aftësi të përballojnë dëme të mëdha. Sipas tyre, këtë gjë e dëshmoi dhe reagimi shumë pozitiv që morën qytetarët që i kishin shtëpitë e siguruara në kompanitë e Sigurimit pas tërmeteve të vitit 2019.

Gjithashtu, Shoqata e Siguruesve vlerëson se përmbajtja e projektligjit ngre pikëpyetje për kushtetutshmërinë e tij, pasi cenon parimin bazë të veprimtarisë së lirë ekonomike, cenon parimin e sigurisë juridike, në lidhje me pritshmërinë legjitime që kanë shoqëritë e sigurimeve në një treg të lirë ekonomik, në kushtet kur shteti ndërhyn duke u kthyer nga Rregullator të tregut në Operator, si edhe cenon interesat e pronarëve të pasurive të paluajtshme/banesave që i kanë të siguruara nga tërmeti pranë shoqërive të sigurimit për periudha disa vjeçare.

Një problem tjetër është se projektligji anashkalon kornizën ligjore të rregullimit të tregut të sigurimeve, parashikuar nga ligji nr.52/2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”.

Sipas Shoqatës, projektligji gjithashtu favorizon subjekte të huaja në dhënien e konsulencës, menaxhimin dhe administrimin operacional lidhur me marrjen sigurim dhe trajtimin e pagesës të dëmeve etj.

“Kjo mund të jetë bërë nisur edhe nga projekte të mëparshme të inicuara nga konsulentë të huaj të organizmave ndërkombëtarë por që cenon drejtpërsëdrejti interesat e qytetarëve shqiptarë duke e rënduar koston e sigurimit nga tërmeti si dhe njëkohësisht më të duke marrë në konsideratë lënien jashtë të operatorëve të tregut të sigurimeve në Republikën e Shqipërisë rendimin e imazhit të një tregu financiar tashmë të konsoliduar me investitorë edhe shoqëri sigurimi të tregut europian. Ky veprim përveç të tjerave do cenojë integritetin e tregut të sigurimeve në Shqipëri brenda dhe jashtë vendit si dhe do të ulë interesin e qytetarëve për tu siguruar në sigurimet vullnetare, duke cenuar punën e tregut dhe të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare i cili ka verifikuar shoqëritë e sigurimeve,” shprehen ata.

Sipas siguruesve shqiptarë, interesat e qytetarëve do të mbroheshin më mirë dhe kostoja që do të paguhej për këtë sigurim do të ishte më e ulët, nëse skema do të merrte në konsideratë edhe shoqëritë e sigurimeve në vend.

“Për arritjen e këtij qëllimi, ne propozojmë që projektligji të ndryshohet duke i mundësuar shoqërive të sigurimit ofrimin e këtij sigurimi për qytetarët, sipas kapaciteteve të aftësisë paguese dhe risigurimit që ato kanë aktualisht. Një qytetar që e siguron pronën nga tërmeti pranë një shoqërie sigurimi sipas kushteve të këtij projektligji, nuk mund të detyrohet të sigurohet edhe pranë shoqërisë/entit shtetëror. Shoqëritë e sigurimeve kanë paguar rreth 40 milionë euro dëme të shkaktuara nga tërmetet e vitit 2019.

Ky është një tregues i kapacitetit dhe qëndrueshmërisë financiare të shoqërive të sigurimeve që operojnë në treg. Ndërhyrja e shtetit në tregun e sigurimeve nëpërmjet këtij projektligji, duke e shndërruar misionin e tij nga një rregullator që duhet të garantojë një mjedis optimal të këtij tregu, në një aktor të drejtpërdrejtë në këtë treg, cenon drejtpërdrejtë lirinë ekonomike të shoqërive të sigurimit dhe për më tepër nuk përmbush qëllimin që synon të arrijë,” thuhet në letrën e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë./MONITOR

sigurimet skema prona

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj