LIVE UPDATES
Bota

Emigrantët në kufirin me Bjellorusinë/ Polonia: NATO të ndërmarrë “hapa konkretë”

15 Nëntor 2021, 08:16 Nga DOSJA
Emigrantët në kufirin me Bjellorusinë/ Polonia: NATO të

POLONI- NATO duhet të ndërmarrë “hapa konkretë” për të zgjidhur krizën e emigrantëve në kufirin me Bjellorusinë, citohet të ketë thënë të dielën kryeministri polak, duke shtuar se Polonia, Lituania dhe Letonia mund të kërkojnë konsultime bazuar në nenin 4 të traktatit të aleancës.

Sipas nenit 4, çdo vend vend aleat mund të kërkojë konsultime sa herë që sipas mendimit të secilit prej vendeve anëtare, kërcënohet integriteti i tyre territorial, pavarësia politike apo siguria e vendit.

Ne jemi duke diskutuar me Letoninë, dhe veçanërisht me Lituaninë, nëse do të aktivizojmë nenin 4 të traktatit të NATO-s“, tha i Mateusz Morawiecki agjencisë shtetërore polake të lajmeve PAP.

Nuk mjafton vetëm që ne të shprehim publikisht shqetësimin tonë, aktualisht nevojiten hapa konkretë dhe përkushtim i të gjithë aleancës”, shtoi ai.

Mijëra emigrantë kanë udhëtuar drejt Bjellorusisë me shpresën për të kaluar në Bashkimin Evropian, por ata janë bllokuar në kufi nën një mot të shoqëruar me temperatura tejet të ulta.

BE-ja akuzon Minskun se ka orkestruar krizën me synimin për të ushtruar trysni mbi bllokun, lidhur me sanksionet e vendosura ndaj këtij vendi, një gjë që Bjellorusia e ka hedhur poshtë vazhdimisht. Disa vende në rajon kanë paralajmëruar se situata mund të përshkallëzohet në një konflikt ushtarak.

Presidenti rus Vladimir Putin, mbështetësi kryesor i udhëheqësit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, tha se Rusia është e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e krizës, njoftoi agjencia e lajmeve RIA të dielën, duke cituar një intervistë të tij, të dhënë për një kanal televiziv shtetëror.

Zoti Morawiecki i tha agjencisë PAP se udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë sanksione të mëtejshme kundër Bjellorusisë. “Ne sigurisht do të diskutojmë sanksione të mëtejshme, duke përfshirë mbylljen e plotë të kufirit”, citohet të ketë thënë ai.

Ai tha gjithashtu se BE-ja duhet të financojë ndërtimin e një muri kufitar.

Blinken bisedon me ministrin e Jashtëm polak

Të shtunën Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken bisedoi me ministrin e Jashtëm polak Zbigniew Rau, thuhej në një njoftim të dielën të Departamentit të shtetit. Sekretari Blinken ripohoi mbështetjen e SHBA-së për Poloninë përballë asaj që e cilësoi “shfrytëzim cinik i migrantëve të pambrojtur, nga regjimi i Lukashenkës”.

“Veprimet e regjimit të Lukashenkës kërcënojnë sigurinë, mbjellin ndarje dhe synojnë të largojnë vëmendjen nga aktivitetet e Rusisë në kufirin me Ukrainën”,- thuhej në njoftimin e DASH-it.

Sekretari Blinken dhe ministri i Jashtëm polak Rau dënuan fuqimisht instrumentalizimin e migrantëve dhe i kërkuan zoti Lukashenko të trajtojë shkaqet kryesore që nxitën sanksionet e vendosura nga Perëndimi.

Burimi: VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota aleksandër lukashenko kufiri poloni-bjellorusi mateusz morawiecki nato aleksandër lukashenko kufiri poloni-bjellorusi mateusz morawiecki nato

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj