LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ KLP emëron dy prokurorë në pozicionin drejtues në qarkun e Korçës dhe të Matit

16 Shtator 2021, 10:07 Nga DOSJA
EMRAT/ KLP emëron dy prokurorë në pozicionin drejtues në

TIRANË- Këshilli i lartë i Prokurorisë ka caktuar drejtuesit e Prokurorisë të rrethit të Korçës dhe atij të Matit.

Në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë në Korçë u emërua Dhorina Theodhori.

Ndërkohë që në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Mat KLP caktoi Abaz Muçën.

Me këto dy emërime, shkon në 7 numrin e drejtuseve tē emëruar nga KLP për një periudhë 3 vjeçare.

Emerime drejtues prokurorie

1.Anita Jella – Prokuroria Durres

2.Elizabeta Imeraj – Prokuroria Tirane

3.Artan Shtrungza- Prok Tropoje

4.Kreshnik Ajazi- Prok Elbasan

5.Genti Xholi – Prok Apel Tirane

6.Dhorina Theodori- Prok Korçë

7.Abaz Muça-Prok Mat

NJOFTIMI I PLOTË NGA KLP-ja

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot, më 16.09.2021, mbledhjen plenare të radhës. Seanca u ndoq edhe nga përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Pas verifikimeve të kryera nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës, mbi plotësimin e kritereve dhe procedurave të ngritjes në detyrë në pozicionin e Drejtuesit në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi në mënyrë unanime të caktojë znj. Dhorina Theodhori në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, dhe z. Abaz Muça në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat. Ata do të ushtrojnë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë për një periudhë trevjeçare, duke filluar nga data 16.09.2021.

Ndërkohë, në mbledhjen plenare të datës 09.06.2021, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur tetë vende vakante, të cilat do të plotësohen nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele. Pas verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidimit (nga ana e kandidatëve) dhe pasi u njoh me relacionet shpjeguese të përgatitura nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës, Këshilli vendosi  miratimin e renditjes së kandidatëve për pozicionin vakant nr. 1 dhe nr. 2 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, përkatësisht z. Elidon Hysenaj dhe z. Adnan Hoxha;

Gjithashtu, Këshilli vendosi miratimin e renditjes së kandidatëve për një pozicionin vakant në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, me renditjen si vijon:

Ajola Prençi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin;

Elidon Hysenaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë;

Urim Buci, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër;

Ledion Tema, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Njëkohësisht, Këshilli vendosi transferimin e përkohshëm me pëlqimin e tij të z. Elion Mustafaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për një periudhë njëvjeçare. Gjithashtu, Këshilli vendosi në mënyre unanime caktimin e përkohshëm të z. Elion Mustafaj në pozicionin e Drejtuesit Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, nga data 24.09.2021 – 23.12.2021.

Pasi u njoh me relacionet e përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi për caktime të përkohshme në pozicionin e drejtuesit të prokurorisë, përkatësisht të z. Rifat Kojku në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe të znj. Pranvera Gruda në pozicionin e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi miratimin e Raportit të përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale,për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit kalimtar, të prokurores Mirela Kapo, prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së parë Krujë, e komanduar me Vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (nr. 77 datë 04.03.2020) në pozicionin e ndihmësmagjistratit, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për një periudhë pesëvjeçare. Si zakonisht, një kopje e këtij Raporti i dërgohet Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Në vijim, Këshilli vendosi ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokurorin Lorenc Mërkuri, kandidat për pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë. Shkak për ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës është bërë vonesa në dorëzimin brenda afatit, pranë institucionit përgjegjës, të deklaratës së konfliktit të interesave dhe kontrollit të pasurisë. Në kushte të mosveprimit, ai ka vlerësuar të mos e vazhdojë më tej procedurën e verifikimit nga ana e Këshillit. Edhe kërkesat e ligjit janë të tilla, që nuk e lejojnë vazhdimin e procedurës në këtë rast.

Gjithashtu, Këshilli vendosi ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatit Artur Prenga dhe ndalimin e kandidatit për t’u pranuar në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2021-2022.

Në  datën 16.09.2019, me vendimin Nr.163, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar z. Tartar Bazaj, anëtar të Komisionit për Mbrojtjen e Prokurorëve, me një mandat dyvjeçar, duke u mbështetur në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.564, datë 31.07.2019 “Për kriteret dhe procedurat për mbrojtjen e veçantë të magjistratit gjatë ushtrimit të funksionit ose për shkak të tij”.

Në përfundim të mandatit 2-vjeçar lind nevoja e përzgjedhjes së një anëtari të ri, i cili do të jetë dhe Kryetar i këtij Komisioni. Sipas pikës 7/a të këtij Vendimi, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të funksionojë Komisioni për Mbrojtjen e Prokurorëve. Këshilli vendosi me shumicë votash që anëtar të Komisionit të Mbrojtjes së Prokurorëve të jetë z. Moisi Duda.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i është drejtuar  Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me shkresën nr.1865/1.Prot. Datë 15.07.2021, duke i kërkuar Drejtuesit të SPAK-ut që të propozojë një prokuror pranë kësaj prokurorie, për t’u caktuar si anëtar Bordi pranë Qendrës së Teknologjisë së Informacionit. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme propozoi si anëtar z. Sotir Kllapi, prokuror në SPAK. Këshilli vendosi unanimisht caktimin e z. Sotir Kllapi në Bordin Drejtues të Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë.

Në vijim të përmbushjes së detyrimeve ligjore nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me qëllim funksionimin e Komisionit për Vlerësimin e Programit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, kërkohet që, në zbatim të ligjit, të caktojë anëtarin e Komisionit nga radhët e prokurorëve. Komisioni kryesohet nga zëvendësministri në ministrinë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike dhe në përbërje të tij ka një gjyqtar të propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, në detyrën e zëvendëskryetarit, dhe një prokuror të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në detyrën e anëtarit.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, me propozim të Komisioni i Zhvillimit te Karrierës, vendosi caktimin e z./znj. …, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, në pozicionin e Anëtarit të “Komisionit për Vlerësimin e Programit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë” dhe caktimin e z/znj…, prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në pozicionin e Anëtarit Zëvendësues. Periudha e caktimit do të jetë 3 (tre) vjet dhe fillon nga data 16.09.2021.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet abaz muça dhorina theodhori klp abaz muça dhorina theodhori klp

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj