Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje nga dita e arrestimit të Orges Bilbilit. Në një lidhje me Skype në emisionin “Opinion”, Hoxha tregoi se në momentin që Orgesi ka dalë nga banesa ka përshkuar një tunel, dhe kjo gjë duket nga kamerat e sigurisë që ka sekuestruar policia. Gazetari ka treguar edhe se Bilbili është plagosur në bark. Përsa i përket mikut tëtij që i shpëtoi policisë në momentin e arrestimit, Hoxha tha se misteriozi është Antireo Kaloshi, autori i tretë i masakrës së Lushnjës.
“Ditën e ngjarjes Orges Bilbili dhe një person i tjetër, i cili është personi i tretë i masakrës së Lushnjes, Anterio Kaloshi, jo më kot nuk thoshin se kanë qenë tre autorë në ngjarje, pra kanë qenë Laert Haxhiu, Antireo Kaloshi dhe Orgest Bilbili. Ata kanë dalë të dy nga banesa, që nuk kanë shumë kohë që e kanë marrë, sipas hetimeve kanë 2 ose 3 javë që e kanë marrë atë banesë do të thotë se ata kanë qëndruar në Shqipëri dhe Policia po i kërkonte në vend tjetër dhe ata rastësisht kanë rënë në pritë me policin. Ata kanë dalë nga banesa, ka një tunel kur ata dalin nga banesa duket dhe nga kamerat që ka sekuestruar policia. Në momentin që ka dalë në rrugë Orgest Bilbili ka rënë sy për një fakt. Atë ditë ka qenë nxehtë, ai nuk ka pasur kapele në kokë, por një bluzë me kapuç dhe kapuçi që ka patur në kokë ka tërhequr vëmendjen e policit. Në momentin që polici që u ka bërë shenjën që të ndalojnë në mënyrë që tu kërkonte lejen e lëvizjes së tyre, atëherë ata janë ndarë. Orgest Bilbili ka vazhduar drejtimin në të cilin është gjetur i plagosur, ndërkohë personi tjetër Anterio Kaloshi ka marrë drejtimin e kundërt dhe është zhdukur dhe pse është person në kërkim. Në momentin që polici i është afruar dhe ka këmbëngulur për ta kontrolluar, Orgest Bilbili i ka bërë të qartë që të mos i afrohej sepse ai mund ta qëllonte dhe në momentin që ka futur dorën në çantë, ka pasur një pistoletë Berreta me fishekë në gojë e bërë gati për qitje. Në atë moment nuk e di në çfarë rrethanash, atij i ka rënë pistoleta nga dora, dëshmitarët e ngjarjes nuk kanë pasur të qartë se kush qëlloi policia apo Bilbili. Polici ka tentuar të qëlloi në ajër. Policia po ta dinte se kishte të bënte me një person me rrezikshmëri të lartë do njoftonte për përforcime pasi rrezikonte veten dhe personat e tjerë. Polici ka vepruar me iniciativë duke mos e ditur se me kë kishte të bënte dhe nga ana tjetër deri në momentin e fundit ka dyshuar se një polic i vetëm mund ta arrestonte atë. Policia e ka qëlluar predha e ka marrë diku afër mesit, dëmtimin e ka në pjesën e barkut. Në momentin që ka shkuar në vendin e ngjarjes policia nuk e dinte me kë kishte të bënte sepse nuk kishte mjet identifikimi,”-tha Hoxha.
Si ndodhi kapja e Bilbilit?
Të premten e kaluar, Orges Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjes, dhe pjesë e bandës së Lushnjes, u plagos me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe kundështoi urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai vrapoi dhe nxorri nga çanta një armë zjarri. Pasi e ka ndjekur, polici e ka paralajmëruar të ndalojë por Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Për pasojë është plagosur edhe një grua aksidentalisht. Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI- Shqipëria është ende në luftë me COVID-19. 475 të infektuar, 24 viktima dhe 248 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i Covid-19 në Shqipër...
Shqipëri- Shqiptarët ndodhen të izoluar në banesat e tyre për shkak të COVID-19. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka publikuar masat e reja për koronavirusin. Qy...
Tiranë- Gazetari Artan Hoxha në emisionin “Opinion” ka deklaruar se Orges Bilbili, i cili u arrestua pak ditë më parë, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë, ish...
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Top Channel dhe Tv Klan kanë si lajm të parë rritjen e numr...
TIRANË– Policia e Shtetit ka shpërndarë një njoftim lidhur me mënyrën se do të lejohet qarkullimi në një kohë kur vendi po përballet me koronavirusin. Në n...
TIRANË- Epidemiologu Alban Ylli ka kërkuar sot shtimin e numrit të testeve për të vënë më mirë situatën e COVID-19 në kontroll.Në një lidhje direkte me emi...
TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar sot situatën në Shkodër, për të cilën tha se qytetarët nuk kanë respektuar masat ndaj ka dhe shumë raste të konfi...
TIRANË- Drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj ka folur sot për propozimet e qeverisë për ndryshimin e Kodit Penal. Në një lidhje dir...
TIRANË– Shënohet viktima e 24 nga koronavirusi në Shqipëri. Në një njoftim zyrtar Ministria e Shëndetësisë bën me dije se viktima është një 68-vjeça...