LIVE UPDATES
Ekonomi

Turqit e ndërtimit, bareve dhe restoranteve kryesojnë punësimet e të huajve, AKPA: Numri i lejeve të punës u rrit 18% për 2023

Gjithsej, në vitin 2023 në vend kishte 9,825 të huaj, të pajisur me leje pune dhe vërtetime pune, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtarë e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) për Monitor. Krahasuar me vitin paraardhës numri i tyre u rrit 18%. Në raport me 2018 numri i punëtorëve të huaj me leje apo vërtetime pune është shtuar 1,5 herë.

22 Shkurt 2024, 07:20 Nga D.Azo
Turqit e ndërtimit, bareve dhe restoranteve kryesojnë punësimet e
Foto ilustruese

TIRANA- Shtetasit nga Turqia dhe Bangladeshi kryesojnë punësimet e të huajve në Shqipëri për vitet 2022 dhe 2023. Vitin e kaluar më tepër të huajt u punësuan në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, në ndërtim dhe në tregtinë e shitjeve me shumicë dhe pakicë. Gjithsej, në vitin 2023 në vend kishte 9,825 të huaj, të pajisur me leje pune dhe vërtetime pune, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtarë e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) për Monitor. Krahasuar me vitin paraardhës numri i tyre u rrit 18%. Në raport me 2018 numri i punëtorëve të huaj me leje apo vërtetime pune është shtuar 1,5 herë. Nga shkurti i vitit 2023 me ndryshimin e Ligjit 79/2021 “Për të huajt”, filloi implementimi i lejes së integruar, Leje Unike ( qëndrimi me motiv Punësimi). Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive shqyrton dhe aprovon on-line punësimin e shtetasve të huaj. Pas miratimit të bërë nga AKPA, autoriteti përgjegjës për lëshimin e Lejes Unike është struktura rajonale që mbulon çështjet e Kufirit dhe Migracionit.

Për vitin 2023 në vend të parë është sektori i Akomodim dhe shërbim ushqimor me 1094 miratime punësimi , në vendin e dytë sektori i Ndërtimit me 999 miratime, në vendin e tretë sektori Aktivitete të tjera shërbimi me 985 miratime, në vendin e katërt sektori i Tregtisë me shumicë dhe pakicë me 848 miratime dhe më pas sektori Industri të tjera përpunuese me 788 miratime. Për vitin 2023 të huajt me numrin me të lartë janë sipas AKPA janë nga Turqi, Bangladeshi, Nepali, India dhe Itali. Gjatë vitit 2023 numri më i lartë i lejeve unike të miratuara ishte përgjatë muajit Maj me përkatësisht 1,421 leje. Mungesën e punonjësve për shkak të emigracionit po e vuajnë shumë sektorë të ekonomisë, ku në disa prej tyre kryesojnë punësimet e shtetasve turq. Në ndërtim mungesa e fuqisë punëtore e ndikuar nga dy faktorë zgjerimi i sektorit dhe emigracionit po zëvendësohet me punësimet nga Turqia sipas kryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë Erjon Harizi, ku shumë kompani ndërtimi vendase janë të lidhur me kompanitë turke të ndërtimit për prurjen e punëtorëve.

Edhe drejtuesi i hoteleve “Fafa” Fatos Çerenishti më herët pohoi për Monitor se prej vitesh punëson deri 20 punonjës nga Turqia, kryesisht të profesionit kuzhinier, pasi marrja në punë e tyre është më e qëndrueshme, përgjatë 3-4 muajve të sezonit turistik. Ndërsa punësimet e shtetasve nga Bangladeshi sipas tij rezultuan problematikë pasi e shohin Shqipërinë si vend tranzit për të kaluar drejt Europës. Sakaq sipas të dhënave të AKPA për vitin 2022 në vend të parë është sektori i Industrisë përpunuese  me 1563 shtetas të huaj, në vendin e dytë sektori i Ndërtimit  me 1118 shtetas të huaj, në vendin e tretë sektori i Bujqësisë, pyjet, peshkim me 865 shtetas të huaj, në vend të katërt sektori i Tregtisë me shumicë dhe pakicë  me 765 shtetas të huaj dhe më pas Aktivitete strehimi dhe shërbimi ushqimor me 762 shtetas të huaj. Për vitin 2022 të huajt kanë ardhur kryesisht nga këto shtete Turqia, Bangladeshi, Egjipti dhe Itali./ Monitor

punesim ekonomi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj