Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
31 Mars për muajt (Janar, Shkurt, Mars); 30 Qershor për muajt (Prill, Maj, Qershor); 30 Shtator për muajt (Korrik, Gusht, Shtator); 31 Dhjetor për muajt (Tetor, Nëntor, Dhjetor).
TIRANA- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka kërkuar profesionistëve të lirë që të paguajnë deri në fund të muajit qershor këstin e tremujorit të dytë që atyre u ka ardhur sipas përllogaritjeve të administratës tatimore për zbatimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, që nisi zbatimin me profesionet e lira nga 1 janari 2024.
{Merrni masa për pagimin e detyrimeve të mësipërme konform kërkesave të ligjit nr Nr. 29/2023 ”Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar, neni 63”Parapagimet”, pika 2, në llogarinë e DRT Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë sipas Urdhër Pagesave për çdo periudhë. Afati për pagesë është përkatësisht:
31 Mars për muajt (Janar, Shkurt, Mars); 30 Qershor për muajt (Prill, Maj, Qershor); 30 Shtator për muajt (Korrik, Gusht, Shtator); 31 Dhjetor për muajt (Tetor, Nëntor, Dhjetor). Këstet mund te paguhen edhe ne baza mujore, jo me vone se data 15 e çdo muaji. Në rast mospagese në afat, do të zbatohen dispozitat e nenit 114/1 të ligjit 9920, datë 19.05.2008 ‘Për Procedurat Tatimore në RSH”}, thuhet në njoftimin që u ka dalë subjekteve në sistem.
Neni 114/1 i procedurave tatimore parashikon që mospagimi në afat i kësteve paraprake dënohet me gjobë të masës “0,06 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë gjatë së cilës pagesa nuk është kryer, por jo më shumë se 365 ditë kalendarike”.
Fshihet nga sistemi njoftim vlerësimi i detyrimeve tatimore
Ndërkohë subjekteve u është fshirë nga sistemit njoftim vlerësimi i detyrimeve tatimore, që u doli fillimisht, dhe u ka mbetur vetëm urdhër pagesa. Ekspertët kontabël kishin pohuar më herët se se forma dhe përmbajtja juridike e zbatimit të ligjit nuk është aspak korrekte. Konkretisht, administrata tatimore në njoftimet e vlerësimit dërguar disa bizneseve për këstin e parapagimit e ka përshkruar si tatimfitimi i thjeshtuar dhe përshkrimi të ardhura personale llogaritur me 2023. Për llogaritjen e këstit të parapagimit, tatimet i referohen nenit 63 “Parapagimit”, pika 2, të ligjit nr.29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar, si dhe Udhëzimin nr.26 datë 08.09.2023.
“Llogaritjet me një ligj që nuk qëndron për këtë kategori (nuk ka tatimfitim të thjeshtuar për këtë kategori) biznesesh dhe emërtimi dhe klasifikimi i taksës me ligjin e ri që fillon më 2024. Edhe referimet për Parapagimet Neni 63, ligji nr. Nr. 29/2023 ”Për tatimin mbi të ardhurat” dhe Udhëzimi nr.26, nuk zbatohen në asnjë rast”, sqarojnë ekspertët.
Në disa raste të tjera në llogaritjen e këstit të parapagimit, tatimet i referohen shqyrtimit të të dhënave që disponojmë në mbështetje të nenit 15 “Parapagimet“ pika 1,2,3,4 dhe nenit 16 “Deklarimi” të ligjit Nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për Sistemin e Taksave Vendore” i ndryshuar.
Ekspertët pohojnë se edhe në këtë rast, baza ligjore e përdorur, kur i referohen ligjit “Për taksat vendore”, është e gabuar.
“Që në vitin e parë të zbatimit të ligjit, ka vakum ligjor, paqartësi ligjore dhe mangësi për zbatimin e tij, të cilat dëmtojnë subjektet tregtare apo të vetë punësuarit e profesioneve të lira”, vlerëson një nga drejtuesit e studiove të kontabilitetit në vend.
Debati për këstet e larta dhe mos zbritjen e 30% të shpenzimeve
Njoftimi vlerësimi i detyrimeve që u doli subjekteve profesione të lira në zbatim të ligjit të ri ngjalli shumë debate për dy arsye, së pari për shkak të shumave të larta, që ishin llogaritur bazuar në të ardhurat e deklaruara në 2023 dhe së dyti për shkak të mosnjohjes së shpenzimeve fikse në masën 30% për të vetë punësuarit e profesioneve të lira me xhiro deri 10 milionë lekë në vit, siç përcaktohej në ligjin i ri “Për tatimin mbi të ardhurat” dhe udhëzimin shoqërues për zbatim.
Zgjedhja e opsionit për zbritjen e shpenzimeve prej 30% ishte e pamundur, pasi tatimet nuk arritën të bënin gati formularin e ri. Si rrjedhojë deklarimi i të ardhurave po bëhet sipas modelit të formularëve të vjetër, pra atyre ekzistues, por sipas normave të reja tatimore që nisin zbatimin nga 1 janari 2024 me të vetë punësuarit e profesioneve të lira.
Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaruan për “Monitor” se zbritja e tyre do të bëhet në bazë të aplikimeve të bizneseve të profesioneve të lira në fund të vitit 2024, pas plotësimit të formularit për zgjedhjen e regjimit të veçantë.
“Për të vetë punësuarit pa TVSH me xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë që do të zgjedhin regjimin e veçantë të njohjes së shpenzimeve fikse 30% (ku përfshin të ardhurat vjetore nga paga minimale, qiraja, drita, ujë etj.) do të duhet të plotësojnë në fund të vitit formularin që kanë zgjedhur regjimin e veçantë të njohjes së shpenzimeve. Më datë 31 mars 2025, bizneset do të deklarojnë nëpërmjet formularëve të rinj deklaratën e të ardhurave dhe shpenzimeve për vitin 2024. Në bazë të fitimit që do të dalë për vitin 2024, krahasuar me paradhëniet që ka paguar gjatë vitit nëse është më tepër, shteti të kompenson ose ta njoh si fitim të paguar. Nëse fitimi është më pak se ai i parapaguar, biznesi do të paguajë pjesën e mbetur”.
Shumë subjekte kanë deklaruar se regjimi që po zbatohet përveçse është kaotik po i ngarkon ata me shumë detyrime, duke i detyruar të mbyllin aktivitetin apo emigrojnë./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Vetëprodhimi i energjisë si një formë për të ulur kostot duket se ka nxitur edhe gjatë vitit 202...
Foto ilustruese TIRANA- Fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri kaluan nivelin e 1 miliard eurove dhe arritën nivelin më ...
Grafiku TIRANA- Ritmet e rritjes së të ardhurave buxhetore u ngadalësuan në tremujorin e parë të vitit, si rrjedhojë e e...
Foto ilustruese TIRANË- Rritja e sektorit të turizmit, në një tjetër rekord të ri këtë vit, po nxit importe të...
TIRANË- Bizneset dhe ekonomistët ngrenë shqetësimin se prej mëngjesit të ditës së sotme faqja e deklarimeve nëp&e...
Foto ilustruese TIRANË- Depozitat me afat në monedhën vendase ranë për të dhjetin vit radhazi në 2023. Sipas të dh&...
gent Delegacioni SHBA- Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupi i Bankës Botërore (BB) në mbledhjet e Pranverës në Ua...
Foto ilustruese TIRANË- Në 23 prill, Ministria e Financave do të organizojë rihapjen e ankandit të obligacioneve 1...
Foto ilustruese TIRANA- Biznesi më i preferuar i shqiptarëve, që nga fillimi i viteve ’90, ai i bareve e restoranteve, e ka marrë...
Foto ilustruese TIRANA- Muajt e fundit, qendra spitalore “Nënë Tereza”, është zhytur në kaos nga një zinxhir defe...