LIVE UPDATES
Ekonomi

Yield-i bonove 12-mujore kalon kufirin e 5%, prek nivelin më të lartë në 9 vjet 

Ankandi i sotëm i bonove 12-mujore ishte i pari për këto instrumente pas rritjes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, më datë 5 tetor. Këshilli Mbikëqyrës e rriti normën bazë me gjysmë pikë përqindjeje dhe e çoi në nivelin 2.25%. Të dhënat historike tregojnë se ankandet e para pas ndryshimit të normës bazë gjithmonë sjellin lëvizje të yield-eve të bonove 12-mujore në të njëjtin kah. Një tendencë e tillë u konfirmua edhe në ankandin e sotëm.

19 Tetor 2022, 07:09 Nga A.B

Yield-i bonove 12-mujore kalon kufirin e 5%, prek nivelin më të

Yield-et e bonove 12-mujore shënuan një tjetër rritje të fortë në ankandin e zhvilluar sot.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar arriti në 5.26%, nga 4.74% që kishin qenë në ankandin e mëparshëm, në fillim të këtij muaji. Ky është niveli më i lartë nga korriku 2013.

Ankandi i sotëm i bonove 12-mujore ishte i pari për këto instrumente pas rritjes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, më datë 5 tetor. Këshilli Mbikëqyrës e rriti normën bazë me gjysmë pikë përqindjeje dhe e çoi në nivelin 2.25%. Të dhënat historike tregojnë se ankandet e para pas ndryshimit të normës bazë gjithmonë sjellin lëvizje të yield-eve të bonove 12-mujore në të njëjtin kah. Një tendencë e tillë u konfirmua edhe në ankandin e sotëm.

Ndryshe nga sa kishte ndodhur në pjesën e parë të tetorit, me ankandet e obligacioneve 2-vjeçare dhe 10-vjeçare, në ankandin e bonove 12-mujore pjesëmarrja e investitorëve në ankand rezultoi e lartë. Nga 10.5 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim, në ankand u paraqitën kërkesa totale për 12.7 miliardë lekë. Ministria e Financave vendosi të rrisë shumën e kërkesave të pranuara me limitin e lejuar prej 15% dhe pranoi përfundimisht një shumë prej 12.075 miliardë lekësh. Kjo shumë kompenson pjesërisht shumat e paplotësuara gjatë këtij muaji në ankandet e obligacioneve 2-vjeçare dhe 10-vjeçare.

Në përgjithësi, ankandet e bonove kanë një pjesëmarrje më të lartë të investitorëve kryesorë në instrumentet e borxhit të brendshëm, bankave tregtare. Një pjesë e bankave kanë kufizimeve nga bankat mëmë për të investuar në instrumente afatgjatë të qeverisë shqiptare dhe i përqendrojnë investimet e tyre në bono. Për këtë arsye, edhe Ministria e Financave po detyrohet të përshtatet dhe të zëvendësojë një pjesë të huamarrjes së programuar afatgjatë me instrumente afatshkurtër.

Ndërkohë, rritja e pritshme e yield-eve të bonove 12-mujore pritet t’i japë një tjetër shtysë përcjelljes së politikës monetare në tregun financiar dhe rritjes së përgjithshme të normave të interesit. Kreditë me interesa të ndryshueshme të huamarrësve në lekë tashmë po bëhen gjithnjë e më të kushtueshme. Krahasuar me një vit më parë, yield-i mesatar i bonove 12 mujore është rritur me pothuajse 3.6 pikë përqindjeje. Kjo rritje do të përcillet në rishikimin e normave të interesit të kredive që ndërtohen mbi yield-in e bonove.

Për bizneset dhe familjet që kanë kredi kjo do të përkthehet në një rritje të ndjeshme të vlerës së këstit mujor. Ky shtrenjtim do të sjellë pasojat të ndjeshme të buxhetet e huamarrësve. Në rastin e familjeve, rritja e këstit të kredisë do të ulë burimet në dispozicion të konsumit apo kursimit. Në rastin e bizneseve, kjo mund të nxisë rritje të mëtejshme të çmimeve ose ulje të marzheve të fitimit.

Ndërkohë që efekti në interesat e kredive në shumicën e rasteve do të përcillet automatikisht në treg, rritja e shpejtë e yield-eve po nxit presionin mbi bankat për të rritur edhe normat e interesit të depozitave. Kthimet e larta të bonove po bëhen gjithnjë e më joshëse për investitorët e vegjël dhe një pjesë e tyre mund t’i tërheqin paratë e mbajtura në depozita për të investuar në instrumentet e borxhit të qeverisë. Rritja e yield-eve nxit gjithashtu konkurrencën mes bankave për depozita, duke qenë se kthimi nga investimi i tyre është gjithnjë e më i lartë..MONITOR

yeild

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj