Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Është kampion i Formula 1, Lewis Hamilton ka një të shkuar të hidhur: Edhe unë viktimë e bullizmit, më kanë rrahur…
8 Qershor 2020, 09:10Nga DOSJA
ANGLI-Kampioni i padiskutueshëm i Formula 1, britaniku Lewis Hamilton, ka reaguar me një postim të gjatë në Instagram për temën e pabarazisë sociale, nxitur nga vrasja e George Floyd në Minneapolis.
“Po pyesja veten pse viti 2020 dukej kaq i dënuar që në fillim. Por unë po filloj të besoj se ky mund të jetë viti më i rëndësishëm i jetës sonë, kur ne, më në fund, mund të fillojmë të ndryshojmë shtypjen sistematike dhe sociale të minoriteteve. Thjesht duam të jetojmë, të kemi të njëjtat mundësi arsimore dhe të mos kemi frikë të ecim në rrugë, të shkojmë në shkollë ose në një dyqan. Ne e meritojmë si të gjithë të tjerët. Barazia është themelore për të ardhmen tonë, nuk mund të ndalemi së luftuari këtë luftë”.
Ajo që ndodhi në këto ditë, i solli në mendje gjashtë herë kampionit të botës disa episode të lidhura me fëmijërinë e tij.
“Kam folur shumë pak për përvojat e mia personale, sepse u mësova për t’i mbajtur të fshehta, për të mos treguar dobësi dhe për të mos ndikuar kur jam në pistë. Kam qenë viktime e bullizmit, më kanë ngacmuar dhe rrahur dhe mënyra e vetme për ta luftuar këtë sjellje ishte të mësoja të mbrohesha, kështu që unë praktikoja karate. Efektet negative psikologjike nuk mund të maten. Faleminderit Zotit që pata babanë tim, një figurë të fortë të zezë, ku mund të mbështetesha dhe që do të qëndronte krah meje.”
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
AUSTRALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi, një person humbi jetën pasi u sulmua nga një peshkaqen ndërsa po bënte sërf në një plazh në Australinë jug...
SHBA– Disa ditë më parë klubi amerikan LA Galaxy ndërpreu kontratën me futbollistin serb Aleksandar Katai pasi gruaja e tij Tea postoi një seri postimesh ...
Pandemia e koronavirusit ka dëmtuar thuajse të gjitha klubet e futbollit, por sidomos Barcelonën. Katalanasit kanë patur probleme edhe para pandemisë.Drejtuesit...
Safet Gjici mendon se Tirana është ndihmuar ose toleruar nga disa skuadra për të arritur aty ku është sot, me 9 pikë diferencë nga Kukësi në kampionatin shqipta...
SHQIPËRI-Pas humbjes ndaj Skënderbeut, Flamurtari zbriti edhe matematikisht nga Kategoria Superiore. Vlonjatët kanë grumbulluar 11 pikë në 28 javë kampiona...
Milani po bëhet gati të investojë shumë për merkaton e verës dhe ka shfaqur interes për mesfushorin e Espanyolit, Marc Roca. Për të kishte interes edhe Bayern v...
TIRANË-Gjërat për Adolfo Sormanin nuk ishin mirë para ndeshjes me Kukësin, për javën e 27 të Superiores, e shkuan edhe më keq pas 1-3 në “Selman Stermasi”m...
Futbolli pa tifozë nuk ka kuptim, por këto janë kushtet në gjendje pandemie. Koronavirusi ka trembur të gjithë njerëzimin dhe duhet kujdes edhe për disa javë os...
Tirana sot shkëlqeu në Gjirokastër duke fituar 5-0 dhe kryeqytetasit mund ta humbasin kampionatin vetëm nëse i bëjnë gjërat vetë lëmsh. E ardhmja e trajnerit Eg...
Kukësi vazhdon ta ndjekë Tiranën në betejën për titull, edhe pse gjasat janë shumë të vogla për verilindorët. Skuadra kuksiane nuk humbet shpresat për titull, p...