LIVE UPDATES
Ekonomi

Të dhënat: Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, raporti i kredive me probleme në segmentin e kredisë për individë pësoi përsëri rënie në 2.9%, nga 3.4% që kishte qenë një vit më parë.

9 Korrik 2025, 12:05 Nga M.B
Të dhënat: Raporti i kredive me probleme për individët ra
Foto ilustruese

TIRANA- Individët u konfirmuan si klientët më të mirë të sektorit bankar shqiptar edhe vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, raporti i kredive me probleme në segmentin e kredisë për individë pësoi përsëri rënie në 2.9%, nga 3.4% që kishte qenë një vit më parë.

Segmenti i individëve ka pasur historikisht një raport të kredive me probleme më të ulët krahasuar me bizneset, sepse ekspozimet janë më të vogla dhe rreziku i kredisë është më i shpërndarë. Gjithashtu, duke qenë se pjesa më e madhe e portofolit konsiston në kredi për blerjen e banesave, angazhimi i huamarrësve ndaj shlyerjes së detyrimeve në përgjithësi është i madh.

Megjithatë, edhe cilësia e kredisë për bizneset vazhdoi përmirësimin vitin e kaluar. Raporti i kredisë me probleme në segmentin e bizneseve zbriti në 5.1%, nga 5.7% që kishte qenë një vit më parë. Për sa i përket ndarjes së kredive me probleme sipas monedhës, portofoli i kredisë në valutë të huaj vazhdon të shfaqë një performancë më të mirë cilësore. Raporti i kredive me probleme në valutë zbriti në 3.4%, nga 4% që kishte qenë një vit më parë.

Forcimi i Lekut në kursin e këmbimit me Euron vlerësohet të ketë ndikuar pozitivisht aftësinë paguese të huamarrësve në monedhën europiane, me të ardhura në monedhën vendase. Vitin e kaluar, kursi mesatar i këmbimit Euro-Lek pësoi rënie për të katërtin vit radhazi dhe preku një minimum të ri historik.

Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 100.71 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi mesatar i këmbimit të euros me lekun ka rënë me 7.4% krahasuar me vitin 2023.

Edhe cilësia e kredisë në Lekë u përmirësua, por raporti i kredive me probleme ngelet më i lartë krahasuar me kredinë në valutë. Në fund të 2024, kreditë me probleme përbënin 4.8% të portofolit në Lekë, nga 5.4% që kishin qenë një vit më parë.

Raporti i kredive me probleme për sektorin bankar shqiptar në fund të vitit të kaluar zbriti në 4.17%, nga 4.74% që kishte qenë në fund të vitit 2023. Ky tregues ka prekur nivelin më të ulët që prej vitit 2008. Në vlerë, kredia me probleme arriti nivelin 34.7 miliardë lekë, në rënie me 0.7% krahasuar me një vit më parë.

Rënia e raportit të kredive me probleme po vazhdon edhe në pjesën e parë të vitit 2025. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit prill ky raport ra më tej në nivelin 4.03%, nga 4.82% një vit më parë. Në vlerë, kreditë e këqija vlerësohen në rreth 35 miliardë lekë, nga rreth 37.2 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënia e raportit të kredive me probleme është mbështetur nga rritja e kënaqshme ekonomike në vitet e fundit dhe një ecuri e mirë e bilanceve të sektorit privat. Gjithashtu, ulja e raportit të kredive me probleme vazhdon të mbështetet edhe në rritjen me ritme dyshifrore të vlerës së portofolit total. / Monitor

kredi

Sondazh

Poll
Ekonomi 5 Korrik 2025, 13:30 M.B

Analiza: Paqe fiskale, por me kosto

Foto ilustruese TIRANA- Ekspertë fiskalë dhe auditues pohojnë se prezantimi i Paqes Fiskale nxiti mosshlyerjen e detyrimeve nga bizneset n&e...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj