LIVE UPDATES
Bota

Eksperti ligjor: Avokatët e ish-presidentit keqinterpretuan argumentet e mia

9 Shkurt 2021, 07:49 Nga DOSJA
Eksperti ligjor: Avokatët e ish-presidentit keqinterpretuan argumentet e

SHBA- Një ekspert ligjor i cituar nga ekipi mbrojtës i zotit Trump për të mbështetur argumentet e tyre se gjykimi i një ish-presidenti është jo-kushtetues, thotë se ekipi i ka shtrembëruar interpretimet e tij.

Profesori i jurisprudencës në Universitetin Shtetëror të Miçiganit Brian Kalt tha për agjencinë e lajmeve Reuters se studimet e tij nuk janë prezantuar me saktësi në dokumentin me 78 faqe që kanë depozituar avokatët e zotit Trump një ditë para fillimit të gjyqit.

Në dokumentet me argumentet e tyre, avokatët e ish-presidentit hedhin poshtë pretendimet e demokratëve se ai nxiti turmën për të sulmuar Kapitolin, si dhe theksojnë se gjyqi është jo-kushtetues.

Zoti Kalt, së bashku me ekspertë të tjerë ligjorë, kanë bashkuar forcat duke argumentuar se ekziston baza kushtetuese për zhvillimin e gjyqit.

“Nuk kishin përse të tregoheshin kaq të pandershëm dhe mashtrues,”– tha zoti Kalt përmes Twitterit duke shtuar se në disa faqe ata shtrembëruan keq ato që kam shkruar.

David Schoen, një nga avokatët e zotit Trump tha se nuk ishte nisur me qëllim për të shtrembëruar punën e zotit Kalt.

“Profesor Kalt nuk është dakord me qëndrimin tonë, por ai e ka shpjeguar shumë mirë këtë qëndrim dhe donim t’ia vlerësonim meritën,” – tha zoti Schoen për agjencinë e lajmeve Reuters. “Ju siguroj se nuk kishim kurrë për qëllim të shtrembëronim pikëpamjet e zotit Kalt”.

Akuza për nxitje rebelimi e miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve më 13 janar bazohet tek fjalimi që mbajti ish-presidenti para turmës së përkrahësve, pak para se ata të sulmonin me dhunë Kapitolin, gjë që ndërpreu punimet për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe la pesë të vdekur, ndër ta edhe një polic.

Avokatët e ish-Presidentit Trump po përpiqen të bindin Senatin e ndarë 50-50 të mos shpallin fajtor presidentin.

Avokatët e presidentit e cilësojnë gjyqin një akt të paturpshëm politik të demokratëve, të nxitur nga etja për teatër politik me synimin për t’i mbyllur gojën një kundërshtari politik dhe një partie pakicë.

Mandati i Presidentit Trump përfundoi më 20 Janar.

Shpallja fajtor e ish-Presidentit kërkon një shumicë prej dy të tretave, që do të thotë se 17 republikanë të Senatit do të duhet t’u bashkohen 50 demokratëve në votimin përfundimtar.

Bazuar në komentet publike, duket se kjo ka pak mundësi të ndodhë.

Marrë nga VOA.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota fajesimi i donald trump fajesimi i donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj