LIVE UPDATES
Ekonomi

‘Lypi lekë, pastaj në sulmuan me thika në krahë’/ Endacakët sirianë janë bërë të dhunshëm. Dhjetëra denoncime: S

14 Qershor 2020, 18:11 Nga DOSJA
‘Lypi lekë, pastaj në sulmuan me thika në

Shoqërimi i dhjetëra të huajve që vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe që ndeshen shpesh nëpër rrugë, apo dyshohen si shkelës të ligjit, ka hapur një problem që nuk po gjen ende zgjidhje. Sipas një burimi zyrtar të Policisë së Shtetit oficerët e policisë që marrin deklaratat e të dyshuarve, po përballen me mungesën e përkthyesve të atashuar pranë Ministrisë së Drejtësisë.

“Është detyrim ligjor pyetja e këtyre shtetasve në gjuhën e nënës. Por shumë shtetas afganë, sirianë etj, pasi nuk gjenden përkthyes dhe pasi mbahen nëpër komisariate me orë të stërgjatura, ka pasur raste që janë arrestuar pa u vënë në dijeni në gjuhën amtare mbi kartën e të drejtave”, pohoi për Gazetën “Si” një burim policor që shpreh shqetësimin e dalë në dritë muajt e fundit. Ndonëse oficerë të shumtë e kanë ngritur si problem, nuk ka ende një reagim ndërinstitucional nga Ministria e Drejtësisë që është përgjegjëse për atashimin e përkthyesve zyrtarë gjatë proceseve hetimore.

Por sakaq, në trend është kthyer jo vetëm kalimi i paligjshëm i kufirit, por edhe përdorimi si korridor i Shqipërisë nga klandestinët. Policia bën me dije për Gazetën “Si” se emigrantët e paligjshëm që dhjetë muajt e fundit po e përdorin hapur Shqipërinë si rrugë kalimi drejt Evropës, po hyjnë edhe nëpër shtëpi.

Një burim i sigurtë pranë Policisë së Shtetit pohoi për Gazetën “Si” se javën e fundit në kryeqytet është regjistruar një bum denoncimesh ndaj emigrantëve që raportohen se strehohen në qendrën e azilkërkuesve. Azilantët në kamp thonë se largohen prej andej për shkak të kushteve të këqia dhe mungesës së ushqimit. Siç shprehet A. Zayr për Gazetën “Si”, në qendrën e azilkërkuesve njerëzit vuajnë nga uria dhe ky është shkaku se përse të gjithë largohen duke u kthyer në endacakë, apo në lypës. Nga të dhënat që Gazeta “Si” disponon dhe nga burime të sigurta në Policinë e Shtetit, rezulton se shtetasit sirianë, afganë apo të kombësive nga Lindja e Mesme, në shumë raste të evidentuara tashmë si trend në kriminalitet janë kthyer edhe në keqbërës. “Janë bërë kryesisht hajdutë”, thotë një zyrtar policie që u bën apel qytetarëve. “Këta hajdutë janë të dhunshëm, qytetarët tregojnë që agresori i ka qëlluar e dhunuar në çastet kur viktima ka bërë rezistencë”, thotë oficeri i policisë.

Dosja e policisë e vendosur në dispozicion të Gazetës “Si” tregon se si Zaine El Adidine nga Algjeria, në vendin e tij ishte mësues matematike. Kur u kap nga policia shqiptare ai u dërgua në qendrën e azilkërkuesve, më pas ai përfundoi si endacak dhe në fund u arrestua për vjedhje në kryeqytet. Mësuesi i matematikës u konstatua nga patrullat e policisë mesnatën e kaluar teksa po udhëtonte me një bicikletë. Së bashku me mësuesin endacak u kapën edhe Gabriel Abdallai nga Egjipti dhe Abdelkrim Bel Bekhtai nga Algjeria. Policia i ndoqi në distancë tre të panjohurit që po drejtoheshin drejt një banese të braktisur, që dikur përdorej edhe si magazinë. Nga hetimi i mëpasshëm i të tre të dyshuarve, rezultoi se njëri prej tyre kishte një gram hashash, ndërkohë që biçikleta mendohet se është e vjedhur.

Por mësuesi i matematikës tregoi se kishte 12 ditë që kishte kaluar kufirin duke ardhur nga Greqia. Pasi kishte qëndruar në kamp, ai ishte larguar për shkak të mbipopullimit dhe kushteve aspak të mira sipas tij. “Dola për të lypur në qendër të Tiranës bashkë ne Gabrielin, në kthim kur po vrisnim mendjen se ku do flinim, takuam edhe Abdelkrimin, edhe ai i pastrehë. Na tha se do flinim në një magazinë të braktisur. Ne nuk kemi vjedhur asgjë”, deklaroi për policinë mësuesi i kthyer në endacak në Shqipëri. Por Policia e Shtetit ka kaluar në gjendje alarmi nga një sërë denoncimesh, të qytetarëve që pretendojnë se shtetas të huaj u kanë hyrë në banesë dhe i kanë vjedhur. Madje në një nga masat e ndërmarra përpara gjendjes së Covid-19, një burim jo zyrtar tregon për Gazetën “Si”, se edhe plani i masave ku bazohet patrullimi policor ka ndryshuar.

“Kryesisht po patrullohet më shpesh në zonat e bizneseve, automjetet policore janë porositur të patrullojnë në lagjet ku ndriçimi lë për të dëshiruar”, shprehet një zyrtar i Policisë së Tiranës që nuk preferon të identifikohet.

Por ndërkohë pronari i një dyqani servisesh me inicialet K.L., është njëri nga qytetarët e dëmtuar. Kur ai shkoi në polici pasi kuptoi që i kishin vjedhur një kompjuter, kamerat e sigurisë treguan skenën e grabitjes. I riu që banon në Rrugën “Egnantia”, ka kthyer krahët nga banaku vetëm një minutë dhe ndërkohë aty shfaqet një djalë. “Ai mban në krahë dy çanta, duket që është i huaj. Merr kompjuterin dhe ikën”, rrëfen skenën e filmuar një ekspert i kriminalistikës. Sipas këtij të fundit, si ky rast janë këqyryr dhjetëra të tjera, me hajdutë që mbeten të paidentifikuar për shkak se ata e përdorin Shqipërinë si një urë kalimi dhe ndaj mbeten të paidentifikuar e të paskeduar.

Ata ishin sirianë… ndoshta

Shtetasja E.B. është një financiere e punësuar në një kompani të produkteve kozmetike. E dëmtuara tregon në polici: “Dyqani gjendet pranë shkollës “Servete Maçi”. Erdhën dy shtetas të huaj, u sollën si klientë. Tani që e mendoj, më duket se ishin sirianë. Pasi lëvizën në dyqan për katër minuta, njëri prej tyre që po shikonte një parfum që kushton 120 euro e mori dhe u largua me vrap. Pas tij iku edhe personi i dyti”. Por ndërsa kjo denoncuese ka mbetur e shtangur dhe më pas ka thërritur për ndihmë, nuk ka reaguar kështu një tjetër shtetas i dëmtuar nga sirianët e arabët endacakë. Shtetasi S.P. e ka kapur vetë hajdutin, që më pas ka rezultuar të ishte nga Palestina. Policia thotë për Gazetën “Si” se i dyshuari është Jaafar Bidki, 24 vjeç. Por ai nuk nuk kishte asgjë në duar në momentin e ndalimit dhe tha se ishte thjesht një kalimtar. Qytetari S.P. tregon se e kishin zgjuar të lehurat e qenit që mban në oborr. “Dola jashtë dhe në brendësi të lokalit pashë një person të panjohur. Herëpashere kanë hyrë në lokal dhe kanë boshatisur frigoriferin. Mendoj që hajduti po bënte të njëjtën gjë”, rrëfen ai. Sipas rrëfimit të dhënë në polici, personi i panjohur është larguar me vrap, por pronari e ka arritur duke e mbajtur për krahësh deri sa ka mbërritur policia.

Rastet emigrantëve të paligjshëm në kërkim të ushqimit janë të pafundme. Të gjitha referohen nga të dëmtuarit pranë policisë, e cila për shumë denoncime referon: “ngjarje e pazbardhur, pezullohet”. Në dosjen që Gazeta “Si” disponon ekskluzivisht, ilustrohet edhe sulmi ndaj një qytetari nga azilantë që pasi kanë lypur, kur kanë ndeshur në indiferencën e qytetarit, e kanë rrahur atë.

Rrëfimi

Shtetas i A.H. po pinte kafe së bashku me shokun e tij. “Në lokal hyri një person që ngjante si sirian. Në syrin e majtë kishte një shenjë. Ai lypi lekë, ne nuk i kthyem përgjigje. Më pas ai doli dhe u kthye me dy persona të tjerë. Na sulmuan me thikë në krahë, ndërsa dy të tjerët goditën me gurë lokalin”, ka rrëfyer ky shtetas. Burimi i policisë thotë për Gazetën “Si” se kjo ngjarje ka ndodhur në rrugën “Urani Pano” dhe pas verifikimeve dhe këqyrjeve të kamerave, u zbulua se autor ishte shtetasi sirian Abdel Zatry.

I pyetur gjatë hetimit, i dyshuari tregon: “Kam ardhur në Shqipëri në muajin mars 2020 dhe qëndroj në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë. Në datën 5 qershor hyra në lokal për të folur me familjen time në Siri. Kur porosita kafe dhe po flisja me nënën, dy persona më kërkuan të ulja zërin. Nuk kisha thikë me vete. Ata më hodhën cigaren në kokë dhe më goditën. Shkaku i kësaj ngjarjeje ishte ngaqë unë po flisja më zë të lartë”, ka dëshmuar Zatry. Policia referoi të dyja deklaratat edhe të palës së dëmtuar edhe të sirianit, si edhe kameran e sigurisë që e tregon atë duke ecur në rrugë me duart në xhepa.

Marrë nga Gazeta Si

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale endacakët siriane shqiperi endacakët siriane shqiperi

Sondazh

Poll

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK