Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Albsig ruajti vendin e dytë në treg edhe për vitin 2025, por pjesa e saj e tregut ra në 19.09%, nga 19.23% që kishte qenë një vit më parë.
Kompanitë kryesuese të tregut të sigurimeve humbën lehtë terren gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), edhe për vitin 2025 tregu i sigurimeve, sipas primeve të shkruara bruto, u kryesua nga Sigal. Megjithatë, pjesa e saj e tregut pësoi rënie të lehtë në 25.37%, nga 25.49% që kishte qenë një vit më parë.
Albsig ruajti vendin e dytë në treg edhe për vitin 2025, por pjesa e saj e tregut ra në 19.09%, nga 19.23% që kishte qenë një vit më parë.
Eurosig edhe mbajti vendin e tretë në treg, me 13.73% të primeve të shkruara bruto, por edhe ajo pësoi rënie të lehtë nga niveli 13.8% që zotëronte një vit më parë.
Sigma Vienna Insurance Group e rriti pjesën e tregut për të dytin vit radhazi në 2025 dhe u rendit e katërta, me 12.69% të primeve të shkruara bruto, nga 12.59% që mbante një vit më parë.
Kompania tjetër e Vienna Insurance Group, Intersig për vitin 2025 mbante 9.22% të tregut, në rënie nga niveli prej 9.43% i vitit 2024.
Më tej, renditja e tregut sipas primeve të shkruara bruto vijon me Insig, që është rritur në 7.22%, nga 6.94% që mbante në vitin 2024 dhe Ansig, që në 2025 zotëronte 6.43% të tregut, nga 6.37% që mbante një vit më parë.
Atlantik edhe për vitin 2025 mbylli renditjen e tregut, me 6.25% të primeve të shkruara bruto, nga 6.15% që mbante një vit më parë.
Në nivel të grupeve siguruese, renditja për vitin 2025 kryesohet sërish nga Sigal Insurance Group, me 25.37% të primeve të shkruara bruto (25.49% në vitin 2024), e ndjekur nga Vienna Insurance Group, me 21.91% (22.01% në vitin 2024) dhe grupi Eurosig, me 20.95% (20.74% në vitin 2023).
Në ndarjen e tregut sipas origjinës së kapitalit, kompanitë shqiptare vitin e kaluar e zgjeruan më tej dominimnin, pasi grupi austriak Uniqa u largua nga Shqipëria, duke e shitur kompaninë te aksionair shqiptar i kompanisë Sigal.
Kompanitë me kapital shqiptar zotëronin 78.09 % të tregut sipas primeve të shkruara bruto për vitin 2025, nga afërsisht 52.49% që zotëronin për vitin 2024.
Në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës veprojnë tetë kompani sigurimesh dhe prej më shumë se një dekade nuk shënohen hyrje të reja në treg.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), primet e shkruara bruto në sigurime vitin e kaluar arritën një vlerë totale prej 27.1 miliardë lekësh, në rritje me 10.6% krahasuar me një vit më parë.
Tregu i sigurimeve të Jo-Jetës përbënte edhe pjesën dërrmuese të tregut, me 24.6 miliardë lekë prime (91% të totalit), në rritje me 9.9% krahasuar me vitin 2024./Monitor.al
Foto ilustruese Yield-et e bonove 12-mujore ngelën në nivele të ulëta edhe në ankandin e parë të muajit shkurt. Sipas t&...
Foto ilustruese Pak ditë më parë u hapën aplikimet për përfitimin e vlerës së kompensimit për arsimin e fë...
Foto ilustruse Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka përfunduar ndërtimin dhe funksionalizimin e Arkivës Digjitale, nj&eum...
Foto ilustruse Raporti i kredive me probleme ra për të nëntin vit radhazi në 2025. Sipas të dhënave të Bankës s&eum...
Foto ilustruse Gjatë muajit janar, “Monitor” zhvilloi një vrojtim me analistë të tregut financiar lidhur, me faktorët ...
Foto ilustruese Gjatë muajit janar, “Monitor” zhvilloi një vrojtim me analistë të tregut financiar lidhur, me faktorët...
Foto ilustruese Sistemi fiskal dhe tarifat administrative po kthehen në barrë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor...
Foto ilustruse Funksioni i programit SelfCare, që menaxhohet përmes E-Albania është kthyer në një makth që nuk po mbaron...
Foto ilustruse Ekspozimi i sektorit bankar në borxhin e qeverisë shqiptare u rrit më tej gjatë vitit 2025. Statistikat e Bankës s&...
Foto ilustruse Kredia afatgjatë e dhënë nga sektori bankar ndoqi përsëri një tendencë në rritje gjatë vitit t&...