LIVE UPDATES
Politike

Ertila Gjini Nikolla përfaqëson LSI-në në Kurbin më 25 qershor, Kryemadhi: Pse zgjodhëm një grua në këtë sfidë të v

2 Shkurt 2021, 16:34 Nga DOSJA
Ertila Gjini Nikolla përfaqëson LSI-në në Kurbin

TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste, Monika Kryemadhi, zhvilloi këtë pasdite një takim me gratë në Kurbin, ku prezantoi dhe kandidaten e partisë së saj në këtë zonë për zgjedhjet e 25 prillit. 

Kryemadhi ka bërë të ditur se LSI-në Kurbin do të përfaqësohet nga Ertila Gjini Nikolla. Kryemadhi thotë se kjo e fundit ka forcën dhe profesionalizmin për të marrë përsipër këtë sfidë.

“Ne sot jemi këtu për prezantimin e Ertila Gjini Nikolla, e cila do të garojë për LSI-në, sepse mendoj që sot më shumë se kurrë, jo se ne nuk kemi besim te burrat por kemi besim te forca e gruas, te energjia e gruas. Unë ndihem e privilegjuar kur me Tilën dakordësuam që ajo do e merrte përsipër këtë sfidë. E di që është një sfidë shumë e vështirë, mision impossible quhet për shumë gra dhe vajza por me suportin e të gjitha grave dhe vajzave të Kurbinit ne do ta realizojmë sepse dhe fuqia ime ka qenë gjithmonë të gratë dhe vajzat. Besoj te forca e Tilës, besoj te kurajo, te profesionalizmi i saj, besoj te forca juaj që do ti gjendeni asaj sepse në fund të fundit ne sot duhet të jemi të gjitha bashkë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ne jo pa qëllim e piketuam Ertilën si ekonomiste sepse dhe programi ynë e ka ekonominë në bazë dhe ajo që ne duam është që kur shpjegojmë prioritetet, rimbursimin e 5% të shpenzimeve për të formalizuar ekonominë në mënyrë të tillë që të ndihmojmë menjëherë xhepat e familjeve të shqiptarëve, tavolinat e tyre dhe nga ana tjetër të fillojmë formalizimin e ekonomisë që krijon hapësira për vende të reja pune. Ashtu sikurse një nga problemet më të mëdha sot është që fëmijët tanë sot duan të ikin nga Shqipëria sepse nuk shikojnë asnjë lloj mundësie, mungesa e punësimit, mungesa e mundësive për të zhvilluar ekonominë dhe programi nga bebja në bebe na krijon ne hapësirën dhe mundësinë për ta zhvilluar dhe ripopulluar Shqipërinë sepse për herë të parë në Shqipëri kemi vdekshmërinë më të madhe sesa lindshmërinë”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej, kryetarja e LSI u ndal te programi i partisë së saj, duke thënë se “Programi ynë nga ‘bebja në bebe’ e stimulon kthimin e të rinjve sepse kanë garancinë, që në momentin që krijojnë familje e kanë mundësinë që të marrin një fond, prej 25 mijë dollarësh kur shkojnë në moshën 25 vjeç dhe duan të krijojnë familje. Dua të them që formalizimi i ekonomisë jo veç se do të rrisë pagat dhe mundësin për të rritur të ardhurat në buxhet, por do të rrisë dhe mundësinë në investime. Sa më shumë investime të kemi, sidomos në bashki si Kurbini, që ka turizëm malor, religjioz, bregdetar, lagunën do të jenë mundësi të jashtëzakonshme që krijojnë hapësira punësimi. Edhe të një turizmi elitar, të një turizmi të cilën je 10 minuta larg autoroportit, 15 minuta nga porti, 25 minuta nga porti i Shëngjinit. Ka kaq shumë mundësi. Ne nuk duhet ta krijojmë Kurbinin si një xhep ku kalojmë dhe nuk i hedhim sytë, por duhet ta shikojmë me atë pasion dhe dashuri siç e shikojnë besimtarët katolikë kur vijnë të martat e Shën Ndoit. Nëse ne nuk kthejmë këtë dëshirë, pasion, do ta kemi betejën të humbur përballë papunësisë dhe varfërisë.
Jam e bindur që me angazhimin e Tilës, por jo vetëm të saj, por edhe të shumë grave e vajzave të tjera, që do ta bëjnë të mundur. E shikoj si një mundësi të jashtëzakonshme për të krijuar këtë hapësirë. 82 ditë na ndajnë, që janë dhe shpejt dhe shumë të gjata. Janë shumë të shpejta për të takuar çdo njeri, por janë shumë të gjata për lodhjen, sfilitjen dhe sfidat. Edhe për përplasjen që do të kemi, sepse mentaliteti arrogant dhe diktatorial që ka pllakosur sot në administratën në ikje jam e bindur që të ju ndjekin hap pas hapi, do rrëmojnë, kruajnë, do bëjnë çdo gjë. Kush mendon mirë për njerëzit, kush mendon për ti ndihmuar, jo vetëm që Zoti do ti ndihmojë, por do ti ndihmojë edhe më shumë. Misioni ynë nuk është më mision individual, por është mision për të gjithë qytetarët. Sot më shumë se kurrë, jemi të qartë, kemi 5 ide, projekte që janë të realizueshme të prekshme, të mundshme. Them që janë të realizueshme për shkak se edhe vetë dëshira për tu bazuar tek të rinjtë dhe të rejat, do të na e krijojë këtë hapësirë të madhe”.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj