Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të dhënat zyrtare të lëvizjes së Shtetasve publikuar nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë muajit Tetor 2024, rezultojnë të kenë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, 1.382.481 shtetas shqiptar dhe të huaj.
TIRANA- Turizmi i është kthyer një rritjeje më të shpejtë në vjeshtë ku të huajt në tetor ishin 9.3 për qind më shumë se tetori i një viti më parë. Pas një rritjeje më të zbehtë të verës, ashtu siç pritej edhe nga turoperatorët muajt e fundit të vitit po kompensojnë sezonin kaotik që lamë pas.
Të dhënat zyrtare të lëvizjes së Shtetasve publikuar nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë muajit Tetor 2024, rezultojnë të kenë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, 1.382.481 shtetas shqiptar dhe të huaj.
Ky tregues ka pësuar një rritje me 9,6%, krahasuar me Tetor 2023. 1.336.717 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 10,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Në Tetor 2024, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 620.845, duke pësuar një rritje me 9,9%, krahasuar me Tetor 2023. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 761.636. Ky numër është rritur me 9,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Në muajin Tetor 2024, 624.227 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 12,0%, krahasuar me Tetor 2023. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Tetor 2024, janë 712.490. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 9,8%”, vlerëson INSTAT.
Në Tetor 2024, 94% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 71% të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 13%.
Turoperatorët vlerësojnë se nëntori dhe dhjetori pritet gjithashtu të kenë një ecuri pozitive të vizitorëve të huaj. Kjo lidhet me faktin se Shqipëria vijon të mbetet një destinacion trend dhe me interes teksa edhe çmimet jashtë sezonit të verës janë preferencialë dhe e bëjnë atë ekonomike.
Po kështu alternimi mes destinacioneve historike por edhe bregdetit dhe natyrës së Veriut e bëjnë Shqipërinë një destinacion me interes për grupet e organizuara por edhe për individualët. Kryesisht në vjeshtë interesi sipas turoperatorëve ka vijuar të mbetet për aspektet kulturore dhe historike por falë kohës së mirë kjo vjeshtë ka bërë që edhe destinacionet bregdetare të mbeten të gjallëruara nga vizitorët në një periudhë atipike./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Bashkitë, popullsia e të cilave është rritur ndërmjet cens 2011 dhe cens 2023, do të marrin më s...
foto ilustruese TIRANË- Sistemi bankar është një ndër më të zhvilluarit në vend, i nxitur nga hyrja e bankave t&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Kriza e dikujt është një mundësi e artë për dikë tjetër. Në vitin 2022, u shënua ...
Foto ilustruese TIRANA- Transfertat kombëtare në euro po rriten me ritme të shpejta për të dytin vit radhazi. Sipas të dh&eum...
Foto ilustruese KOSOVË- Nga viti 2019 deri në vitin 2023, rreth 1,3 miliard euro të planifikuara për investime kapitale nuk u shpenzuan...
Gonzato dhe Sejko TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim ditën e djeshme Ambasa...
klsh TIRANË- Auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) gjatë periudhës janar-gusht kanë konstatuar një d&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim të reduktuar nga 15% që është aktualisht, pritet t&eum...
foto ilustruese TIRANË- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në mbledhjen e sotme Strategjin&eum...
foto ilustruese TIRANË- Pjesa dërrmuese e investimeve në ekonomi vijon të kanalizohet në sektorin e ndërtimit, sidomos në...