Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
EULEX-i e arrestoi në zyrat e OVLS-së, Hysni Gucati do të dalë para Speciales në Hagë më 1 tetor
29 Shtator 2020, 13:03Nga DOSJA
KOSOVË– Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, do të paraqitet më datë 1 tetor në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.
Ky lajm vjen katër ditë pas arrestimit të tij, ku më 25 shtator Gucati u arrestua në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.
“Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.”- thuhet në njoftim.
Siç njofton njoftimin zyrtar, paraqitja e parë e Hysni Gucatit do të mbahet në seancë publike, e cila mund të përcillet përmes transmetimit në Internet.
Më 25 shtator policia e Eulex-it ka arrestuar kreun e Organizatës së Veteranëve të luftës së UCK-së, Hysni Gucatin dhe nenkryetarin e saj Nasim Haradinaj, pasi zbarkuan paraditen e sotme në zyrat e veteranëve të UÇK-së. Pas arrestimit Gucati e Haradinaj u dërguan në Hagë por akoma nuk kanë caktuar avokatë mbrojtës, nëdërsa pritet të mbahet seanca e parë për caktimin e masës së paraburgimit.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MAQEDONI E VERIUT– Të paktën 8 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut dhe janë konfirmuar 112 raste të reja me koronavirus.N...
KOSOVË– Legjislativi në Kosovë ka mbetur me një votë minus, pas vetëdorëzimit në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës të deputetit Etem Arifi. Në baz...
SHBA– Një në 3 prindër nuk kanë ndërmend ta vaksinojnë fëmijët e tyre për gripin këtë sezon, pavarësisht kërcënimit nga vala e dytë e Covid-19, thuhet në...
FRANCË– Bota po përballet ashpër me luftën kundër koronavirusit ku ditë pas dite po shënohen balance të frikshme të rasteve të reja dhe viktimave. Prej di...
ARMENI– Vijon lufta midis Armenia dhe Azerbajxhani, ku të dyja palët fajsojnë njëra-tjetrën për fillimin e sulmeve jashtë rajonit të Nagorn-Karabakut.Mini...
SPANJE– Jeta e familjeve mbretërore shkakton shumë polemika në publik dhe media sidomos nëse ndodh ndonjë skandal. Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos, ka q...
RUMANI– Një kryebashkiak në Rumani ka fituar zgjedhjet për herë të tretë, mirëpo e çuditshmja këtu qëndron në faktin se ai ka humbur jetën për shkak të C...
SHKODER- Në Shirokë dhe Ulqin është festuar Dita Evropiane e Ripit të Gjelbër.Kjo ditë përfaqëson një simbolikë të veçantë, e cila është ndërtuar nga tra...
MAQEDONI E VERIUT– Gjykata dënon me 1.6 vite burg ish-kryeministrin Nikola Gruevski.Nikola Gruevski është dënuar me një vit e gjysëm burg, ndërsa ish-ministri M...