LIVE UPDATES
Ekonomi

Yield-et bien “përtokë”, obligacionet 2-vjeçare pranë normës bazë të interesit

Yield-i i obligacioneve 2-vjeçare tashmë ndodhet vetëm 0.1 pikë përqindje sipër normës bazë të interesit, marzhi më i ulët i shënuar ndonjëherë. Gjithashtu, yield-i obligacioneve 2-vjeçare është vetëm 0.08 pikë përqindje sipër yield-it të bonove 12-mujore, duke shënuar edhe në këtë rast një minimum historik.

7 Mars 2025, 11:24 Nga B.Z
Yield-et bien “përtokë”, obligacionet 2-vjeçare
Foto ilustruese

TIRANË - Yield-et e borxhit të qeverisë po shënojnë një rënie rekord. Sipas Bankës së Shqipërisë, yield-i uniform i pranuar i obligacioneve 2-vjeçare në ankandin e rihapjes së zhvilluar këtë javë zbriti në 2.85%, nga 2.96% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Një vit më parë, yield-i i obligacioneve 2-vjeçare ishte 4.23%.

Yield-i i obligacioneve 2-vjeçare tashmë ndodhet vetëm 0.1 pikë përqindje sipër normës bazë të interesit, marzhi më i ulët i shënuar ndonjëherë. Gjithashtu, yield-i obligacioneve 2-vjeçare është vetëm 0.08 pikë përqindje sipër yield-it të bonove 12-mujore, duke shënuar edhe në këtë rast një minimum historik.

Rënia e fortë e yield-it të obligacioneve 2-vjeçare duket se i detyrohet një kërkese shumë të madhe nga investitorët. Nga 4 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, kërkesa totale në ankand arriti në më shumë se 13.7 miliardë lekë.

Në fund, Ministria e Financave vendosi të rrisë shumë e emetimit në 4.6 miliardë lekë, në përgjigje ndaj kërkesës së lartë dhe yield-eve në rënie.

Një rënie rekord pësuan javën e kaluar edhe yield-et e obligacioneve 7-vjeçare, që zbritën në 3.88%, nga 4.05% që kishin qenë në ankandin e mëparshëm. Një vit më parë, yield-i i obligacioneve 7-vjeçare kishte qenë 5.98%.

Që prej vitit të kaluar, yield-et po ndjekin një tendencë në rënie dhe marzhi mbi normën bazë të interesit po thyen rekorde historike në rënie. Sipas ekspertëve, kjo mund të shpjegohet me likuiditetin e lartë në treg, tkurrjen e kërkesës për financim nga qeveria në tregun e brendshëm financiar, rënien e pritshmërive inflacioniste, por edhe një perceptimi më të ulët të rrezikut rreth titujve të borxhit publik. Pjesërisht, kërkesa është nxitur edhe nga pjesëmarrja e investitorëve jorezidentë. Shuma e investuar prej tyre (14.4 miliardë lekë) përbënte 29% të shtesës së huamarrjes së brendshme për vitin 2024.

Vlerësohet se përqendrimi i lartë i pagesave buxhetore në muajin dhjetor të vitit të kaluar ka krijuar rezerva të mëdha likuiditeti në sistemin financiar. Sipas treguesve fiskalë të qeverisë, në dhjetor buxheti kaloi nga një suficit prej 71.6 miliardë lekësh, në një deficit prej 18.2 miliardë lekësh. Injektimi i gati 90 miliardë lekëve brenda një muaji është reflektuar në rritjen e depozitave bankare.

Në fund të janarit 2025, vlera e depozitave bankare të përfshira në përkufizimin e parasë së gjerë arriti në 1.397 trilionë lekë, në rritje me 61 miliardë lekë krahasuar me nëntorin 2024.

Të gjithë këta faktorë kanë sjellë ulje të yield-eve në nivele rekord, në terma relativë kundrejt normës bazë.

Rënia e yield-eve po ul koston e huamarrjes së qeverisë, por si instrument benchmark reflektohet edhe në uljen e normave të interesit për financimin e sektorit privat. Rënia e normave të interesit ka favorizuar një rritje të shpejtë të kredisë.

Portofoli i kredisë për ekonominë, i matur si tepricë, në fund të janarit arriti vlerën e 840.9 miliardë lekëve. Me bazë vjetore, portofoli total i kredisë ishte në rritje me 13.5%, duke ruajtur ritme të ngjashme të rritjes me ato të fundit të vitit të kaluar.

Për momentin, kredia po vazhdon të rritet me ritmet më të larta në 15 vjet, pavarësisht paralajmërimeve të Bankës së Shqipërisë dhe madje aplikimit të për herë të parë një shtese të posaçme kundërciklike në raportin e kërkuar të mjaftueshmërisë së kapitalit./ Monitor

yield-i obligacione

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj