LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Erdhën për të na VRARË’/ DEBATET në Kryesinë e PD: Kriminelët s’kanë vend me ne

11 Janar 2022, 12:41 Nga DOSJA
‘Erdhën për të na VRARË’/ DEBATET në

TIRANË– Debatet nuk munguan në mbledhjen maratonë të Kryesisë së Partisë Demokratike, e cila nisi dje në orën 18:00 dhe përfundoi në orën e para të mëngjesit të sotëm. Deputetët demokratë, me në krye kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën vendosën unanimisht për shkarkimet dhe pezullimet ndaj grupit të Berishës, pjesmarrës në protestën e zhvilluar më 8 Janar në oborrin e selisë blu. Ishte deputetja Grida Duma ajo kërkoi që Partia Demokratike të mendojë për demokratët, të flasë me ata që janë zhgënjyer dhe të gjejë zgjidhje.

Nga ana tjetër, Ervin Salianji deklaroi gjatë mbledhjes së djeshme se nxitja që u bë për dhunë duhet të jetë kriter ndarës për përjashtimin ose bashkëjetesën. Ai tha se nëse ka kolegë të tij që pranojnë të rrezikojnë jetën atëherë janë përjashtuar vetë nga ata nga partia. Deputetet e Partisë Demokratike Greda Bardelli dhe Arta Sakja u shprehën kundër Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit. Bardelli i quan kriminelë dhe kërkon që të mos i shikojë më, ndërsa Sakja pyeti në mbledhje e habitur se përse nuk është shkarkuar deri më tani Berisha. Endri Hasa tha në mbledhje se grupi i Berishës erdhi në selinë blu për të vrarë, duke kundërshtuar qëndrimin e tyre brenda PD-së.

DEBATET E PLOTA:

Grida Duma: Marrja e vendimeve në kohë është më e rëndësishme se vetë vendimi. S’mund të na mbajë peng me këto komplekse askush! Pas asaj që ndodhi duhet të shkojmë në terren para demokratëve me urgjencë dhe me një ofertë të re. Duhen ndryshime të tjera në parti. artia s’mund të jetë më me gjuhë monokolor, duhet t’i flasë të zhgënjyerve, duhet të bëjë kritike reale me veten dhe t’i japë vendin më të sakrifikuarve e t’i njohë meritën atyre që i duhen partisë. (E PLOTË NË LAJM)

Ervin Salianji: Ky diferencim duhet te jetë edhe për të mos perjashtuar në bllok, duhet të japim mundësinë e reflektimit dhe distancimit nga dhuna pjesëmarrësve që mund të jenë aty dhe jam i bindur që janë aty për shkak te zhgenjimit dhe dëshpërimit të mosfitores në 25 Prill. Nxitja për dhune dhe perkrahja e dhunës duhet të jetë kriteri ndarës për përjashtimin ose bashkëjetesën, nëse ka kolegë që pranojnë rrezikimin e jetës dhe eleminimin fizik të drejtuesve të degëve, të Këshillit Kombëtar, deputetëve kjo është vijë ndarëse dhe këtu nuk i kemi përjashtuar në por ata. (E PLOTË NË LAJM)

Kreshnik Çollaku: Unë jam infromuar që aty ka qarkulluar një listë me disa emra të vëcantë deputetesh që do të lincoheshin fizikisht pas futjes në godinë të grupit të dhunuesve. Disa agresorë kishin emrat e katër deputetëve për t’i keqtrajtuar. Ashtu sic ka ndodhur në Mal të Zi ku Rusia krijon destabilitet, po ndodh edhe në Shqiperi. Këtu ka ndërhyrë inteligjenca tani NATO që në vende të ndryshme me shkaqe te ndryshme, kanë synim për të destabilizuar Ballkanin.

Endri Hasa: Pas 8 Janarit, s’mund të fshihemi pas gishtit. Ne nuk mund të jemi përbashkues me ata që të fusin shkopinj nën rrota. Ata kanë sot për qellim vetëm që të pengojnë agjendën tonë politikë kunder qeverise dhe rikthimin e PD ne pushtet. Pjesa me e madhe e anetareve te kryesise ishin deshmimtare okulare te asaj qe ndodhi ne 8 Janar. Ata erdhen për të na vrarë, dhe ne vazhdojme të diskutojmë për t’u ulur me të njëjten tryeze dhe për të ndareëvendimarrje te perbashket? Ata nuk mund dhe nuk duhet të jenë këtu.

Greda Bardelli: Kriminelë kam për t’i quajtur nëse më dalin përpara.

Arta Sakja: Akoma nuk e kemi shkarkuar ne këtë?

Në fund të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, të gjithë anëtarët kanë vendosur unanimisht që pas përplasjes në oborrin e PD-së, më 8 janar të përjashtohen përgjithmonë nga PD: Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja. Ndërkohë që 20 anëtarët e Partisë Demokratike që janë pezulluar me vendim të Kryesisë janë: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso Ledina Mandia, Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu.

Çfarë ka ndodhur në Partinë Demokratike? Si ka arritur deri në këtë pikë e djathta shqiptare? Çfarë ndodhi mes palëve më 8 Janar?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Më 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. Basha nuk e njeh vendimin, pasi në Kuvendin e 18 dhjetorit, Berisha u përjashtua nga të gjitha institucionet drejtuese të partisë që ai vetë themeloi.

Më 8 Janar në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim. Për disa orë, selia e PD ishte e mbushur me efektivë policie dhe hetues, ndërkohë që Basha akuzoi ish-kryeministrin Berisha për të gjitha sulmet dhe trazirat e shkaktuara. 34 persona u vunë në pranga, 18 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë për ngjarjet e ndodhura në Selinë e Partisë Demokratike. Mes tyre është edhe sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi e deputeti Flamur Noka. Vetë Basha e ish-kryeministri Berisha do të merren në pyetje nga prokuroria në lidhje me ngjarjen në fjalë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

“8 janari si 1997”, anëtari i Kryesisë së PD Koduzi: Berisha, ‘kufomë e pakallur’

Protesta e 8 janarit, Gjunkshi: Jo bashkëjetesë me persona që donin të na vrisnin

Gjekmarkaj: S’jam stërvitur për boks, ata që drejtuan turmën s’më llogaritën si mik

Kryesia e PD, Çollaku: Rusia po krijon destabilitet në Shqipëri, si në Mal të Zi

Ervin Salianji: Ato që ndodhën në 8 janar akte parapolitike, isha kundër hekurave

Mbledhja e Kryesisë së PD, Duma: Të dalim në terren, shqiptarët duan ofertë të re

Debatet në Kryesinë e PD/ Deputetja: Kriminelë kam për t’i quajtur nëse i shikoj

Këshilli i PD/DETAJET brenda mbledhjes, deputetja:Akoma s’e kemi shkarkuar Berishën?

(A.B)/Dosja.ald

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ervin salianji grida duma lulzim basha mbledhja e kryesise se pd 10 janar 2022 partia demokratike perplasje ne partine demokratike ervin salianji grida duma lulzim basha mbledhja e kryesise se pd 10 janar 2022 partia demokratike perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj