LIVE UPDATES
Bota

Ëndrrat e varrosura të vrapueses afgane

19 Shtator 2021, 11:17 Nga DOSJA
Ëndrrat e varrosura të vrapueses afgane

AFGANISTAN- Një vrapuese në Afganistan thotë se uniformat që ajo dhe gratë e tjera sportiste kanë veshur në garat vendore dhe ndërkombëtare, kanë mbuluar plotësisht trupin e tyre dhe nuk kanë shkelur normat islamike të hixhabit, siç pretendojnë talibanët. Me këto komente, atletja profesioniste, 24 vjeçe – emri i së cilës nuk do të publikohet për shkak të sigurisë së saj – i përgjigjet një zyrtari të lartë taliban, i cili, javën e kaluar, ka thënë se gratë afgane nuk do të lejohen të luajnë “sporte ku ekspozohen”. Grupi islamik taliban kontrollon pjesën më të madhe të Afganistanit qysh më 15 gusht.

“Gjatë stërvitjeve dhe garave, kemi vënë shalle koke, kemi veshur bluza me mëngë të gjata dhe pantallona të gjata. Mbi pantallona kemi veshur funde”, thotë vrapuesja nga Kabuli.

Sipas saj, ajo dhe shoqet e saj të skuadrës gjithmonë janë siguruar që trupat e tyre të mos ekspozohen gjatë stërvitjeve dhe garave.

“Unë kurrë nuk e kam hequr shallin tim në asnjë garë, kudo në botë, dhe organizatorët e ngjarjeve të huaja kurrë nuk kanë kundërshtuar. Ata e kanë respektuar atë si zgjedhjen tonë”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Qeveria talibane, që është formuar në fillim të këtij muaji, nuk e ka shpallur publikisht politikën e saj ndaj sportit të grave. Më 14 shtator, Bashir Ahmad Rustamzai, drejtor i ri i përgjithshëm për sportin, ka thënë se udhëheqësit e lartë talibanë janë ende duke vendosur për këtë çështje. Por, nënkryetari i Komisionit kulturor të talibanëve, Ahmadullah Wasiq, ka thënë së voni se gratë afgane mund të mos lejohen të luajnë sporte, sepse trupat e tyre do të ekspozohen gjatë garave.

“Në kriket dhe sporte të tjera, gratë nuk mund ta respektojnë kodin islamik të veshjes. Është e qartë se ato do të ekspozohen dhe nuk do ta ndjekin kodin e veshjes. Islami nuk e lejon këtë”, ka thënë Wasiq.

Këto komente sugjerojnë se talibanët do të ndjekin një interpretim të ashpër të ligjit islamik, duke kufizuar shumë të drejta.

Vrapuesja nga Kabuli, e cila ka filluar të merret me sport kur babai i saj e ka çuar në një qendër sportive në moshën 10-vjeçare, thotë se i ka “varrosur” ëndrrat e saj dhe se nuk ka shpresë se do të lejohet të kthehet përsëri në sport.

“Ajo çfarë shoh përpara, është errësirë. Kam frikë për sigurinë time dhe të familjes sime. Nuk dua t’i vë në rrezik duke u përpjekur të vazhdoj karrierën time”, shton ajo.

Komentet e Wasiqit gjithashtu rrisin shqetësimet për qëndrimin e përgjithshëm të talibanëve ndaj të drejtave dhe lirive të grave në Afganistan, shumica e të cilave janë kufizuar shumë gjatë sundimit të ashpër të grupit në vitet 1996-2001.

“Talibanët po i pengojnë gratë që punojnë të kthehen në punët e tyre të rregullta në zyra, kështu që unë nuk mendoj se ata do t’i lejojnë gratë të marrin pjesë në gara në stadiume, para turmave”, thotë vrapuesja.

Përkundër mungesës së objekteve moderne sportive dhe shikimeve mosmiratuese nga fqinjët e saj konservatorë, vrapuesja thotë se ishte e lumtur të bënte atë që i pëlqente asaj dhe familjes së saj.

Por, ajo thotë se nuk ka dalë nga shtëpia e saj qëkur talibanët janë rikthyer në pushtet, më 15 gusht. Ajo gjithashtu ka punuar si trajnere – një profesion që e kishte planifikuar për të ardhmen e saj pas tërheqjes nga konkurrenca. Në karrierën e saj, ajo ka fituar shumë medalje ari, argjendi dhe bronzi në garat vendase. Ajo po ashtu ka përfaqësuar Afganistanin në garat në Iran, Kazakistan dhe vende të tjera.

Ajo dhe shoqet e saj të skuadrës janë kthyer në Kabul nga një udhëtim jashtë vendit vetëm disa ditë para se të binte Qeveria e mbështetur nga Perëndimi dhe talibanët të merrnin kontrollin e Kabulit. E pyetur nëse ka marrë ndonjë kërcënim specifik nga talibanët, ajo thotë se ndjen se ekziston një klimë frike në përgjithësi për të gjitha gratë e karrierës në Afganistan.

“Fotografitë e mia me emrin tim janë të varura në Komitetin Sportiv dhe Olimpik, ku zyrtarët e rinj talibanë janë ulur tani. Kam frikë se ata do të vijnë pas meje”, thotë vrapuesja.

Dhjetëra atletë profesionistë janë larguar nga Afganistani që nga rikthimi i talibanëve në pushtet. Këtë javë, disa vajza që kanë luajtur për ekipin kombëtar të futbollit të Afganistanit, kanë kaluar kufirin në Pakistan, së bashku me trajnerët dhe familjarët e tyre. Atletet thuhet se i kanë dërguar letër kryeministrit pakistanez, Imran Khan, duke i kërkuar leje për të hyrë në atë vend. Lojtaret kanë thënë se kanë qenë nën “kërcënime të mëdha” nga talibanët.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ahmadullah wasiq bashir ahmad rustamzai ahmadullah wasiq bashir ahmad rustamzai

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj