LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëria nga kuverta e një jahti, rritje prej 45% krahasuar me një vit më parë

Teksa në vitin 2022, çmimet e karburanteve dhe ethet e krizave që zinin radhët e para të lajmeve dhanë efektin e tyre psikologjik (energjia, lufta Rusi-Ukrainë) duke i bërë të pasurit më të kujdesshëm me portofolin, këtë verë, panorama është krejt tjetër.

5 Gusht 2023, 10:24 Nga I.A
Shqipëria nga kuverta e një jahti, rritje prej 45% krahasuar me
Jahti

TIRANË- Viti 2023 ka shënuar një pikë kthese për sjelljen kursimtare që “pasanikët” shfaqën vitin e kaluar. Segmenti i atyre që njihen si turistë elitarë, si efekt i nivelit të lartë të shpenzimeve, ka shënuar rritje të kërkesës për të marrë me qira një jaht, apo për të qëndruar në bregdetin shqiptar me një mjet detar në pronësi të tyre. Operatorët e tregut pohojnë se jemi në një fazë të re, ku kohëzgjatja e eksplorimit ka kaluar përtej ditores apo afatshkurtrës, duke prekur nivelet e katër ditë apo një javë. Marinat ku ankorohen jahtet raportojnë rritje me 45% krahasuar me një vit më parë, teksa shumica janë flamuj të huaj. Heqja e TVSH-së ka rritur interesin edhe për mjete me flamur shqiptar ku deri më tani janë 52 të regjistruar të tillë. Ndërkohë rritja e volumit të mjeteve që lundrojnë në ujërat territoriale shqiptare ka rritur vëmendjen për monitorim.

Të eksplorosh bregdetin shqiptar nga kuverta e një jahti është bërë më e modës këtë vit. Teksa në vitin 2022, çmimet e karburanteve dhe ethet e krizave që zinin radhët e para të lajmeve dhanë efektin e tyre psikologjik (energjia, lufta Rusi-Ukrainë) duke i bërë të pasurit më të kujdesshëm me portofolin, këtë verë, panorama është krejt tjetër.

Segmenti i turistit elitar që zgjedh shërbime të nivelit të lartë, ekskluzivitet dhe gjithçka të personalizuar është rikthyer, me interes në rritje.

Operatorët që ofrojnë shërbimin e dhënies së jahteve me qira pohojnë se kërkesa këtë vit është në rritje dhe se me shumë gjasa, kjo do të jetë tendenca deri në javën e parë të tetorit nëse kushtet do të jenë të përshtatshme.

Smerald Bozaxhi, administrator i “Albania Yacht Charter”, thotë se kërkesat kanë qenë të larta që në pjesën e parë të vitit, por kushtet e motit ishin disi kufizuese.

“Pritet të jetë një ndër sezonet më të mira, duke u nisur nga kërkesa dhe interesimi. Vihet re një kërkesë e lartë nga të huajt për të pushuar dhe për të eksploruar bregdetin me jaht.

Tendenca për të rezervuar më herët na jep dhe një ndihmë të madhe për të menaxhuar kërkesat dhe për t’u siguruar që të përmbushen pritshmëritë e çdo pushuesi.

Mendoj se do të jetë një sezon që do të zgjatet deri në javët e fundit të shtatorit dhe mbase dhe javën e parë të tetorit, duke shpresuar që koha do jetë e favorshme”, – pohon ai.

Tendencën për rritjen e atyre që zgjedhin të pushojnë në një jaht apo varkë e sjell në vëmendje edhe Marina e Orikumit, marina e parë private, e cila u ble nga Concord Investments dhe iu nënshtrua ristrukturimit.

Arian Ruhi, Drejtor Teknik, pohon se kërkesat për ankorim jahtesh janë rritur me 45% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Aktualisht Marina e Orikumit ofron ankorime për 220 jahte, të gjatësisë nga 10.5 deri në 30 metra. Këtë vit kemi një rritje me 45% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2022 dhe ende jemi në mesin e sezonit veror. Hyrja e jahteve me flamur jo shqiptar është faktori dominues në këto shifra”, – shprehet ai.

Drejtoria e Përgjithshme Detare vë në dukje të njëjtën tendencë.

“Numri i mjeteve turistike me flamuj të huaj është shtuar, megjithëse pati një ulje për shkak të vendosjes së akcizës për karburantet. Këtë vit po rikthehen jahtet dhe mjetet lundruese që duan të vizitojnë vendin tonë.

Uebsajtet botërore të turizmit, gazetat e mëdha europiane dhe botërore, që reklamojnë Shqipërinë dhe vendet turistike të saj, kanë dhënë ndikim të dukshëm edhe te mjetet lundruese që kanë pasur më shumë interes për të vizituar ujërat tona detare.

Saranda dhe Vlora vizitohen çdo ditë nga jahte dhe mjete turistike”, nënvizon Pavlin Ndreu, Drejtor i Përgjithshëm i kësaj drejtorie.

Rritet koha e qëndrimit të jahteve, familjet bëhen më të interesuara

Për shumë kohë, Shqipëria ishte thjesht një vend tranzit për shumicën e atyre që zotërojnë një jaht apo e merrnin me qira, për të shëtitur Mesdheun, duke shfrytëzuar në shumë raste vetëm mbushjen me karburant pa taksa (përjashtim që u hoq në 2021).

Por këtë vit, operatorët e tregut nënvizojnë se është rritur kureshtja ndaj vendit dhe koha e qëndrimit është bërë më e gjatë. “Koha e qëndrimit në marinë të jahteve në tranzit është rritur, nga 1 deri në 3 ditë, në 7 deri 10 ditë. Kjo tendencë në rritje është edhe si rezultat i disa shërbimeve shtesë për të cilat ka interes siç është marrja e makinave me qira”, pohon z. Ruhi.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me ata që marrin një jaht me qira në Shqipëri. Edhe pse vazhdojnë të mbizotërojnë grupet shoqërore që festojnë në një jaht gjatë një dite, është rritur interesi nga familjet dhe këto të fundit bëjnë rezervime më të gjata.

“Kategoria kryesore që zgjedhin të marrin me qira një jaht kanë qenë gjithmonë grupe shoqërore (8-10 persona), por po vihet re një rritje e kërkesës dhe rezervimeve nga ana e familjeve.

Zakonisht marrja me qira e një jahti shikohej si një opsion i veçantë, ose diçka ndryshe dhe e re për të festuar një ngjarje, por ne po shikojmë që kjo tendencë po ndryshon drejt gupeve shoqërore ose familjeve për të marrë një jaht me qira për të pushuar më gjatë, ose për të provuar një përvojë të re të pushuari.

Kjo po sjell që rezervimet të jenë më të gjata se një apo dy ditë dhe po shkojmë drejt rezervimeve 4-5-ditore apo javore (ka raste dhe më të gjata, edhe pse shumë më të pakta), por lajmi i mirë është që kjo po kthehet në një stil jetese për këta pushues” – thekson z. Bozaxhi.

TVSH-ja nxit regjistrimin e mjeteve me flamur shqiptar, por shifrat ende modeste

Heqja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për mjetet turistike që regjistroheshin në flamurin shqiptar dha një stimul fillestar për disa transaksione sipas autoriteteve shqiptare.

“Politika e qeverisë shqiptare për heqjen e TVSH ka dhënë ndikim dhe kërkesa për regjistrim të mjeteve me flamur shqiptar është e madhe dhe kemi mbi 52 mjete turistike të mesme që janë riregjistruar dhe shumë të tjerë në pritje për regjistrim.

Ka një problem që po zgjidhet shpejt dhe është pjesa e porteve të jahteve, të cilat janë në proces dhe do t’i japin një shtytje shumë të madhe regjistrimit të mjeteve lundruese me flamur shqiptar” pohon z. Pavlin Ndreu, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë Detare.

Pavarësisht se është rritur numri i mjeteve me flamur shqiptar, sipas operatorëve të tregut mbetet sërish larg potencialit që ka tregu shqipfolës në vetvete.

“Sigurisht nisma është pozitive për sektorin, por ende nuk vërejmë një rritje të ndjeshme në shitjen e jahteve. Potenciali i tregut shqipfolës është rreth 800 varka dhe jahte”, – shprehet z.Ruhi.

Mjetet turistike, Jugu i preferuari i jahteve, rritet interesi për liqenet e Veriut

Pushuesit që marrin me qira një jaht apo zotërojnë një të tillë dhe kalojnë edhe nëpër Shqipëri kanë interes të veçantë për Jugun. Sipas Smerald Bozaxhi, nga AYC, plazhet e Rivierës nuk zhgënjejnë asnjëherë.

Itineraret e preferuara mbeten gjithmonë ato të Jugut të Shqipërisë.

Vija bregdetare nga Karaburuni deri në Sarandë dhe më pas duke zbritur me në jug, deri në ishullin e Tongos mbetet gjithmonë pjesa e preferuar si për pushuesit vendas, edhe për ata të huaj.

Gjiret dhe plazhet e Shqipërisë u lënë mbresa, të cilat nuk të zhgënjejnë asnjëherë, edhe ata të cilët nuk i shikojnë për herë të parë.

Përveç faktit të mungesës së infrastrukturës së këtij sektori, është vështirë të kesh përshtypje të këqija për bregdetin tonë, nëse e shëtit me jaht, ose mjet lundrues”, pohon ai.

Teksa shumica e industrisë detare turistike është e përqendruar në Sarandë dhe Vlorë duket se është rritur interesi edhe për eksplorimin e liqeneve me mjete ujore në Veri, sigurisht këtu nuk bëhet fjalë për jahte, por për mjete të tjera transporti.

“Dihet që Saranda dhe Vlora janë zonat me fluksin më të madh turistik të mjeteve lundruese dhe po t’i referohesh edhe hartës bashkangjitur, vihet re me lehtësi popullimi në këto rajone detare me mjete turistike.

Por një rritje eksponenciale kanë liqenet e Veriut, si Komani dhe Vau i Dejës, të cilat kanë një fluks jashtëzakonisht të madh të mjeteve turistike. Vetëm vitin e kaluar, në liqenin e Komanit kanë kaluar mbi 90 mijë turistë që kanë vizituar lumin e Shalës dhe vendet e tjera turistike.

Pritet që këtë vit, rritja të jetë mbi 35% më shumë se vitin e kaluar dhe numri i mjeteve turistike ka arritur mbi 100 vetëm në Koman.

Të paktën 3 janë tragete pasagjerësh dhe makina dhe 5 mjete të mesme për transport pasagjeresh nga Komani në Fierzë dhe anasjelltas. Problem i madh është informaliteti, pasi duhet një kontroll i fortë për sigurinë që ofrojnë këto mjete”, – nënvizon z. Ndreu nga Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Marrë nga Monitor.al

jahti

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve