LIVE UPDATES
Bota

Escobar: Marrëveshjet me Serbinë duhet të zbatohen, pa prekur pavarësinë e Kosovës

2 Shkurt 2022, 18:56 Nga DOSJA
Escobar: Marrëveshjet me Serbinë duhet të zbatohen, pa prekur

KOSOVË- I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari evropian për bisedimet Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, thanë të mërkurën se të dyja palët duhet të zbatojnë marrëveshjet e deritashme, përfshirë atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por pa dëmtuar tërësinë dhe funksionalitetin e Kosovës.

Të dy të dërguarit e posaçëm i dhanë fund sot një vizite në Kosovë, prej nga pasdite shkojnë në Beograd, në kuadër të përpjekjeve për të ripërtëritë bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Që nga e hëna ata janë takuar me udhëheqësit e institucioneve, partive politike dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar rrjedhën e mëtejme të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

“E kemi bërë të qartë në deklaratat e bashkëbisedimet tona se respektojmë plotësisht parimet e Kosovës që janë integriteti, rendi kushtetues dhe funksionaliteti”, tha i dërguari evropian, Miroslav Lajçak.

“Kjo administratë sikurse administratat e kaluara, mbështet fuqishëm pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Kosovës. Përtej kësaj, është pjesë e bisedimeve se si të dyja vendet, Serbia dhe Kosova arrijnë normalizimin”, tha i dërguari amerikan, Gabriel Escobar.

Mospajtimet më të thella në bisedimet Kosovë – Serbia kanë të bëjnë me asociacionin e komunave me shumicë serbe, meqë Beogradi ngul këmbë që kjo është çështja kryesore, ndërsa Prishtina ngulë këmbë se marrëveshja e arritur rreth këtij asociacioni bie ndesh me kushtetutën e Kosovës dhe dëmton funksionalitetin e saj.

Zoti Escobar tha se të gjitha marrëveshjet e mëparshme duhet të zbatohen, ndërsa është çështje e bisedimeve se cili do të mund të ishte modeli i themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Synimi im me përmendjen e faktit se ekzistojnë shumë mundësi për themelimin e asociacionit, ishte të them që nuk duhet të jetë një model që dëmton sovranitetin dhe funksionalitetin e Kosovës. Duhet ta gjejmë një model të tillë, që mund të negociohet dhe të arrihet marrëveshje rreth tij. Ky është qëllimi i bisedimeve. Nuk është qëllimi i Shteteve të Bashkuara të imponojë një të tillë”, tha zoti Escobar.

“Kosova është palë e barabartë në bisedime, që nënkupton se asgjë nuk mund t’i imponohet Kosovës, pa pajtimin e saj. E dëgjoj shpesh se nuk duam një Republikë Serbe dhe mendoj që kam qenë shumë i qartë shpesh se askush nuk dëshiron një Republikë Serbe në Kosovë. Ka një parim universal se çdo gjë për të cilën është rënë dakord, duhet të zbatohet dhe këtë ua themi të dyja palëve”, tha zoti Lajçak, duke theksuar se “Kosova nuk duhet të ketë frikë nga asociacioni”.

Kryeministri Albin Kurti tha se “Kosova nuk frikësohet, por Kosova me qeverinë e përgjegjshme është e kujdesshme. Ne ju shërbejmë interesave të qytetarëve të Republikës dhe mbrojmë interesat e vendit tonë. Interes i shtetit të pavarur të Kosovës, i Republikës sonë demokratike e sovrane është integriteti territorial, është funksionaliteti shtetëror, është kushtetutshmëria dhe ligjshmëria”.

Ai tha se në bisedimet në Bruksel Kosova ka paraqitur propozimet e saj dhe se parimi i reciprocitetit është parim i shëndoshë i marrëdhënieve të mira fqinjësore.

“Marrëveshja duhet të arrihet, jemi të gatshëm të punojmë për këtë dhe kur bisedojmë, bisedojmë për marrëveshje, nuk bëjmë dialog për dialog, jemi konstruktiv, jemi seriozë dhe njëkohësisht e vëmë theksin tek ajo që po pajtohen gjithnjë më shumë që të gjithë faktorët ndërkombëtarë e që e ka thënë në mënyrë shumë të qartë presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, që marrëveshja për normalizimin e plotë ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të ketë në qendër njohjen reciproke”, tha ai.

Zyrtarët e lartë amerikan dhe evropian kanë shfaqur shpresën se ky vit do të jetë periudhë e takimeve të ngjeshura ndërmjet palëve për të arritur një marrëveshje. Të dy zyrtarët e lartë kanë shfaqur shpresën se ky vit do të jetë periudhë e takimeve të ngjeshura ndërmjet palëve për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, që për Shtetet e Bashkuara duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë.

“Do të donim të lëvizim përtej bisedimeve, të arrijmë atje ku të gjitha vendet e rajonit e njohin njëri tjetrin, janë në paqe më njëri tjetrin dhe në rrugën drejt integrimeve në Bashkimin Evropian”, tha zoti Escobar.

“Nuk ka ndryshim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara kur flitet për bisedimet dhe rezultatin përfundimtar të tyre. Formula evropiane thotë se ne nuk përjashtojmë asnjë rezultat dhe nuk imponojmë asnjë të tillë. Është përgjegjësi e të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, që të pajtohen se cili do të jetë rezultati përfundimtar”, tha zoti Lajçak, duke nënvizuar se “bisedimet nuk kanë të bëjnë me negocimin e statusit të Kosovës, por për negocimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

Serbia do të mbajë në muajin prill zgjedhjet presidenciale e parlamentare dhe shumë vëzhgues pohojnë se ato zgjedhje do të zvarrisin edhe më tej procesin e bisedimeve.

Beogradi synon që zgjedhjet të mbahen edhe në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, sic ka ndodhur në të kaluarën me grumbullimin e votave nga misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë. Por, autoritetet në Kosovë nuk lejuan muajin e kaluar mbajtjen e një referendumi të Serbisë në zonat e banuara me shumicë serbe, duke nxitur reagimin e zemëruar të Beogradit që ka paralajmëruar “pasoja” nëse nuk lejohet mbajtja e zgjedhjeve të prillit.

Zoti Lajçak, tha se vendimi për këto zgjedhje që u takon autoriteteve të Kosovës, do të ketë ndikim në bisedimet dhe së këndejmi është shtruar për diskutim në takimet e ditëve të fundit në Prishtinë. Kosova dhe Serbia janë përfshirë në bisedime të lehtësuara nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011 për arritjen e një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, që është kusht për përparimin e tyre drejt integrimeve evropiane. Serbia e cila kundërshton pavarësinë e Kosovës ka hapur disa kapituj të negociatave për anëtarësim në BE, ndërsa Kosova vazhdon të mbetet fundit në proceset integruese.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi gabriel escobar miroslav lajčák dialogu kosove-serbi gabriel escobar miroslav lajčák

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj