LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëria, e para në listën e destinacioneve verore jashtë zonës Schengen për t’u vizituar

Rreth 18 % e aplikimeve për viza Shengen në mbarë botën, u refuzuan në vitin 2022, tregojnë statistikat e sapo publikuara të vizave Shengen. Kjo do të thotë se një në pesë aplikantë, ka marrë përgjigje negative. |

20 Qershor 2023, 07:27 Nga I.A
Shqipëria, e para në listën e destinacioneve verore jashtë
Foto ilustruese

TIRANË- Marrja e një vize Shengen, për të udhëtuar në cilindo nga 27 shtetet aktuale anëtare të Zonës Shengen, është bërë një sfidë për shumë njerëz, jo vetëm për shkak të mungesës së vendeve për aplikime për viza, por edhe për shkak të shkallës së lartë të refuzimit, e cila në vitet e fundit është rritur.

Rreth 18 % e aplikimeve për viza Shengen në mbarë botën, u refuzuan në vitin 2022, tregojnë statistikat e sapo publikuara të vizave Shengen. Kjo do të thotë se një në pesë aplikantë, ka marrë përgjigje negative. |Ana negative e marrjes së një vize Shengen, që është e vlefshme për gjashtë muaj, një vit ose më shumë, është se ju nuk mund të qëndroni në Zonën Shengen gjatë gjithë kohës së vlefshmërisë së vizës. Por, keni të drejtë të qëndroni vetëm për një total prej 90 ditësh, çdo 180 ditë.

Megjithatë, një vizë Shengen, ndonëse e lëshuar ekskluzivisht vetëm nga anëtarët e Zonës Shengen, i jep mbajtësit të saj mundësinë për të udhëtuar në 17 vende të tjera të botës, shumica e tyre në Europë, të cilat nuk janë pjesë e zonës pa kufij.

Faqja zyrtare e vizave Schengen, ka zgjedhur pesë nga këto vende, të cilat janë destinacioni i përsosur për ju për të kaluar pushimet tuaja verore, nëse tashmë keni kaluar periudhën e lejuar në Shengen.

Shqipëria vend kandidat për në Bashkimin Europian, i vendosur në Gadishullin Ballkanik të Europës Juglindore, e ka politikën e vizave në përputhje me atë të BE-së, por megjithatë, qëndrimi i një turisti në Shqipëri, nuk llogaritet në periudhën totale të lejueshme të qëndrimit në zonën Shengen me vizë afatshkurtër. Si rezultat, turistët mund të hyjnë në Shqipëri me një vizë të tillë, dhe të qëndroni deri në 90 ditë.

Shqipëria është gjithashtu një nga vendet më të lira në Europë, dhe ka një vijë bregdetare 450 km të gjatë. Është i njohur mirë për plazheve mahnitëse, shumë prej të cilave janë të fshehura jashtë rrugëve kryesore, peizazhet natyrore të larmishme, që të lë pa frymë, si dhe vendet historike, si vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të Butrintit dhe Gjirokastrës.

Bullgaria është një vend anëtar i BE-së, por nuk i është bashkuar ende Shengenit dhe si e tillë, lejon hyrjen për udhëtarët, që kanë viza Shengen. Qëndrimi në këtë vend nuk llogaritet në totalin e qëndrimit në Shengen. 2023 mund të jetë viti i fundit, që dikush mund të vizitojë Bullgarinë me një vizë Shengen, pasi vendi është në fund të procesit për t’u bashkuar me zonën pa kufij.

Një tjetër vend kandidat për në BE, që ka përafruar politikën e vizave me bllokun, është Mali i Zi. Vendi ndan një kufi me Shqipërinë, kështu që mund të vizitohen lehtësisht të dyja vendet, në një udhëtim. Qytetet bregdetare karakterizohen me rrugë të ngushta, sheshe të bukura, arkitekturë të lashtë, plazhe me rërë dhe një jetë nate plot gjallëri. Disa nga qytetet më të famshme janë Kotorri, Budva, Perast dhe Shën Stefan.

Mjaft e habitshme, por Meksika lejon hyrjen për mbajtësit e vizave Shengen, pa i detyruar ata të marrin vizë turistike shtesë. Megjithëse mjaft larg nga Europa, Meksika është një destinacion, që ia vlen të vizitohet, veçanërisht për udhëtarët që e duan stinën e verës, pasi vendi është shtëpia e disa prej plazheve me famë botërore si Cancún, Tulum, Isla Mujeres, Cozumel dhe La Paz.

Turqia gjithashtu synon të bëhet vend anëtar i BE-së në të ardhmen. Megjithatë, të vizitosh Turqinë me vizë Shengen, është pak më e ndërlikuar, pasi lejon hyrjen e shtetasve nga një numër i kufizuar vendesh, madje edhe ata duhet të pajisen me vizë elektronike.

Turqia u ofron turistëve një shumëllojshmëri të gjerë akomodimesh, nga hotelet e mëdha, që mirëpresin qindra turistë në të njëjtën kohë, te shtëpitë më të vogla dhe hotelet familjare. Vendi është i rrethuar nga shumë dete dhe njihet për mikpritjen dhe ushqimet e shijshme. 

Marrë nga Monitor.al

shqipëria zona shengen

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty